By: ardhmeriaonline

A është Kurani një libër i pastrukturuar?



 

- Mustansir Mir

 

 

 

 

Një ndër akuzat e kahershme që kanë mëshuar ndaj Kuranit nga jomyslimanët, është se ai na paska një strukturë dhe formë të çrregullt. Thuhet se nga ajeti në ajet, nuk paska një ndërlidhje fort të kuptimtë dhe se suret e tij qenkan vendosur në një farë mënyre, që bazohet në parimin e papërpunuar të gjatësisë në zvogëlim, një sure e gjatë që pasohet me të tjera që vijnë duke u shkurtuar gjer në fund. Gjithashtu, ankohen ata, çdo sure shpjegohet nga një zhvendosje e çoroditur skenash, kundrinash e subjektesh, dhe ai që e lexon nuk mund të parashikojë me një lloj sigurie, se çfarë do të ndodhë më pas. Dhe përfundohet se Kurani, më së miri, na qenka një përmbledhje e jashtëzakonshme pjesësh të palidhura apo një libër citatesh. Pra, megjithëse na qenka gjithë perla, këto perla qëndrokan në një turmë të përzier.
Fjalët e vërteta të atyre që kanë ngritur akuza të tilla, janë shumë më shumë therëse e thumbuese se kaq. Por ne nuk do t'i përdorim, pjesërisht ngaqë gjenden thuajse në çdo libër që shkruar rreth Kuranit nga çdo kritik islam dhe pjesërisht ngase athtësia e tyre nuk i shton gjë kësaj akuze të rënduar. Ne thjesht do të përmendim se si orientalistët e tanishëm ashtu dhe ata të hershmit e kanë prekur shpesh këtë pikë dhe me gjithë ndryshimet e dallimet në qasjet e tyre, të gjithë janë pajtuar se Kuranit i mungon plotësisht çdo lloj organizimi i rregullt. Dhe disa syresh, janë përpjekur që ta ristrukturojnë Kuranin, ose kronologjikisht, ose sipas disa parimeve të vetëhartuara.
Përgjigja e dijetarëve myslimanë ndaj kësaj akuze, përgjithësisht ka qenë lejore. Ata pohojnë se Kurani nuk ka organizimin e një libri të mirëplanifikuar, për më pas, thonë ata, asnjëherë nuk ka pasur për qëllim një gjë të tillë. Shpallja e Kuranit, vënë në dukje, përfundoi pas 23 vjetësh dhe gjatë kësaj kohe, Kurani kishte të bënte me një numër aq të madh subjektesh të ndryshme, saqë asnjë formë përmbledhjeje nuk mund të kishte arritur një unitet dhe koherencë më të madhe se ato të tanishmet. Kurani, thonë ata, u mor me jetën, aktivitetet dhe problemet e një kombi të tërë për një kohë relativisht të gjatë, dhe kësisoj, çdo llojë akuze bazuar në konceptin e një teze kërkimore, s'do mend që është e pavend.
Kjo përgjigje, megjithëse gjithmonë ka shërbyer për t'i kënaqur myslimanët dhe së paku për t'u mbyllur gojën kritikëve jomyslimanë, nuk ka marrë në konsideratë, një fakt tepër të rëndësishëm, që strukturimi i Kuranit u bë nga Profeti a.s. Në të njëjtën kohë që po shpallej, Kurani renditej në një formë të caktuar, nën udhëzimin e drejtpërdrejt Hyjnor, nga Profeti a.s. Përpilimi i renditjes së Kuranit, ishte i përshtatshëm në kokë me plotësimin e shpalljes së tij. Prandaj, për sa i përket renditjes dhe vijimësisë, Kurani i shpallur ndryshonte nga ai i përpiluari. Me fjalë të tjera, Kurani kishte dy renditje; një zbulesore dhe një përpiluese. Pyetja qëndron; pse u braktis renditja sipas shpalljes dhe iu dha përparësi asaj të dytës? A u pranua e dyta pa ndonjë arsye të veçantë? Nëse është kështu, pse kronologjia nuk u konsiderua e goditur sa duhet për renditjen e Kuranit? Dhe a mund t’i jepet liri dikujt, që të zbulojë, nëse është e mundur, renditjen kronologjike të Kuranit dhe ta këndojë Kuranin sipas asaj renditjeje? Apo, nëse kronologjia nuk ishte një udhërrëfyes i përshtatshëm, pse nuk hyri në fuqi ndonjë lloj rregulli, për shembull ai i ndarjes së Kuranit në sure me të njëjtën gjatësi? As parimi i zvogëlimit progresiv, as që shkon aq larg sepse zvogëlimi nuk është dhe aq progresiv; ne vazhdimisht hasim se suret e gjata pasohet nga të tjera të shkurtra, të cilat ndiqen sërish nga të gjata e kështu me radhë. Pyetja vazhdon e vazhdon të mbetet para syve: Pse një renditje ndryshe?
Imam Hamid el-din Farahi (ka jetuar në Indi dhe vdiq në vitin 1930) i përgjigjet ndryshe kësaj akuze. Ai përmend se Kurani zotëron strukturën më të arrirë. Ajetet dhe suret e Kuranit, thotë ai, janë renditur sipas një vijimësie të përsosur dhe pa të meta, dhe bashkarish përbëjnë një të tërë me simetri dhe integrim marramendës. Dhe me gjithë atë mrekulli të asaj strukture, shton imam Farahi, nuk mund të themi se është thjesht një vlerë e rastit; ajo është thelbësore për kuptimin e Kuranit, bile bile, është i vetmi çelës për kuptimin e Kuranit.
Kjo ide prodhimtare e imam Farahit, është shtjelluar më tej nga studenti i tij me emër, Mevlana Emin Ahsan Islahi. Duke e marrë shkëndijën nga parimet që mësuesi i tij me emër kishte nxjerrë, Mevlana Islahi ka shkruar një koment (në Urdisht) rreth Kuranit, në të cilin ka treguar se si Kurani është një libër sistematik, gjë që e pohoi dhe mësuesi i tij, imam Farahi. Mevlana, krejt modesti e cilëson veprën e tij si të shtjelluar, por siç mund ta shohë çdo kush, ajo është një vepër shumë origjinale, ngado që ta kthesh. Në të vërtetë, ai nuk është thjesht sqaruesi më autentik i mendimit të imam Farahit, por mund të thuhet se ai e ka rimodeluar atë mendim. Më poshtë po japim shkurtimisht disa prej pikëpamvjeve të tij rreth strukturës së Kuranit. Këto pikëpamje janë përmbledhur nga ‘hyrja’ e librit Tadabbur-i-Kuran’ (Reflektime mbi Kuran), që është emri i komentit të tij.

1. çdo sure në Kuran ka një ide mbizotëruese, quajtur ndryshe dhe boshti i asaj sureje, rreth të cilës vërtiten të gjitha ajetet. Kësisoj, asnjë ajet, apo asnjë grup ajetesh, nuk qëndron më vete, por ka një lidhje të drejtëpërdrejtë me boshtin e sures dhe është pjesë e skemës koherente të sures.

2. Suret në Kuran janë në çift, dhe dy suret e çdo çifti plotësojnë njëra-tjetrën duke ndërtuar së bashku një njësi. Megjithatë, ka disa përjashtime. Surja e parë, Fatihaja, nuk ka një shoqe, sepse është një lloj hyrje për gjithë Kuranin. Të gjitha përjashtimet e tjera, nuk janë përjashtime në kuptimin e vërtetë të fjalës, përderisa secila syresh është një apendiks për njërën apo tjetrën sure.

3. 114 suret e Kuranit, ndahen në shtatë grupe. Grupi i parë përfundon tek surja e 5-të, grupi i dytë tek e 9-ta, i treti tek e 24-ta, i katërti tek e 33-ta, i pesti tek e 49-ta, i gjashti tek e 66-ta dhe i shtati tek surja 114. Secili grup përmban një apo më shumë sure të shpallura në Mekë që pasohet me një apo më shumë sure të shpallura në Medine, të së njëjtës formë. Si suret individuale ashtu dhe ato në çift, çdo grup ka një temë qëndrore që i përshkon të gjitha suret, duke i bashkuar ato në një njësi të veçantë. Në çdo grup, gjenden dhe temat e grupit tjetër, por si tema ndihmëse.

4. çdo grup të çon logjikisht tek tjetri, e kësisoj, të gjitha grupet bëhen variacione të temës qëndrore të Kuranit, që është; ‘Thirrja që i bën Allahu njerëzimit për të ndjekur rrugën e drejtë’.
Ndërkohë që flasim për koherencën e strukturës së Kuranit, duhet të bëjmë dallimin mes lidhshmërisë dhe unitetit organik. Mes dy objekteve në unvers mund të krijohet një lidhje, sado e mistershme dhe e çuditshme. Por, uniteti organik nënkupton praninë e një ndërlidhjeje harmonike mes përbërsve të një trupi apo njësie që jep një të tërë të unifikuar, një e tërë që qëndron sipër apo mbi shumën totale apo përbërësit e saj dhe që mbart vlerë dhe kuptim në vetvete. Ajetet dhe suret e Kuranit nuk është se janë thjesht të lidhura me njëra-tjetrën, por kanë vendin e vet, secila prej tyre, në skemën e përgjithshme kuranore dhe nuk lidhen thjesht me njëra-tjetrën por gjithashtu dhe me kornizën e përgjithshme. Kurani është një organizëm, ajetet dhe suret e të cilit janë pjesë organikisht koherente.
Një tjetër pikë që duhet përmendur, siç u nuhat më sipër, metodika e Kuranit nuk është thjesht një çështje rastësore në studimin e Kuranit, por pjesë integrale e kuptimit të Kuranit. Thënë më thjeshtë, përderisa Kurani ka një strukturë organike, çdo ajet apo grup ajetesh dhe çdo sure ka një kontekst të përcaktuar qartë dhe interpretimi i çdo pjese kuranore duhet bazuar në të kuptuarit e drejtë të atij konteksti. Kurani është një ndër librat më të pafat, në sensin se ajetet e tij shpeshherë janë grisuar nga konteksti për të agrumentuar mendime të veçanta juridike apo nocione sektariane dhe herë pas here termat dhe shprehjet e tij janë keqanalizuar nga ata që i qasen atij duke kërkuar, në ndonjë verset të paqartë, në mbështjetje të pikëpamjeve të tyre që tashmë i kanë formuar në të tjera terene përveç atij kuranor. Ekziston një ironi e thellë në atë se të gjitha herezitë janë pohuar si të bazuara në Kuran nga parashtruesit e tyre. E nëse këto herezi për shumë veta qenë të papranueshme, kjo ndodhi për shkak se konteksti i këtyre ajeteve që përbën të ashtuquajturën 'bazë kuranore' nuk u kuptua si duhet. Siç e ka thënë dhe Mevlana Islahi, kontekstualizimi u jep verseteve, një ndërtim ndryshe nga ai që është vënë zakonisht në ta; ai hedh një dritë të re jo vetëm në aspektet doktrinore dhe besimore të mesazhit kuranor, por gjithashtu në aspektet metodike të atij mesazhi; ai u jep domethënie të re jo vetëm urdhërave morale dhe ligjore të Kuranit, por gjithashtu historive dhe parabolave që tregohen në Kuran; dhe së fundmi na mundëson një të kuptuar të thellë jo vetëm të stilit dhe tonit kuranor vazhdimisht në ndryshim, por gjithashtu dhe të formave të ndryshme të logjkës që përdor.

 

 

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 3 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/06/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0312:4616:4420:1722:09

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook