ARKITEKTURA NEN PATRONAZHIN SELXHUK


Abstrakt
Selxhukët ishin dinastia e parë turke, që sundoi botën myslimane, duke rimëkëmbur Kalifatin e drobitur. Mbërritja e tyre solli edhe një frymëzim të ri të spikatur në përkushtimin e tyre ndaj fesë dhe udhëheqjen e fortë. Kjo periudhë njihet edhe për përhapjen e dy komplekseve të veçanta arkitekturore; karavansarajet (hanet) që dëshmonin për entuziazmin selxhuk për shitblerje e tregti, si dhe medreseja që dëshmon për dëshirën e tyre për përhapjen e dijes. Kjo i dha shtysë një zhvillimi dhe mirëqenie më të madhe, si dhe prodhoi ripërtëritjen e dëshiruar intelektuale dhe artistike në aktivitetet arkitekturore dhe dekorative. Një varg me 6 artikuj përqendrohet në kontributin arkitekturor dhe artistik të kësaj dinastie. Në stadin e parë analiza trajton disa prej ndërtesave më të shquara të kësaj periudhe, bazuar në risinë që solli konceptimi dhe ndërtimi i tyre. Më vonë, theksi kalon në vlerësimin e kontributit të selxhukëve në nxitjen e mëtejshme të zhvillimit të arkitekturës myslimane, nëpërmjet një përmbledhjeje të elementëve kyçë arkitekturorë që ata shpikën.
Formimi
Kontakti i parë i turqve me pushtetin politik në Islam ishte në shekullin XI. Barinj me prejardhje nga një fis turk me emrin Guz lanë idhujtarinë e tyre të vjetër shamaniste, feja kryesore në Azinë qendrore dhe përqafuan Islamin në shekullin X. Që prej asaj kohe, ata u bënë myslimanë të devotshëm, që përpiqeshin ta mbronin fenë e tyre të re dhe ta përhapnin me të gjitha mundësitë. Sundimi i tyre u përhap me të shpejtë në Persi, Azerbajxhan dhe Mesopotami, duke hyrë në Bagdadin Abasid në vitin 1055 e më pas në Sirinë Fatimide dhe Palestinë. Ata mposhtën bizantinët në betejën e Manzikertit në vitin 1071 dhe ia arritën të mbanin nën kontroll pjesën lindore dhe qendrore të Azisë së Vogël. Në një atmosferë përkushtimi të sinqertë ndaj fesë, udhëheqjeje të fortë dhe drejtësie sociale, kalifatit mysliman iu rikthye mirëqenia dhe prestigji.
Jeta shkencore dhe kulturore lulëzoi, me emra të tillë si Gazaliu në teologji dhe Umer Khajami në poezi, të cilët ishin prej personazheve më të shquar të kësaj periudhe të historisë. Ndërsa përsa i përket prodhimtarisë artistike dhe arkitekturore, kjo periudhë është konsideruar nga Oleg Grabar si epoka e dytë e klasicizmit mysliman, në të cilën u ripërtërinë veprat madhështore të Omejadëve dhe Abasidëve. Larmia dhe cilësia e ornamenteve dhe saktësia e teknikave dhe formave arkitekturore sollën një fllad të ri frymëzimi tek arkitektët dhe ndërtuesit myslimanë. Një kreativitet i tillë mund të shihet në madhështinë e monumenteve, veçanërisht në Persi, Anatoli dhe në Azinë e Vogël.
Nisur nga hapësira e madhe gjeografike që sundonin selxhukët, historianët shpeshherë iu referohen atyre si selxhukët e perëndimit (selxhukët e Bizantit dhe Anatolias), dhe selxhukët e lindjes (Persia). Provincat perëndimore, me kryeqytetin e tyre Konia, vuanin nga mungesa e paqes në periudhën e hershme, por më vonë njohën një zhvillim të vrullshëm si shkak i tregtisë mesdhetare dhe riaktivizimit të rrugëve të vjetra të tregtisë në Azi. Provincat lindore dhe kryeqyteti i tyre Isfahani, sidoqoftë, gëzonin një qetësi të konsiderueshme dhe kishin një trashëgimi më të madhe arkitekturore nga e kaluara sasanide dhe abaside dhe për pasojë i kultivuan me mjaft lehtësi disiplinat artistike dhe ato arkitekturore; në veçanti Persia, që në këtë stad njohu një prej periudhave më kulminante të historisë së saj.
Shpejtësia mahnitëse, me të cilën selxhukët përshtatnin karakterin e përgjithshëm të arkitekturës myslimane në të gjitha ndërtimet e tyre, ishte pjesërisht falë punësimit të arkitektëve arabë dhe iranianë. Një tjetër arsye ishte edhe përkushtimi fetar i udhëheqësve selxhukë, që identifikoheshin më shumë me Islamin sesa me prejardhjen e tyre gjeografike. Ndërkohë larmia kulturore, që rezultoi nga kontaktet e selxhukëve me persët dhe aziatikët qendrorë, e pasuroi së tepërmi arkitekturën e tyre dhe solli një sërë karakteristikash të reja, teknikash dhe lloje ndërtesash. E para prej këtyre veçantive ishte përdorimi i gurëve dhe i tullës si material ndërtimi, e para e përdorur gjerësisht në krahinën e Anatolisë ndërsa e dyta përdorej së tepërmi në Persi. Ky përdorim i dyfishtë i materialit dhe metodave të përparuara teknike, të përdorura në ndërtimin e kubeve dhe strukturave ngarkesë-mbajtëse, dëshmon për influencën e mjedisit vendas dhe kulturës së ndërtimit.
Kontributi i selxhukëve në arkitekturën myslimane
Risitë dhe kontributet, që solli dinastia e selxhukëve në arkitekturë, janë të shumta. Më poshtë po rendisim disa prej tyre:

1. Koncepti i ri i xhamisë me katër ivane
2. Mbulimi i oborrit, gjë që përdorej gjerësisht në Anatoli për zbutjen e rrethanave klimaterike
3. Përhapja e medresesë në zhvillimin e shkencave në botën islame
4. Përhapja dhe përpunimi i arkitekturës së mauzoleumit
5. Shpikja e karavansarajeve (haneve)
6. Përparimi në përdorimin e kubeve konike
7. Zhvillimi i përdorimit të motiveve mukarnas
8. Përhapja e elementeve të parë të artit barok, që u përhap në Europë në shek. XVI.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook