By: ardhmeriaonline

Agjërimi gjatë muajit Rexhep


Pyetje:”Si gjykohet agjërimi gjatë muajit Rexhep?”

 

Shejh Atije Sakr

 

Përgjigje:”Hadithe specifike mbi vlerën e agjërimit gjatë muajit Rexhep nuk ekzistojnë. Vlera e agjërimit gjatë muajit Rexhep, ceket në disa hadithe ku flitet në përgjithësi për agjërimin dhe në veçanti për katër muajt e shenjtë, ku Rexhep është një prej tyre.

Thotë shejh Atije Sakr, ish kreu i komisionit për çështjet e fetvave në Ez’her, (Zoti e mëshiroftë):

Muaji Rexhep është nga muajt e shenjtë dhe agjërimi në këtë muaj është diçka e pëlqyeshme. Thotë profeti Muhamed a.s:”Agjëroji disa ditë gjatë muajve të shenjtë dhe lëri disa ditë të tjera.” (Ebu Daud)

Vetë Profeti a.s preferonte të agjërojë tre ditë nga çdo muaj, madje mund të themi se e pëlqente agjërimin në përgjithësi.

Prandaj agjërimi i disa ditëve të Rexhep është i pëlqyeshëm, bazuar në disa hadithe të përgjithshme. Por, hadithe të sakta që flasin për vlerën dhe rëndësinë e agjërimit në këtë muaj nuk ka. Një nga hadithet e pasakta që transmetohet për vlerën e agjërimit në këtë muaj është:”Në xhenet gjendet një lum me emrin Rexhep. Uji i tij është më i bardhë se qumështi dhe më i ëmbël se mjalti. Kushdo që agjëron qoftë dhe një ditë nga muaji Rexhep, Zoti do ia mundësojë të pijë nga ai lum.” (Hadith i pasaktë)

Gjithashtu kemi dhe një thënie të pavërtetuar nga Ibnu Abasi:”Kushdo që agjëron një ditë nga Rexhepi, sikur ka agjëruar një muaj. Kush agjëron shtatë ditë, i kyçen shtatë dyert e xhehenemit. Kush agjëron tetë ditë, i hapen tetë portat e xhenetit. Kush agjëron dhjetë ditë, i shndërrohen veprat e liga në të mira.” (Thënie e pasaktë)

Agjërimin e Rexhepit bashkë me Shabanin, duke i plotësuar tre muaj me Ramazanin, nuk ka asnjë hadith që e pengon. Kjo, edhe pse disa dijetarë mendojnë se diçka e tillë nuk është e njohur gjatë brezave të parë, pra është risi. Megjithatë, mund të themi se më e mira është agjërimi sipas mundësisë dhe pa ia bërë vetes detyrim.

 

Zoti e di më mirë.

Submitting your vote...
Rating: 5.0 of 5. 1 vote(s).
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:19 05:1912:5416:5020:1622:03

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook