Aeroporti i ri i Stambollit.


Sot në Turqi në gamën e aktiviteteve që ishin organizuar për festimin e përvjetorit të 95-të të themelimit të Republikës Turke, ishte edhe ceremonia e inagurimit të aeroportit të ri të Stambollit. Presidenti Erdoğan, të ftuar kryetar shtetesh të ndryshme si dhe nivelet më të larta të shtetit në Turqi ishin të pranishëm në ceremoninë e organizuar. Krahas të pranishmëve në këtë ceremoni ishin edhe presidentët Meta dhe Thaçi.

Gjatë fjalimit të tij presidenti Erdoğan bëri të ditur edhe emrin që do të mbajë aeroporti "Një vepër kaq e madhe për këtë qytet të çmuar. Për këtë, ia dhamë emrin Stamboll", tha Erdoğan, duke shtuar se Stambolli nuk është vetëm qyteti më i madh i Turqisë, por edhe marka më e vlefshme e vendit.

Në fazën e parë aeroporti pritet të ketë kapacitet 90 milion pasagjer në vit, ndërsa në përfundimin e të gjitha fazave të tij pritet që kapaciteti i tij të arrijë 200 milion pasagjer në vit. E veçanta e këtij aeroporti është se akoma pa filluar të shërbejë ka fituar 3 çmime ndërkombëtare. Arkitektura, teknologji dhe kapaciteti i përpunimit në terminal janë modeli më i mirë i arritur ndonjëherë.

Inagurimi i këtij megaprojekti ka një domethënie shumë të madhe për popullin turk por edhe më gjerë. Në kohën kur Turqia po kalonte krizën më të madhe të goditjes së saj ekonomike, ajo arrin të inagurojë veprën më të madhe në botë.

Ky është një mesazh shumë i qartë për invesitorët e huaj se Turqia është vend i sigurt financiar.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook