Aja-Sofia objekti më i vizituar i Stambollit.


Të gjithë kemi dëgjuar për muzeun Aja-Sofia por pak informacion kemi rreth historisë së saj. Ajo sot konsiderohet si një ndër muzetë më të vizituar në botë por pak kush e din se për gati 1600 vjet ka qenë një nga objektet e kultit më të mëdha dhe më të bukur në botë dhe që zë vend ndër 8 mrekullitë e botës.

E ndërtuar në shek VI për një kohë të gjatë ka qenë ndër objektet më të larta në botë ndërsa në aspektin arkitekturorë edhe sot e kësaj ditë zë vend në krye të listës së kryeveprave botërore.

Objekti i Aja-Sofisë filloi të ndërtohej më 23 Shkurt 532 dhe përfundoi më 27 Dhjetor 537. Për ndërtimin e saj, sipas tregimeve morën pjesë dy kryearkitektë të cilët kishin nën varësi nga 100 arkiktektë të tjerë dhe secili arkiktet kishte nën varësinë e tij 100 punëtorë. Për ndërtimin e saj u deshën afërsisht 5 vjet e 10 muaj.

E ndërtuar me qëllimin që të shërbejë si objekt kulti, ajo shërbeu 916 vjet si kishë dhe prej vitit 1453 e deri në vitin 1935 afërsisht 482 vjet ajo shërbeu si xhami. Në vitin 1935 me urdhër të qeverisë së asaj kohe u kthye në muze.

Ajo sot zë vend ndër objektet muze më të vizituar në botë ndërsa në Turqi për të tretin vit radhazi zë vendin e parë për numrin e vizitorëve me afërsisht 2 milion të tillë në vit. Vizitorët e saj nuk ndikohen as nga kushtet e motit dhe as nga stinët, në çdo kohë e në çdo stinë ajo është nga objektet më të vizituara. E gjendur edhe në vendin e duhur në krah të Xhamisë Blu dhe  të pallatit perandorak  Topkapı Saray ajo gjithmonë përballet me lumë vizitorësh.

Veçori tjetër e saj është se ajo vizitohet nga të gjithë popujt dhe nga të gjitha fetë dhe besimet. Pavarësisht se ajo tashmë funksionon vetëm si muze për besimtarët ajo trashëgon të njëjtën vlerë si atëherë kur ishte objekt kulti.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

22/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:13 05:1212:4416:4020:0421:49

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook