By: Jishan Xhufu &Mohd Elfie Nieshaem Xhuferi

A ka pasur ndikim Krishterimi në Hixhaz?


 

Hyrje
Misionarët e krishterë dhe kundërshtarë të tjerë të Islamit janë përpjekur të krijojnë, se në ç’mënyrë ka pasur mundësi Profeti a.s të njihte shumë prej historive të profetëve të kaluar. Ata kanë bërë shumë deklarata të cilat ishin provuar vetëm nga dëshirat e tyre të kota, të tilla si akuzimi i Profetit a.s. për huazim të burimeve nga Hebreo-të Krishtera. Së fundmi dëgjojmë akuzën se Meka paska qenë selia e Krishterimit dhe se Uaraka ibn Naufal, xhaja i gruas së Profetit, Hadixhes r.a, paska qenë kryepeshkopi i të krishterëve në Mekë. Tani po përpiqemi ti përgjigjemi pyetjes së kësaj deklarate, në mënyrë që të hedhim poshtë, çka nuk është e vërtetë, inshalla.

Arabia para Islame
Është një fakt i mirë dokumentuar se në shek. e 6-7-të Gadishulli Arabik ka qenë ngatërruar politikisht midis perandorive Bizantine dhe Perse. Pavarësisht faktit se territore si Egjipti aktual, Siria dhe Jemeni kanë qenë nën sundimin Bizantin dhe Persian, vetë Hixhazi nuk ka qenë asnjëherë nën sundimin e drejtpërdrejtë të asnjërës prej këtyre perandorive. Në kohën e lindjes së Profetit kanë ekzistuar gjithashtu fise arabe të cilat nuk kanë qenë as hebreje dhe as të krishtera.
Golam W. Chaudry tregon se, “Persianët… përkrahnin dinastinë Lakhmidit, ndërsa Bizantinasit përkrahnin princat e Ghasanidit. Veç kësaj zgjerimi i ndikimit politik nga këto dy perandori, ishte po ashtu edhe një depërtim kulturor dhe religjioz. Në kohën e lindjes së Profetit, disa prej arabëve ishin të krishterë, gjithashtu ekzistonte edhe Judaizmi në atë periudhë”. [1]
Safij Al-Rahman Al-Mubarakfuri po ashtu shkruan se,
“Përveçse arabët e harruan fenë Abrahamike dhe u kthyen në adhurues idhujsh, paganë, Arabia kishte prani të hebrejve, të krishterëve, zjarrëputistëve (zoroastrians/ besimi persian) dhe sabe’anëve (adhurues planetesh dhe yjesh).
Njerëzit e librit përfaqësoheshin nga:
a). Hebrejtë në Medinë (Jathrib), Taima’a dhe Haibar: religjioni i tyre arriti në Arabi gjatë pushtimit Babilonas dhe Asirian në Palestinë nga presioni e persekutimi i hebrejve të atjeshëm, gjë që i bërë ata të shpërnguleshin në territore të tjera. Një migrim i ngjashëm nga hebrejtë erdhi nga Palestina kur Romakët shkatërruan Jeruzalemin.
Judaizmi u përhap mes arabëve të Hixhazit prej kontaktit që ata kishin me fiset arabe të vendosura në Arabi. Judaizmi hyri gjithashtu në Jemen ndërmjet Taban Asad Ebi Karb-it. Hebrejtë ndërtuan fshatëra në zonat ku ata banonin dhe punonin kryesisht në agrikulturë dhe disi me tregëti.
b). Të krishterët në Nexhran: Krishterimi hyri në Hixhaz pas pushtimit të Jemenit prej Etiopanëve dhe Romakëve. Një prift i krishterë i quajtur “Femion” erdhi në Naxhran dhe i ftoi njerëzit në Krishterim, ku disa prej tyre e pranuan dhe u bënë të krishterë. Është gjithashtu e njohur se arabë të tjerë e përqafuan Krishterimin në territore të tjera të Lindjes së Mesme, si për shembull “Gasanitasit”, fiset Taglib, Taxha dhe të tjerë, që ishin pranë ndikimit të perandorisë Romake. [2]

Ndikimi i krishterë në Hixhaz
Tashmë, është njohur ekzistenca e pranisë së krishtere në Arabi, po a do të thotë kjo vallë se krishterimi ishte një ndikim kryesor në regjion? Sipas Krishterimit në Arabi, Enciklopedia e Re Katolike thotë se gjatë kohës së Muhammedit a.s. “Hixhazi (gadishulli arabik) nuk ishte i prekur prej predikimeve të krishtera. Kështu organizimi i kishës së krishterë as nuk pritej dhe as nuk gjendej”. [3]
Kjo përmendet gjithashtu në librat që kanë të bëjnë me krishterimin mes arabëve në periudhën paraislame, prej këndvështrimeve të poetëve.
“Dëshmia e poetëve për ndikimin e krishterë në kuptimin shpirtëror dhe sociologjik është negative”. [4]
Dr. Nabil Akel, Profesor i historisë arabe dhe islame në Universitetin e Damaskut, citon në librin e tij Tarikh al-arab al-kadim:
“Ndryshimi më i madh midis krishterimit dhe Judaizmit është se Krishterimi ndryshe nga Judaizmi nuk ka asnjë themel apo bazë në Hixhaz, Krishterimi ishte një burim i jashtëm i iluminimit të pasqyruar në Hixhaz ose prej veprimtarive misionare nga Etiopia, Siria dhe Iraku ose nga qendrat e krishtera të hirahut; dair Hind al-Kubra (rendi i Hind al-Kubra)- Um Amro al-Mundhir (rendi i Um Ammro)- Dair Hind al-Sugra (rendi i Hind al-Sugra) apo prej disa kishave të shpërndara në Bahrain, al-Jamamah dhe Jemen.” [5]
Një vëzhgim prej këndvështrimit të traditave Islame të bërë nga Richard Bell shumë kohë më përpara. Thotë se, “…pavarësisht traditave, ndaj efektit të presenës së pikturës së Jezusit në një prej shtyllave të Qabes, nuk ekziston asnjë fakt i saktë për të provuar ekzistencën e ndonjë selie të Krishterimit në Hixhaz apo pranë vendeve fqinje si Meka apo edhe Medina.” [6]
Sir William Muir, pavarësisht se njihet si një kritik i ashpër i Islamit, e pranon se, “Legjenda, se imazhi i Jesusit dhe i Merjemes paskan qenë të skulpturuar në kolonat e Qabes, ku adhuroheshin prej arabëve, nuk është një fakt i mirë bazuar, i cili në vetvete është i pamundshëm. Krishterimi asnjëherë nuk gjeti përkrahje në Mekë.” [7]

Po rreth Uaraka Ibn Naufal?
Uaraka ibn Naufal ishte një prej katër njerëzve të cilët e braktisën idhujtarinë pagane arabe dhe kërkuan për besimin e vërtetë të Abrahamit a.s. Më vonë ai i bë i krishterë dhe mësoi prej shkrimeve të shenjta të mëparshme. Pasi e kemi parë paraprakisht se në Hixhaz ekzistonte pak apo aspak ndikimi i organizuar i Krishterimit, është tërësisht e pamundur që Uaraka të këtë qenë kryepeshkop i komunitetit të krishterë në Mekë.
Hadithi i mëposhtëm është një transmetim që përfshin Uarakën:
Transmeton ‘Aisha: (sahih Buhariu, vëllimi 1, libri 1, numër 3)
“… Pastaj Hadixha e shoqëroi atë te kushëriri i saj Uaraka bin Asad bin ‘Abdul ‘Uzza, i cili gjatë periudhës paraislame u bë i krishterë dhe shkruante shkrime me shkronja hebreje. Ai mund të shkruante prej Ungjillit në Hebraisht, aq sa Allahu dëshironte që ai të shkruante. Ai ishte një burrë i vjetër dhe kishte humbur të parit. Hadixha i tha Uarakas, “ Dëgjo historinë e nipit tënd, o kushëriri im” Uaraka e pyeti, “ O nipi im!
اfarë ke parë?” Profeti i Allahut i përshkroi çdo gjë që kishte parë. Uaraka i tha, “Ky është i njëjti që ruan sekretet (ëngjëlli Xhibrail), të cilin Allahu e ka dërguar tek Musa. Do të dëshiroja të isha i ri dhe mund të jetoja në kohën kur njerëzit do të kundërvihen.” I Dërguari i Allahut e pyeti, “A do të më detyrojnë të largohem?” Uaraka iu përgjigj në pohore dhe i tha, “اçdokush që ka ardhur me diçka të ngjashme si kjo që ti ke sjellë është keqtrajtuar; nëse do të jem gjallë deri në ditën kur të të kundërvihen, atëherë unë do të përkrah ty fuqishëm.” Por pas pak ditësh Uaraka vdiq dhe Shpallja Hyjnore kishte ndaluar për një farë kohe”.
Transmetimi ishte e vetmja e dhënë ku Uaraka, që ishte një burrë i vjetër në kohën e Shpalljes së Profetit a.s., ishte përfshirë drejtpërsëdrejti në jetën e Profetit a.s., por sigurisht misionarët bëjnë shumë spekulime se Profeti a.s. mund ta ketë vizituar Uarakën përpara Shpalljes.
Po ashtu theksojmë se Uaraka qartësisht ka thënë: “Nëse do të jem i gjallë deri ditën kur të të përzënë, atëherë unë do të përkrah ty fuqishëm.” Gjithkush mund të bëj një pyetje të thjeshtë: Në qoftë se Uaraka ishte vërtet mësues i Profetit a.s., përse do t’i thoshte se do ta mbështeste Profetin a.s.? Qartazi mësuesi supozohet ta drejtoj nxënësin dhe jo e kundërta.
Për më teper, Uaraka vdiq shumë afër, pasi Muhammedi a.s. kishte marrë shpalljen e Kur’anit; siç mund të lexohet qartazi në hadithin e mësipërm. Ndërsa shpallja e Kur’anit vazhdoi për më shumë se njëzet vjet pas vdekjes së Uaraka bin Naufalit, Profeti a.s. e merrte shpalljen në vende të ndryshme, madje edhe kur ai ishte në mes Shokëve të tij. Gjithashtu Profeti a.s. iu përgjigjej pyetjeve direket të ngritura më vonë nga hebrejtë në Medine. Për veç kësaj, hebrejtë dhe mosbesimtarët e Mekës do të ishin mjaft të kënaqur, nëse do të dinin me siguri që ekzistonte një person i ditur, që po i mësonte Muhammedit a.s. Kur’anin.

Përfundim

Ngasa pamë, nuk ka ekzistuar asnjë komunitet i organizuar i krishterë në Hixhaz, veçanërisht në Mekë, ku çdo pretendim i ngritur, se Islami është ndikuar së tepërmi nga Krishterimi duhet të kundërshtohet si një absurditet. Për më tepër, Uaraka ibn Naufal, i cili është përmendur vetëm një herë në hadith, vdiq pas shpalljes së parë të Profetit a.s. Megjithatë Profeti a.s vazhdoi të merrte shpallje për 23 vitet në vijim, në Mekë dhe në Medinë. Në këtë mënyrë, çdo atribut i Shpalljes për Uarakën konsiderohet i pavlerë dhe jo i vërtetë. Kur’ani shumë herë qartazi e mohon, praninë e dikujt tjetri që po e mësonte Profetin a.s. dhe në të njëjtën kohë thekson faktin se gjuha është e huaj.
Ne dimë shumë mirë se ata thonë: “Atë (Muhammedin) është kah e mëson një njeri!” Mirëpo, gjuha e atij nga i cili anojnë (supozojnë) ata është jo arabe (e paqartë), e kjo (e Kur'anit) është gjuhë arabe e stilit të lartë e të qartë. S'ka dyshim se ata që nuk i besojnë ajetet (e Kur'anit) e All-llahut, ata nuk i drejton All-llahu në rrugën e drejtë dhe ata kanë një dënim të dhembshëm. (Sure Nahl:103-104)
Në qoftë se do të kishte dikë që e mësonte Profetin Muhammed a.s., familja dhe shokët e tij më të afërm do ta dinin këtë fakt. Megjithatë larg prej të qenurit skeptik rreth deklaratave të tij për profetësinë, këta njerëz dhanë pasurinë dhe jetët e tyre, edhe kur ishin nën persekutimin e paganëve arabë.
Në suren Fusilet, Kur’ani shpjegon arsyen se përse shpallja është në arabisht. Kjo është për të siguruar njerëzit që po e përjetonin këtë eksperiencë, e cila nuk mund tu japi arsye për justifikim.
“Sikur Ne ta bënim Kur'anin në gjuhë të huaj, ata do të thoshin: “Përse nuk janë ajetet e tij të kuptueshme (të shkoqitura), a është ai (Kur'ani) në gjuhë të huaj, kurse ai (pejgamberi) është arab?” Thuaj: “Ai është për besimtarët udhëzues e shërbyes. E ata që nuk besojnë në veshët e tyre kanë shurdhim, dhe ai për ta është verbërim. Të tillët janë sikurse thirren prej një vendi të largët e nuk dëgjojnë”.(Sure Fussilet: 44)
Tani në mungesë të burimeve hebreje dhe të krishtera në Mekë, pyetja qëndron: kush ia mësoi Profetit a.s. historitë e profetëve dhe të kombeve të lashta, të cilat u shpallur në Mekë siç e tregon edhe tabela më poshtë

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/05/2012
ImsakuSabahuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
3:153:455:1212:4416:4020:0421:48

Thënia e ditës

Duke lexuar autorët

që shkruajnë mirë,

mësohesh të flasësh mirë.

Volter

Video e re

Flash is required!

Sondazh

Sondazh
Sa libra lexoni në vit?
1 - 3 libra
4 - 6 libra
7 - 10 libra
Mbi 10 libra ne vit
Lexoj vetem tekste shkollore
Nuk lexoj fare

 

Poll results

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Multimedia

Flash is required!

Facebook

Abonohu

Enter your email address:

Flash is required!