By: Dr. Selman Aude

Allahu është El-hajij


Nga. Selman ibn Fehd el Aude

Ai është i turpshmi, robin e Tij s’e demaskon,

Kur robi haptazi, i kundërvihet me çfarë bën,

Porse mbi robin, mbulesën e Tij e lëshon,

Ai është falësi që mëkatin e mbulon.

 

“El Haj-i turpshmi”, është emër i Allahut, që vjen nga emri “el haja’u-turpi”. Turpi është një moral, që na nxit t`i largohemi të shëmtuarës. Ai na nxit gjithashtu që t`i japim të drejtën atij që i takon.

Xhunejdi ka thënë: Turpi është shikimi i mirësive dhe i lëshimeve. Nga kjo lind një gjendje, që quhet turp.

Në tërësi mund të themi se: Turpi është bllokimi i unit, që ai të mos bëjë ndonjë gjë të shëmtuar fetarisht, logjikisht dhe tradicionalisht.

Ky atribut fisnik nuk ka ardhur në Kuran, por ka ardhur në Traditën e dëlirë profetike.

Nga Jeale transmetohet, se i dërguari i Allahut pa një burrë, që po lahej në një vend të dukshëm, i cili nuk kishte veshur izar (copë që mbulon trupin nga brezi deri tek këmbët). Pasi e pa këtë gjë, profeti (a.s) u ngjit në podium, falënderoi Allahun dhe e lavdëroi Atë, pastaj tha: “Fakt është, se Allahu i Lavdishëm dhe i Lartmadhëruar është i turpshëm, mbulues, e do turpin dhe mbulimin. Nëse dikush nga ju lahet, le të mbulohet”[1].

Selman Faresiu (r.a) transmeton, se i dërguari i Allahut ka thënë: “Është fakt, se Zoti juaj i Lavdishëm dhe i Lartësuar, është i turpshëm, fisnik, ka turp nga robi i Tij që t’ia kthejë duart bosh, kur robi i ngre duart drejt Tij”[2].

Nga Ebu Uekid el Lejthi mësojmë, se teksa i dërguari i Allahut ishte ulur në xhami në prani të njerëzve, ia behën tre persona. Dy erdhën tek i dërguari i Allahut ndërsa njëri iku. Dy qëndruan tek i dërguari i Allahut, njëri prej tyre pa nja vend bosh tek tubimi i njerëzve dhe u ul aty, tjetri u ul pas tubimit, ndërsa i treti u kthye mbrapsht dhe iku. Kur i dërguari i Allahut mbaroi, tha: “A t’ju tregoj mbi tre personat! Njëri prej tyre u strehua tek Allahu dhe Allahu e strehoi, tjetri pati turp e edhe Allahu pati turp prej tij, ndërsa tjetri u shmang e edhe Allahu iu shmang atij”[3].

Në hadithin e Umu Selemes thuhet: “Allahu nuk ka turp nga drejtësia”[4].

Përshkrimi i Allahut me atributin e turpit, është një cilësim, që përcillet siç ka ardhur dhe që presupozohet të jetë ashtu siç i ka hije Allahut Lavdiplotë, gjë që është evidente për të gjithë atributet e Tij, që i besojmë dhe nuk tentojmë t’i përshkruajmë se si janë.

Allahu Lavdiplotë është i turpshmi,

robin e Tij s’e demaskon,

edhe kur robi haptazi,

i kundërvihet me çfarë bën,

Por mbi robin,

mbulesën e Tij e lëshon,

Ai është falësi,

që mëkatin e mbulon.

 

Turpi i Allahut të Lavdishëm nuk është si turpi i krijesave. Tek krijesat turpi konsiston në një transformim dhe përkulje nga frika prej gjërave, që janë objekt sharje, ndërsa turpi i Allahut konsiston në lënien e diçkaje, që nuk i shkon përshtat faljes, mëshirës, mirësisë dhe dhuntisë së Tij dhe që nuk i shkon për shtat shpresës së robërve të Tij tek Ai.

Allahu Lavdiplotë ka turp, t’ia kthejë robit të Tij duart bosh. Ai e ka përshkruar Veten e Tij dhe ka thënë se ka turp nga robi i  Tij dhe nuk ka turp nga drejtësia.

Nëse robi e ndjen siç duhet atributin e turpit të Allahut, reagimi i tij do të jetë i tëri mirësi, në të gjitha çështjet e tij, të fshehtat dhe të dukshmet.

Disa nga të parët tanë, që i përkasin gjeneratave të hershme islame, kanë thënë: “Mësova se Allahu depërton tek unë, ndaj dhe u turpërova ndaj Atij, prandaj nuk dua të më shohë t’i kundërvihem”.

Nëse vetmohesh hezitues në errësirë,

Uni duke lakmuar që privatësitë hyjnore t’i cënon,

Ki turp nga vështrimi i Allahut dhe thuaji atij:

Ai që krijoi errësirën po më shikon.

 

Të kesh vërtet turp ndaj Allahut, do të thotë që ta mbrosh kokën dhe çfarë arsyeton ajo, barkun dhe çfarë përmban, si dhe të kujtosh Amshimin e të mos korruptohesh nga stolia e jetës së dynjasë.

Mbrojtja e kokës presupozon mbrojtjen e arsyes, mendimit dhe kuptimit; nga burimet informative të prishura dhe dyshimet humbëse.

Mbrojtja e barkut presupozon mbrojtjen e unit nga epshet, nga ngrënia e palejuar dhe jeta seksuale e shfrenuar dhe ndaluar.

Kjo gjë bëhet realitet vetëm për atë, që ka besuar në Amshim dhe që në prioritetet e tij të jetës, Amshimin e ka vendosur para dynjasë: “E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, Xheneti është vendi i tij”[5].

 



[1] Transmetuar nga Ebu Daudi, Bejhakiu etj.

[2] Transmetuar nga Ebu Daudi, Termidhi dhe Ibn Maxhe.

[3] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi.

[4] Transmetuar nga Bukhariu dhe Muslimi.

[5] Kuran, Naziat: 40-41.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook