By: ardhmeriaonline

A u lejohet sportistëve ta prishin agjërimin?


Pyetje:”Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, sportistët myslimanë janë të detyruar të marrin pjesë në shumë evenimente ndërkombëtare dhe lokale. Ndër këto evenimente mund të përmendim kampionatin e xhudos në Holandë, 24 – 31 Gusht, kupën botërore të atletikës që do të mbahet në Japoni nga 15 deri 23 gusht, kampionati botëror i boksit në Milano të Italisë e shumë të tjera. Vitet e kaluara, disa sportist e prishnin agjërimin kur evenimentet sportive zhvilloheshin jashtë vendit të tyre, ndërkohë që të tjejë agjëronin edhe në vende të huaja, siç ndodhi me kampionin algjerian Nuredin Murseli, i cili theu rekordin botëror në 1500 metërsh në Spanjë, në 1991, edhe pse ishte agjërueshëm.

Ndaj shumë lojtarëve myslimanë në shtetet evropiane, ushtrohen presione për shkak të agjërimit gjatë stërvitjes. Disa prej tyre e kanë prishur agjërimin, kurse të tjerët kanë refuzuar.

Prandaj, a u lejohet sportistëve myslimanë ta prishin agjërimin nëse përfaqësojnë vendin e tyre në një shtet tjetër? A u lejohet prishja e agjërimit thjesht për hir të futbollit? Kam dëgjuar disa myftilerë ta lejojnë prishjen e agjërimit për sportistët nëse kanë ndeshje dhe u duhet të stërviten. Po brenda kufijve të vendit të tyre, a u lejohet ta prishin agjërimin?”

Shejh Jusuf Kardavi

Përgjigje:”Besoj se ajo që kërkohet prej sportistëve dhe lojtarëve brenda ose jashtë vendit të tyre, është stërvitja dhe pjesëmarrja në ndeshje. Lidhur me aktivitetet që zhvillohen jashtë vendit, ata gëzojnë të drejtën ta prishin agjërimin pasi janë udhëtarë. Kjo është diçka e bazuar si në Kuran, ashtu dhe në traditën profetike. Thotë Zoti në Kuran:”Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar.” (Bekare, 185)

Kjo ceket edhe në shumë hadithe të sakta, por është dhe një ndër ato mesele e cila gëzon konsensusin e dijetarëve myslimanë, edhe pse ata kanë mospajtime lidhur me distancën në të cilën lejohet prishja e agjërimit. Disa prej tyre mendojnë se kjo distancë është katër ditë udhëtim, disa të tjerë pesëmbëdhjetë dhe të tjerë e kanë lënë të hapur, përderisa ai etiketohet si udhëtar.

Kjo u mundëson sportistëve pjesëmarrës në ndeshjet e jashtme, që ta prishin agjërimin, nëse duan. Kjo, edhe pse di që shumë prej sportistëve insistojnë të agjërojnë, duke e parë agjërimin si një forcë dhe energji shpirtërore. Sido që të jetë, ata janë të lirë të zgjedhin, nëse duan veprojnë sipas lehtësimit dhe ta prishin agjërimin ose ta mbajnë dhe fitojnë sevapin e Zotit.

Sakaq, ato ndeshje dhe stërvitjet që zhvillohen brenda shtetit, është detyrë e institucioneve që stërvitjet dhe ndeshjet ti bëjnë natën, pas iftarit. Kurse për ta lejuar prishjen e agjërimit në një rast të tillë, as që bëhet fjalë.

Zoti e di më mirë.

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook