28 milion fëmijë në mbarë botën, mbajnë statusin e refugjatit.


Në ditët e sotme pasojat më të rënda po i kalojnë fëmijët që janë në zona të konflikteve si Siria, Jemeni, İraku etj. Për këto fëmijë nuk mund të imagjinohet shkolla, ushqimi i shëndetshëm apo përkujdesja shëndetësore.  Sipas një raporti të UNİCEF numri i fëmijëve që janë detyruar të braktisin vendin e tyre për shkak të konflikteve për vitet 2015-2017, ka shkuar afërsisht 28 milion.

Po sipas UNİCEF, prej këtyre 12 milion janë detyruar të dalin jashtë territorit të shtetit të tyre, pra mbajnë statusin e refugjatit apo azilantit. Gjatë kësaj periudhe numri më i madh i këtyre fëmijëve janë strehuar në Turqi.

Po sipas raportit të UNİCEF çdo vit më shumë se 70 mijë fëmijë, lindin pa përkatësi kombëtare, pra në kampe refugjatësh apo në qendra strehimi. Sipas hulumtimeve të bëra në 80 vende të ndryshme 300 mijë fëmijë janë ndarë nga familjet e tyre, gjë që ka shtuar edhe numrin e abuzimeve apo tregëtinë e organeve njerëzore.

Sipas një grafiku të ndërtuar kjo është shpërndarja e emigrimit të fëmijëve në botë.

Azia- 12 milion fëmijë.

Evropa- 5.4 milion fëmijë.

Lindja e Mesme- 5 milion fëmijë.

Afrika -  4 milion fëmijë.

Amerika - 6.3 milion fëmijë.

Numri më i madh i këtyre fëmijëve janë detyruar të largohen nga konfliktet në Lindjen e Mesme, Jemen, Etiopi, Sudan, Kenia, Venezuela, Kolumbia, konfliktet e Europës Lindore, etj.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook