Agjërimi i 6 ditëve të Sheualit.
Agjërimi i gjashtë ditëve të Sheualit (muajit që vjen pas Ramazanit): Ebu Ejubi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Sheual, është njësoj sikur ka agjëruar të gjithë kohën (vitin)”. Ebu Ejubi (r.a) thotë: “E pyeta: “Çdo ditë është e barabartë me dhjetë ditë?! Ai (Paqja qoftë mbi të) tha: “Po”.([1])
Theubani (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush agjëron gjashtë ditë pas Bajramit, shpërblehet sikur ka agjëruar gjithë vitin. (Më pas lexoi ajetin kuranor) “Kush vjen me një të mirë e shpërblejmë me dhjetë të mira”. [En’am: 160].([2])
([1]) - Hadith i vërtetë. Muslimi (1164), Ebû Dâûdi (2433), Tirmidhiu (759), Nesâiu në Kubrâ (2875), Ibn Mâxheh (1716), Ibn Hibâni (3634) dhe Ahmedi (5/417).
([2]) - Hadith i vërtertë. Ibn Mâxheh (1715), Ibn Khuzejmeh (2115), Ibn Hibâni (3635) dhe Ahmedi (5/280).
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.