By: Selman ibn Fehd el Aude

Allahu është ndihmëtari


Nga emrat e Zotit tonë të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar, është emri “Nasir-Ndihmëtar” dhe “Më i miri ndihmues”.

Emri i Allahut “Ndihmëtari” ka ardhur në fjalën e Allahut të Lavdishëm dhe Lartmadhëruar: [1], në fjalën e Tij: -Allahu[2] dhe: [3]si dhe: me Allahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është”[4]<//a>.

Emri i Allahut “Ndihmues” ka ardhur në trajtën e shumësit “më i miri ndihmues” në fjalën e Allahut të Lartësuar: [5].

Ndihmesën Allahu e vendos tek Vetja e Tij. Allahu ndihmon kë do ashtu siç Allahu i Lartësuar ka thënë: (fenë e Tij)[6], ka thënë: (do t’i ndihmojmë)(përveçse në këtë botë do t’i ndihmojmë ata)[7] dhe ka thënë: (kur do të fitojnë bizantinët) [8].

Allahu Lavdiplotë na ka urdhëruar që ta ndihmojmë Atë, duke na thënë: [9], dhe ka thënë: (fenë e Tij)(hyjnore)[10].

Prej ndihmesës që Allahu u bën robërve të Tij, është mbarësia që u jep atyre që të arrijnë të tregohen të bindshëm ndaj Allahut, është mbrojtja e tyre nga devijimi dhe rënia në mëkat, drejt kullimit të dedikimit të tyre vetëm për Fytyrën e Tij Fisnike, është garantimi i pastërtisë së tyre nga çdo epidemi dhe e metë, është ndihmesa që të triumfojnë kundër armiqve të tyre dhe të gjithë atyre, që ua duan të keqen. Kjo tregohet qartë në hadithin kudsij: “Kush tregon armiqësi ndaj të dashurit Tim, (besimtarit të devotshëm) Unë i kam shpallur luftë...”[11].

Allahu Lavdiplotë i ndihmon robërit e Tij edhe duke ua realizuar atyre dëshirat dhe synimet e drejta, për përmbushjen e të cilave ata rendin dhe duke zbatuar shkaqet, shpenzojnë mundin e tyre, gjë të cilën Allahu i Lartësuar ia thotë Profetit të Tij në Kuranin fisnik: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe çlirimi (ngadhënjimi), Dhe i pe njerëzit që po hyjnë turma-turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje Zotin tënd duke e falënderuar dhe kërko nga Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh”[12], ku shohim sesi përmes porosive drejtuar profetit të Tij, Allahu Lavdiplotë u ka shpallur muslimanëve adhurimin e shpenzimit të mundit dhe shfrytëzimit të kapaciteteve. Allahu u premton sukses, triumf dhe mbarësi atyre që veprojnë kështu, u mënjanon pengesat dhe u heq barrierat.

Ndihmesa hyjnore nuk është një dhuratë për dembelët, për ata që rrinë në vend numëro, për mendjelehtët dhe neglizhentët, por ajo është shpërblim dhe bereqet hyjnor për ata që japin mundin, për ata që i gjurmojnë shkaqet, e kuptojnë drejt traditën profetike dhe janë syçelë karshi eksperiencave të jetës dhe kombeve.

Profeti (a.s) çlironte energjinë, kapacitetin, punën, rendjen, përkushtimin, sinqeritetin, moralin fisnik, adhurimin dhe sakrificën e tij, pastaj thoshte: “O Allahu im, Ti je ndihmuesi im, me Ty ua bëj rrengjet armiqve, me Ty ua bëj sulmet dhe me Ty hyj në betejë me ta”[13].

Në udhëzimin profetik na tregohet, se ndihma vjen krahas durimit, profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Dije se ndihma është me durimin!”[14].

Besimtari që dëshiron të arrijë tek ndihma, triumfi dhe lartësimi, prej emrit të Allahut “ndihmuesi” përfton inspirimin, insistimin, futjen në sfidë dhe mosdorëzimin kundrejt barrierave, problemeve dhe pengesave, ndërsa prej emrit të Allahut “Udhëzuesi” ai përfton qasjen tek shkaqet, rrugët dhe metodat, në të cilat udhëzimi hyjnor e ka orientuar për të arritur tek përmbushja e lartësimit dhe triumfit. 

Edhe të dërguarve dhe profetëve e Allahut ndihma nuk u erdhi lehtë dhe pa çmim, përkundrazi ata u përgënjeshtruan, u lënduan dhe dëmtuan: derisa u erdhi ndihma Jonë, prandaj s'ka kush që ndryshon fjalët (premtimet)”[15].

Është defekt i madh, që myslimani prej emrave të përsosur të Allahut, të inspirohet gabimisht në kuptimin e “qëndrimit në vend numëro”, sepse ato çfarë mësojnë këto emra, janë leksione mbi dinamizmin dhe lëvizjen, edukimin e vetëbesimit në potencialet e disponuara të unit njerëzor,  kapacitetet, dhuntitë dhe aftësitë e tij, krahas mbështetjes tek Allahut Lavdiplotë.

Nëse mban këtë rrugë, atëherë ke për të arritur në Rrugën e Drejtë dhe vetëm për një vit kupton atë, që të tjerëve u duhen vite të tëra për ta kaptuar, gjë që bëhet e mundur falë bereqetit që vjen nga mirësia, bamirësia dhe bollëku i Allahut, si dhe bereqetit që besimi nxjerr prej energjive të fshehura që vihen në lëvizje, pasi qenë të heshtura.

O Zot, Ti je dëgjues, je përgjigje-dhënësi,

robit Tënd që po të lutet Ty me përgjërim.

Unë jam i dobët dhe limitet e zërit tim mbaruan,

E nuk mundën lartësinë Tënde ta arrijnë.

Ti je ndihmëtari im ku jam mbështetur,

forca ime vjen në Forcën Tënde merr karikim.

Tek Ty shpresoj o Zot im, nga Ty marr çdo udhëzim

I vendosur në rrugën ku më udhëzove e jap mundin.

Të lutem që reja e kënaqësisë Tënde hije të më bëjë

Jam distancuar nga çdo gjë, o Zoti im, Ty, vetëm Ty të kam.

 


[1] Furkan: 31.

[2] Enfal: 40.

[3] Nisa: 45.

[4] Haxh: 78.

[5] Ali Imran: 150.

[6] Muhamed: 7.

[7] Gafir: 51.

[8] Rum: 4-5.

[9] Saf: 14.

[10] Hadid: 25.

[11] Transmetuar nga Bukhariu.

[12] Nasr: 1-3.

[13] Transmetuar nga Ahmedi, Ebu Daudi,Tirmidhi dhe Ibn Habani.

[14] Transmetuar nga Ahmedi dhe Hakimi.

[15] Enam: 34.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

05/03/2021
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:34 06:0511:5915:0717:4119:02

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook