Aktivisti australian do të përshkruajë në këmbë distancën prej 727 km në mbështetje të Palestinës.


Aktivisti i të drejtavë të njeriut nga Australia John Salisbury, do të përshkruajë distancën nga Melburni në Adelaide, afërsisht 727 km në këmbë në mbështetje të çështjes palestineze.

Aktivisti John Salisbury ka marrë pjesë edhe në maratonën e organizuar në Melburn me moton “Të vrapojmë për të drejtat e popullit palestinez” ndërsa sot ai ka filluar ecjen në këmbë nga Melburni për në Adelaide me të njëjtën moto.

Distancën nga Melburni në Adelaide shpreson ta përshkruajë brenda një muaji dhe synon që ta përfundojë maratonën e tij përpara godinës që do të mbahet konferenca ndërkombëtare e organizuar nga Partia Laburste e Australisë e cila diskuton futjen në statusin e saj të njohjes së Palestinës nga ana e saj.

“ Të jemi në krah të palestinezëve. Kryeministri Australian Scott Morrizon ka marrë vendim të gabur për transferimin e ambasadës në Kuds (Jeruzalem)” u shpreh ai.

Gjatë deklaratës së tij ai shtoi “E vetjma gjë që dëshirojnë izraelitët është ndërprerja e ndihmës ndaj palestinezëve. Kjo është e gabuar. Ajo që duhet të bëjmë është që ti dërgojmë mesazh të qartë İzraelit se jo çdo gjë që dëshirojnë ata do të bëhet. Palestinezët e meritojnë tokën e tyre dhe ne duhet të njësohemi me çështjen e tyre. Për një kohë shumë të gjatë populli palestinez po vuan”.

Unë do të bëj gjithça në mbështetje të partisë Laburiste në zgjedhjet e Majit të 2019 dhe shpresoj se do ti fitojë ato, u shpreh John Salisbury.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook