Agjërimi, edukues i vullnetit!


Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed a.s.

Zoti i Madhërishëm e krijoi njeriun në formën më të mirë duke e cilësuar atë si mëkëmbësin e Tij në tokë. Ndaj për këtë arsye, kërkon që ai të jetë një qenie me vullnet të mirë edukuar, që më pas të ketë mundësi ta sistemojë dhe jetojë jetën në përputhje me mesazhin hyjnor Islam.

Të gjithë ne duam që të realizojmë planet dhe objektivat që kemi në jetë por në shumë raste njeriu harron se realizimi i tyre ka nevojë të domosdoshme për vullnet dhe këmbëngulje.

Për këtë arsye Zoti i Madhërishëm e ka bërë obligim agjerimin e muajit të begatë të Ramazanit pasi ai është një mundësi shumë e favorshme për të realizuar këtë objektiv, të edukuarit të vullnetit.

Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë: “O ju që keni besuar, ju është bërë obligim agjërimi, ashtu siç ishte obligim dhe për popujt e tjerë përpara jush, me shpresë dhe qëllim që të jeni të devotshëm..!” {El-Bekare, 183}
Që të realizohet ky objektiv, nevojitet një vullnet i fortë, një vullnet i mirë edukuar, një vullnet që arrin të përballojë sfidat dhe vështirësitë e jetës.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është mirësia hyjnore që e mundëson diçka të tillë.

Një muaj, ku Zoti i Madhërishëm ka caktuar për të gjithë ata që futen në këtë shkollë edukative, të largohen nga ushqimi, pijet dhe disa veprime të lejuara nga mëngjesi deri në mbrëmje, me qëllim edukimin dhe kalitjen e vullnetit.

Një muaj, ku i thua vetes nuk do të konsumoj ushqim edhe pse është i lejuar dhe e ke aty pranë.  Një muaj, ku i thua vetes që unë nuk do ta shuaj etjen veçse në çeljen e iftarit. 

Ramazani të mundëson t’i thuash vetes se duhet të jesh i kujdesshëm me mendimet e tua.. Thotë Zoti i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë: “O ju që keni besuar! Largoni shumë dyshime se, vërtetë, disa dyshime janë mëkat..” {Huxhurat, 12}

Gjithashtu, agjërimi të mundëson të kujdesesh për fjalët që thua dhe veprimet që bën sepse siç thuhet dhe në hadith: Zoti nuk ka nevojë për agjërimin e atij që nuk largohet nga fjala e pahijshme dhe nga puna e ligë. {Buhariu}
Që agjërimi të marri vlerë dhe kuptim, duhet të agjërojnë dhe privohen gjymtyrët e trupit tonë nga të menduarit, të folurit ose të vepruarit keq.
Ndaj, gjithësecili që futet në këtë shkollë, që  mundohet t’i jetësojë dhe realizojë objektivat e saj, do të arrij inshaallah t’i marri frutet që shpreson nga Zoti i Madhërishëm.

Agjërimi i muajit të begatë të Ramazanit, i mundëson gjithësecilit nga ne të kontrollojë egon e vet. Edhe nëse dikush do ta ofendonte  apo do të këtë një sjellje jo në menyren e duhur, sërish ne si agjërues do të themi ashtu siç na porosit profeti Muhamed a.s: “Nuk prish punë”. Unë jam i lidhur me Zotin tim, unë jam agjërueshëm! Kështu merr vlerë agjerimi.

Ne kemi nevojë ti themi vetes “Po, ne mundemi”!

Më mëson agjërimi t’i them vetes se unë mund të jem më mirë në marrëdhënien time me Zotin.
Mund të jem më i mirë dhe më pozitiv me familjen dhe shoqërinë ku unë jetoj.
Mund të jem më i mirë në studime dhe në dije, unë mund të jem më i mirë në profesionin tim.

Ramazani të mundëson të jesh i vendosur dhe të mos heqësh dorë nga realizimi i planeve të tua. Me këtë vendosshmëri dhe këmbëngulje, do shohësh që me lejen dhe ndihmën e Zotit të Madhërishëm të gjitha ambiciet dhe planet që ke në jetë do të realizohen.

Nuk duhet harruar se ndryshimi që shume veta e presin dhe drejtojnë gishtin tek të tjerët, nuk vjen veçse nga ne. Zoti i Madhërishëm thotë në Kur’anin Famëlartë: “Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë vetet e tyre.” {Rad,11}

Pra, na takon neve ta hedhim hapin e parë nëse duam që ne dhe mbarë shoqëria njerëzore të jetë më e mirë në të gjitha dimensionet e saj.

Lus Zotin e Madhërishëm që të gjithë të bëhemi pjesë e kësaj shkolle edukative hyjnore, siç është agjërimi i muajit të begatë të Ramazanit, me shpresë se do të arrijmë qëllimin dhe objektivin e tij për të qenë njerëz më të mirë dhe më pozitiv, njerëz që e kanë mirë edukuar vullnetin e tyre. Me pak fjalë për të qenë njerëz më të devotshëm.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

21/07/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:20 05:2012:5416:5020:1622:02

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook