By: Selman ibn Fehd el Aude

Allahu është i butë, i matur.


Nga emrat e Zotit tonë të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar është “El Halim- i matur”, që gjendet në Kuran njëzet e një herë, si për shembull në fjalën e Lavdiplotit: (i matur) [1] dhe (i matur)[2].

Emri i Allahut “El Halim” është marrë nga fjala arabe “hilm-maturi”, e cila presupozon, që njeriu të mos nxitohet në vendimmarrje dhe zbatim, por të tregojë maturi.

Allahu i Lartësuar tregohet i matur dhe i përmbajtur me robërit e Tij, duke bërë durim me ta. Ai nuk nxiton t’i dënojë dhe penalizojë ata dhe këtë e thotë në Kuranin fisnik: “Sikur Allahu t’i dënonte njerëzit sipas veprave që bëjnë, nuk do të mbetej në sipërfaqen e Tokës asgjë e gjallë, por Ai i shtyn ata deri në afatin e caktuar...”[3]; ndaj dhe njeriu në lutjen e tij thotë: “O i duruar, me atë që mëkaton ndaj Teje!”; dhe kjo ndodh, sepse krijesat bëjnë mëkate ndaj Allahut të Lavdishëm dhe të Lartësuar, madje i bëjnë ato haptazi, ndërsa Ai vazhdon t’ua shtyjë atyre afatin dhe të tregohet i matur dhe i përmbajtur me ta, duke mos ua përshpejtuar penalizmin.

Nëse mediton një moment, nëse e imagjinon tërë dynjanë, njerëzit dhe shtrirjen e tyre në dynja nga lindja në perëndim, nëse imagjinon se sa mëkate po ndodhin në këtë moment, në këtë minutë apo sekondë, prej manipulimit, dhunës, gënjeshtrës, idhujtarisë (shok-bërjes ndaj Allahut), vjedhjes dhe paturpësive; atëherë do arrije ta kuptoje një nga aspektet e maturisë, përmbajtjes dhe durimit të Allahut të Lartësuar në lidhje me robërit e Vet.

Në fakt, me maturi dhe përmbajtje atribuohet vetëm Ai, që posedon aftësi. Kështu, ne i themi një njeriu kujtdo se “është njeri i matur”, nëse ai provokohet por nuk zemërohet, vetëpërmbahet, ruan qetësinë dhe balancimin e tij dhe e mban dorën e tij larg nga penalizmi dhe hakmarrja ndaj të tjerëve, edhe pse është i aftë dhe i mundshëm ta bëjë një gjë të tillë, nëse do.

Ndërsa, kur ai është i paaftë, i zaptuar, i nënshtruar, pastaj e duron dëmtimin, zaptimin dhe dhunimin që i bëhet, pa kundërvepruar me të njëjtën monedhë, ky person nuk quhet i matur dhe i përmbajtur, pasi ai është i paaftë dhe i nënshtruar. Në fakt maturia dhe vetëpërmbajtja merr kuptim në prani të mundësisë, siç thotë poeti:

Lavdinë popujt nuk do ta arrijnë,

Edhe nëse janë krenarë,

Derisa të tregohen modestë,

Dhe në qofshin fitimtarë,

E kur të shahen të falin,

Jo prej nënshtrimit dhe pamundësisë,

Por falja e tyre të jetë,

Prej vetëpërmbajtjes dhe butësisë.

Pra, falja dhe vetëpërmbajtja e njerëzve të matur dhe të përmbajtur s’vjen nga nënshtrimi, pamundësia dhe paaftësia, nuk vjen si pasojë e normalizimit të tyre me nënshtrimin dhe pajtimin e tij; por ndodh sepse ata janë persona të butë, të urtë, të vetëpërmbajtur, të matur, janë durimtarë, e dinë vlerën e maturisë; gjë që do të thotë ngritje në moralin human, personalitetin, pozitën dhe gradën e personit në fjalë, spikatje dhe pozicionim i tij më lart sesa të bëhet pre e njerëzve naivë, ose që ta kthejë të keqen me të njëjtën monedhë, duke u ngritur kështu në gradët e faljes, tolerancës dhe modestisë për hatër të Allahut të Lartësuar, duke i falur dhe toleruar robërit e Tij.

Maturia pra vjen krahas mundësisë, ndaj dhe prej emrave që Allahu Lavdiplotë është emri “El Halim-i maturi”, i Cili nuk nxiton t’i dënojë, penalizojë dhe ndëshkojë robërit e Tij, me gjithë mundësinë e Tij supreme dhe lavdiplote për një gjë të tillë. Allahu Lavdiplotë tregohet i duruar me robërit e Tij, ndërsa ata i kundërvihen dhe tregohen mosmirënjohës dhe e mohojnë Atë. Për më tepër, Ai tregon butësi me ta dhe i thërret drejt Tij, i furnizon, i pasuron dhe u jep shëndet fizik.

Ah sikur mëkatari të mendonte sesi ai po i kundërvihet Allahut të Lartësuar me mjete, gjymtyrë dhe kapacitete, që janë krijesë e Lavdiplotit dhe pikërisht këto gjëra do dëshmojnë kundër robit në ditën e Gjykimit. Lidhur me këtë Allahu i Lartësuar ka thënë: [4]; një vërejtje dhe një dekurajim i mjaftueshëm, karshi të bërit mëkat dhe faje.

Nga maturia dhe përmbajtja e Allahut të Lartësuar është fakti, se Ai u caktoi robërve të Tij një afat final, në të cilin ata do merren në llogari, që është dita e Gjykimit, ashtu siç ka thënë Lavdiploti: (zullumqarë)(tokë)[5] dhe ka thënë: (i vdekjes)[6].

Çudia dhe habia këtu, qëndron se disa robër kanë një guxim, kokëkrisje dhe mungesë edukate të tillë ndaj Zotit të tyre, saqë kërkojnë nga Ai, që t’ua përshpejtojë ndëshkimin dhe penalizmin. Nëse përkujtohen me Allahun Lavdiplotë dhe kërcënohen me ndëshkimin e Tij, ndoshta shkojnë deri aty sa kërkojnë që ky ndëshkim të përshpejtohet dhe thonë: Përse Zoti s’e zbret mbi neve ndëshkimin e Tij?!; duke hamendësuar se shtyrja e afatit që u bëhet, është shkujdesje e Zotit ndaj tyre, ose se Ai nuk ka për t’i penalizuar, hamendësim ky që përbën një injorancë dhe moskokëçarje të madhe, ndaj dhe Allahu Lavdiplotë dhe të Lartmadhëruar, i Cili ka thënë: “ (përkujto) (mosbesimtarët) (Kur'ani) [7] dhe ka thënë: (o Muhamed) (bëjnë istigfar)[8], pra Allahu i Lartësuar shtyn ndëshkimin e robërve e Tij dhe nuk e përshpejton penalizmin e tyre për shumë shkaqe, prej tyre:

- Ai ua shtyn atyre afatin se mos ndoshta ata pendohen dhe i frikësohen. Sa e sa prej njerëzve e kaluan shumicën e moshës së tyre larg Allahut, pastaj Allahu jep leje që njeriu të pendohet dhe e përdor atë në punë të vlefshme para se ky njeri të vdesë dhe ai kthehet tek Allahu dhe e përfundon jetën duke bërë punë me vlerë. I tillë rast është i shumtë, madje shumicën e sahabëve (shokëve) të Profetit (a.s) do t’i gjesh se kanë kaluar një epokë të tërë në injorancën paraislame, duke qenë në shirk (shok-bërje ndaj Allahut) dhe idhujtari, dhe dihen mëkatet, kundërvëniet, devijimet morale dhe fetare të kësaj kohe, e me gjithë këtë, Allahu Lavdiplotë dhe i Lartmadhëruar i fali ata dhe ua pranoi pendimin, për të qenë grupi i zgjedhur i njerëzisë dhe gjenerata madhështore, në dorën e së cilës Allahu i Lartësuar bëri të rrjedhë mirësia për mbarë njerëzinë.

- Allahu i Lartësuar ua shtyn afatin robërve  dhe i vonon ata se ndoshta pendohen dhe kthehen tek Ai, ndaj dhe prej emrave të Tij është emri “durimshumi”, atribut hyjnor ky i vlerësuar si i tillë tek një grup dijetarësh, që kanë dhënë konsideratën e tyre mbi emrat e bukur të Allahut, edhe pse ky atribut hyjnor i Allahut nuk ka ardhur as në Kuran dhe as në traditën profetike. Ndërkaq, Ebu Musa (r.a) transmeton, se Profeti (a.s) ka thënë: “Nuk ka asnjë të jetë më durimtar karshi shpifjeve që i dëgjon, sesa Allahu Lavdiplotë dhe i Lartmadhëruar. Ai i furnizon dhe u jep shëndet atyre, ndërsa ata pretendojnë se Ai ka shoqe dhe fëmijë.”[9].

- “Halimi-i maturi” Lavdiplotë dhe i Lartësuar, e do maturinë, shpërblen për të, urdhëron për të, i do njerëzit e matur dhe të përmbajtur; ndaj dhe Allahu i Lartësuar e bëri maturinë cilësi të shumë prej profetëve dhe të dërguarve të Tij.

Kemi profetin Muhamed (a.s), të cilin kur idhujtarët e shanë, e përqeshën dhe një prej tyre i tha:  A nuk gjeti Allahu të dërgonte asnjë veç teje?!, kur një tjetër i tha: Unë kam për ta grisur veshjen e Qabes, nëse Allahu të ka dërguar ty!, ndërsa i treti tha ngjashëm me këtë, duke iu përgjigjur si mos më keq dhe teksa engjëlli i maleve i tha profetit (a.s): Allahu e ka dëgjuar fjalën që të tha populli yt, dhe Zoti yt më dërgoi mua të më urdhërosh me atë që do, si të duash, nëse do, t’ua pllakos atyre dy malet. Profeti (a.s) në pikëllimin që ishte, ia ktheu: “Përkundrazi, shpresoj që Allahu të nxjerr nga palca e tyre ata që do adhurojnë Allahun një të vetëm duke mos i bërë shok gjë...”[10]. Kur beduini e tërhoqi profetin prej rrobës së tij dhe i tha: Urdhëro të më japin nga pasuria e Allahut që posedon![11], kur tjetri i tha: Ajo ndarje që bëre nuk synonte Fytyrën e Allahut![12], edhe pse profeti (a.s) nuk pati rezervuar gjë për vete dhe vdiq duke mos pasur asgjë prej dynjasë, duke mos u lënë trashëgimtarëve as ar dhe as argjend, as shtëpi e as kapitale të patundshme, asgjë të tillë, megjithëkëtë beduini i tha çfarë i tha. Por profeti (a.s) ishte i butë, i matur, i vetëpërmbajtur, ashpërsia dhe vrazhdësia e injorantit vetëm sa i shtonte butësi e maturi, dhe kjo gjë ishte nga atributet e tij (a.s).

Kush dëshiron që Allahu të tregohet i butë me të, le të tregohet i butë me njerëzit. Trego butësi me gruan tënde, fëmijën tënd, trego butësi me vartësit e tu, trego butësi me punëtorin e dobët dhe të varfër, me kolegun tënd në punë, mos u mërziti i pari me njerëzit, mos e mëso gjuhën që e para të nxitojë të shajë dhe cënojë; ndaj dhe profeti (a.s) i tha Eshexh ibnul Kajsit: “Ti posedon dy tipare të cilat i do Allahu: maturinë dhe rezistencën”[13].

Gjithashtu Profeti (a.s) ka thënë: “Dituria arrihet duke mësuar dhe maturia duke u maturuar”[14]. Ekziston gjithashtu edhe një transmetim, që ka shumë mundësi të jetë thënie e Ebu Derdasë, që thotë: “Personi mund ta ushtrojë maturinë edhe nëse është i zemëruar, pra njeriu duke u ushtruar mëson sesi të vetëpërmbahet, si të përmbajë reagimet e tij dhe ta ekstraktoj dhe fragmentojë atributin e maturisë”.


[1] Bekare: 225.

[2] Bekare: 263.

[3] Fatir: 45.

[4] Nur: 24.

[5] Nahl: 61.

[6] Junus: 11.

[7] Enfal: 32.

[8] Enfal: 33.

[9] Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[10] Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[11] Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[12] Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.

[13] Transmetim nga Muslimi.

[14] Transmetuar nga Ibn Ebi Dunja, Tabaraniu, Ibn el Xheuiziu dhe Darakutni, shiko tek “Silsiletu Sahiha” (342).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

05/03/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:34 06:0511:5915:0717:4119:02

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook