By: ardhmeriaonline

A ka ngjarë Israja në muajin Rexheb?


Pyetje: A është nata e Israsë dhe Miraxhit nata e njëzet e shtatë e Rexhebit?

Përgjigje:

Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi janë mbi të Dërguarin e Allahut:

Ibn Kethiri në “El Bidaje ue Nihaje“ ka përmendur thëniet e dijetarëve, lidhur me përcaktimin e natës së Israsë dhe Miraxhit, të cilat po i përmbledhim në vijim:

Historianët myslimanë kanë  mendime të ndryshme, lidhur me përcaktimin e vitit. Sipas thënies së Ibn Is’hakut ajo ka ndodhur dhjetë vjet pas shpalljes.

Sipas Zuhriut dhe Urues, Israja i ka ndodhur profetit (a.s), një vit para se të shkonte në Medine.

Ismail es Sudij ka thënë, se Israja ka qenë gjashtëmbëdhjetë muaj para hixhretit (emigrimit të profetit).

Bazuar në fjalën e Sudijut, i bie që Israja ka qenë në muajin Dhul Kade, bazuar në fjalën e Zuhriut dhe Urues i bie në Rabijal Euel, ndërsa El Hafidh Abdul Ganij ibn Surur el Makdesiu ka mendimin, se Israja ka ngjarë në muajin Rexheb, në ditën e njëzet e shtatë të tij. Është thënë gjithashtu, se Israja ka ndodhur xhumanë (të premten) e parë të muajit Rexheb.

Dijetari i shquar, doktor Jusuf el Kardavi, lidhur me përcaktimin e natës së Israsë dhe Miraxhit, thotë:

Një nga liderët e hadithit, Ebu el Khatab Umer ibn Dihja, prej imamëve të shekullit të shtatë, që ka një libër më titull “Përpilim në sqarimin e sajesës së bidatçinjve lidhur me muajin Rexheb”, thotë në këtë libër: “Disa historianë kanë përmendur, se Israja i ka ndodhur profetit (a.s) në muajin Rexheb, gjë që është kulmi i gënjeshtrës”.

Këtë fjalë e aprovon kurora e hafizëve, El Hafidh ibn Haxher el Askalani, interpretuesi dhe shpjeguesi i famshëm i Buhariut.

Unë e di, se lidhur me çështjen e natës së njëzet e shtatë të Rexhebit (pra që Israja dhe Miraxhi të kenë ndodhur në këtë natë), nuk ka ardhur ndonjë hadith i saktë dhe se lidhur me një fakt të tillë nuk gjendet asnjë fjalë e saktë nga sahabët (shokët e profetit).

E di se kjo fjalë është një fjalë e përhapur në masë, të cilën e kanë cituar disa nga imamët (liderët fetarë) e që i është mveshur imam Neveviut, të cilën imam Neveuiju e ka përzgjedhur në fetvatë (direktivat) e tij. Gjithashtu, dihet se imam Neveuiju është një burrë, që gëzon pranim midis imamëve dhe ky është një faktor tjetër, që ka ndikuar në përhapjen e kësaj fjale.

 Ndërkaq kemi edhe imam Ebu is’hak el Harb, i cili ka thënë, se ngjarja e Israsë dhe Miraxhit nuk ndodhi në natën e shtatëmbëdhjetë të Rexhebit, por ngjau në natën e shtatëmbëdhjetë të muajit arab Rabijul Euel.

Unë e di, se asgjë nuk qëndron mbi këtë fjalë (se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur natën e njëzet e shtatë të Rexhebit), e cila është përhapur në masë tek myslimanët dhe është bërë publike, që ata ta përkujtojnë prej shekujsh Isranë dhe Miraxhin në këtë natë.

Duam të themi, se adhurimi dhe puna nuk kanë të bëjnë me këtë natë, prandaj në këtë natë nuk është legjitime të falesh natën, nuk është legjitime të dalësh agjërueshëm në agimin e saj dhe nuk nevojitet, që muslimani në këtë natë ose ditën e saj të bëjë ndonjë punë, me pretendimin për t’u afruar tek Allahu dhe pikërisht duke u nisur nga kjo, gjejmë se myslimanët nuk janë preokupuar në detaje me këtë çështje.

Përsa i përket çështjes së festimit të saj, nëse me festim presupozohet studimi i kësaj ngjarje madhështore dhe i ndikimit që ajo pati në jetën e Profetit (a.s), sesi ajo erdhi pikërisht pas vitit të pikëllimit të profetit dhe pas gjithë atij lëndimi që pati, sesi Allahu i Lavdishëm dhe i Lartësuar deshi ta gëzojë dhe nderojë Profetin (a.s), ta nderojë pas refuzimit që i bënë njerëzit në tokë, pas refuzimit që i bënë kurejshët, pas refuzimit që i bëri fisi Thakif, kur ai udhëtoi tek ata dhe gjeti prej tyre atë që gjeti dhe pas kësaj Allahu deshi ta nderojë, duke u falur imam me profetët, duke qenë i mirëpritur nga engjëjt dhe profetët në qiell, duke u ngjitur në qiejt e lartësuar në vendin që siç tha Sheuki: “Në të nuk fluturohet me krahë dhe as nuk mund të shkohet me këmbë”; është e rëndësishme, që ta marrim në konsideratë gjithë këtë, të përfitojmë dhe të nxjerrim mësime prej kësaj ngjarje.

Pra, përderisa prej kësaj nuk rezulton ndonjë punë dhe as rezulton ndonjë adhurim, nuk ka ndonjë pengesë, ta festojmë dhe mirëpresim këtë rast. Në gjuhën arabe “ihtefele shejen - festoi diçka”, ka kuptimin “i dha rëndësi dhe i dha vëmendje asaj”, pra nuk e harroi dhe nuk u preokupua me diçka, që e bëri ta harrojë atë.  

Pra ne festojmë, me kuptimin se i japim rëndësi kësaj çështje, sidomos sepse ngjarja e Israsë dhe Miraxhit bart në vetvete dy gjëra të rëndësishme, e para e të cilave ka lidhje me xhaminë Aksa, finishin e Israsë dhe startimin e Miraxhit. Israja mbaroi në xhaminë Aksa dhe Miraxhi filloi në xhaminë Aksa dhe vijoi drejt qiejve të lartësuar.

Siç dihet, është shumë e nevojshme që në kohën tonë dhe ditët  tona t’i përkujtojmë myslimanët me xhaminë Aksa, që gjendet e robëruar në duart e hebrenjve. Njerëzit janë neglizhentë karshi kësaj çështjeje qendrore tepër të rëndësishme, që konsiderohet si çështja parësore e myslimanëve të kohës sonë. Kjo është çështja e Palestinës, thelbi dhe zemra e së cilës është Kudsi, ndërsa thelbi dhe zemra e Kudsit është xhamia Aksa.

Nga këtu ne shfrytëzojmë rastin, që t’i kujtojmë njerëzit me çështjen e Palestinës, përmes përkujtimit të Israsë dhe Miraxhit si dhe bisedës mbi xhaminë Aksa.

Allahu e di më së miri.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook