By: Abedin Musallari

A duhet të agjërojnë kaza femrat gjidhënese dhe shtatzëna


Nëse femra që është shtatzënë apo gjidhënëse ka mundësi të agjërojë pa vështirësi dhe mjekët ekspertë janë të mendimit, se ajo nuk dëmtohet në asnjë rast, atëherë ajo duhet të agjërojë.

Nëse shtatzëna apo gjidhënësja nuk mund të agjërojë, sepse mund të dëmtohet ajo vetë apo foshnja, atëherë agjërimi nuk është detyrë për të, mirëpo ajo i kompeson me ushqim ditët e agjërimit. Argument për këtë është hadithi: “Allahu i Madhëruar e ka pezulluar agjërimin për udhëtarin dhe ia ka përgjysmuar namazin atij, ndërsa agjërimin e ka pezulluar për shtatzënat dhe gjidhënëset””.([1])

Tirmidhiu thotë pas këtij hadithi: “Ky është mendimi i disa dijetarëve. Disa të tjerë thonë, se shtatzëna apo gjidhënësja hanë, por më pas i agjërojnë kaza ato ditë, si dhe ushqejnë një të varfër. Ky është mendimi i Sufjanit, Malikut, Shafiut dhe Ahmedit. Disa të tjerë thonë: “Hanë dhe ushqejnë një të varfër, mirëpo nuk ka agjërim kaza për to, ose mund të kompesojnë me agjërim por nuk japin ushqim. Ky është mendimi i Is`hakut”.([2])  

Një grup sahabësh kanë thënë, se shtatzëna dhe gjidhënësja nuk agjërojnë kaza ditët e Ramazanit, por japin vetëm shpagim për të.

Ibn Abasi ka thënë: “Nëse shtatzëna ka frikë për veten e saj apo gjidhënësia ka frikë për fëmijën e saj në Ramazan, ata hanë dhe ushqejnë një të varfër për çdo ditë, por nuk e kompesojnë agjërimin”.([3])   

Ibn Abasi thotë: “Shtatzëna dhe gjidhënësja hanë dhe nuk i kompesojnë ditët e agjërimit (ditët e kaluara të Ramazanit)”. ([4])   

Nafi`u tregon: “Ibn Umerin e pyeti gruaja e tij shtatzënë për agjërimin dhe ai i tha: “Ha dhe ushqe një të varfër për çdo ditë dhe mos i kompeso më ato ditë”. ([5])   

Ibn Umeri (r.a) ka thënë: “Shtatzëna dhe gjidhënësia hanë dhe nuk i kompesojnë ditët e agjërimit (ditët e kaluara të Ramazanit)”. ([6])   

Ibn Abasi (r.a) pa se një nga gratë e tij - e cila ishte shtatzënë apo me fëmijë në gji- ishte tepër e lodhur nga agjërimi. Ai i tha: “Ti je në pozitën e atij që nuk ka mundësi të agjërojë. Ushqe një të varfër për çdo ditë dhe nuk e ke detyrë kompesimin e agjërimit”. ([7])   

Ibn Abasi (r.a) - duke shpjeguar e ajetin kuranor: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi” [Bekare: 184] - thotë: “Kush nuk ka mundësi të agjërojë, apo kur agjëron e ka tepër të vështirë ta mbajë atë, ha por duhet të ushqejë një të varfër për çdo ditë si shpagim. Persona të tillë janë: shtatzëna, gjidhënësja, i moshuari dhe ai që ka sëmundje të përhershme”. ([8])   

Kur Enes ibn Maliku (r.a) arriti në moshën e pleqërisë, hante në Ramazan dhe ushqente një të varfër për çdo ditë. ([9])   

Në këtë rast, si i moshuari ashtu edhe shtatzëna apo gjidhënësja,  për çdo ditë japin rreth 1600 gram ushqim. Ibn Abasi (r.a) lexoi ajetin: Ata që kanë vështirësi për të agjëruar…” [Bekare: 184] dhe tha: “Fjala është për të moshuarin, i cili nuk e përballon agjërimin, prandaj ha dhe kompeson duke ushqyer për çdo ditë një të varfër me 1600 gram grurë (ushqim)”. ([10])



([1]) - Hadith i pranuar. Ebû Dâûdi (2408), Tirmidhiu (715), Nesâiu në Muxhtebâ (2273), Ibn Mâxheh (1667) dhe Ahmedi (4/347).

([2]) - Sunen Tirmidhi (2/247).

([3]) - Thënie e vërtetë. Taberiu në Tefsir (2/80) nr (2758). Shiko Iruaul Galil (4/19).

([4]) - Thënie e vërtetë. Abdurrazaku (7564) dhe Darakutni (2385).

([5]) - Thënie e pranuar. Abdurrazaku (7558), Darakutni (2388) dhe Bejhakiu (4/230).

([6]) - Thënie e vërtetë. Abdurrazaku (7561) dhe Darakutni (2385).

([7]) - Thënie e vërtetë. Ebu Daudi (2318) dhe Darakutni (2382).

([8]) - Thënie e vërtetë. Taberiu në Tefsir (2/79) nr (2752, 2753).

([9]) - Thënie e vërtetë. Darakutni (2390, 2391), Ebu Ja`la (4194) dhe Taberaniu në Kebir (675). Buhariu e shënon si informatë para hadithit (4505).

([10]) - Thënie e vërtetë. Abdurrazaku (7574) dhe Darakutni (2386).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/06/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:55 05:0412:5116:4920:2422:19

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook