Ahmed Davutoğlu viziton Unionin Botëror të Dijetarëve Muslimanë.


Sekretari i përgjithshëm i Unionit Botërorë të Dijetarëve Muslimanë, Dr. Ali M. Karadagi ka pritur në një vizitë miqësore ish Kryeministrin e Turqisë Dr. Ahmed Davutoğlu që ka bërë në rezidencën kryesore të Unionit në Doha.

Dr. Ahmed Davutoğlu gjatë vizitës së tij ka qenë nën shoqërinë e ambasadorit Turk në Doha Fikret Ozer dhe disa  pjesëtarë të tjerë.

Boshti kryesor i bisedës ka qenë aktualiteti i Botës Islame dhe ngjarjeve kryesore në Lindjen e Mesme. Sekretari i përgjithshëm i Uninit Dr. Ali M. Karadagi e falenderoi ish kryeminstrin A. Davutoğlu për kontributin që ka dhënë në ndihmë të ummetit dhe Botës Islame, gjatë kohës që ka qenë Ministër i Jashtëm dhe Kryeministër i Turqisë. Gjithashtu ai e falenderoi atë edhe për mundësinë që i ka krijuar Turqia Unionit të Dijetarëve për ushtrimin e aktiviteve dhe asambleve ndërkombëtare në Stamboll. Gjithashtu Dr. Ali M. Karadagi theksoi sesi dita-ditës Unioni po kthehet në një referencë ndërkombëtare e Islamit.

İsh Kryeministri Dr. Davutoğlu falenderoi të gjithë dijetarët e Unionit në përgjithësi për kontributin që ato kanë dhënë në përhapjen dhe institucionalizimin e “Islamit Mesatar” në Botën Islame, gjithashtu ai përfitoi nga rasti që ti falenderoi ata për kontributin që po japin veçanërisht në Perëndim, ku me praninë dhe aktivitetet e tyre po ndihmojnë në ndërgjegjësimin e muslimanëve që jetojnë atje për përkatësinë e tyre islame.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/06/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:55 05:0412:5116:4920:2422:19

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook