By: ardhmeriaonline

Agjërimi i ditës së Arafatit


Pyetje:”Si e gjykoni agjërimin e ditës së Arafatit dhe cili është sevapi i këtij ibadeti?”

Prof. Dr. Muhamed Sejid Ahmed Mesir

Përgjigje:”Ndër ditët e specifikuara për agjërim nga profeti Muhamed a.s, është dhe dita e Arafatit, që është dita e nëntë e muajit Dhul Hixhe. Thotë Profeti a.s lidhur me agjërimin e kësaj dite:”Për atë që agjëron këtë ditë, mendoj se Zoti i fshin gjynahet e vitit të kaluar dhe vitit që vjen. Sakaq, ai që agjëron ditën e Ashurasë, i fshihen gjynahet e vitit të kaluar.”

Këtu, flitet për gjynahet e vogla, pasi gjynahet e mëdha, kërkojnë pendim. Ndërkohë që gjynahet që lidhen me njerëzit e tjerë, duhet kërkuar falje prej tyre që të falen.

Është e pëlqyeshme që dita e Arafatit të agjërohet për johaxhilerët, me qëllim që të gjithë myslimanët të manifestojnë nevojën e tyre për Zotin dhe të qëndrojnë tek porta e Tij e shpresës, dikush me haxh e dikush me agjërim.

Sakaq, është mirë që haxhilerët të mos e agjërojnë këtë ditë, pasi kështu i përshtatet dhe ritualeve që kryhen në vendet e bekuara. Transmeton Umu Fadl,  se dia njerëz debatuan nëse Profeti a.s e agjëronte atë ditë apo jo. Unë i dërgova Profetit a.s një tas me qumësht teksa qëndronte hipur mbi deve dhe ai e piu.”

Dita e Arafatit është një nga dhjetë ditët e shenjta të Dhul Hixhes, ku është mirë të shtohen veprat e mira. Thotë profeti Muhamed a.s:”Nuk ka ditë ku veprat e mira janë më të dashura tek Zoti, sesa veprat që bëhen në dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes.” Dikush e pyeti:”As dikush që shkon në xhihad o i dërguar i Allahut?!” Profeti a.s tha:”Përveç atij që shkon në xhihad bashkë me pasurinë dhe nuk kthehet që andej as vetë dhe as pasuria.”

Zoti e di më mirë!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

14/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:45 06:2011:3214:0716:3017:57

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook