Arti i ndëshkimit të fëmijës


Pavarësisht se keni të bëni me një fëmijë të vogël që bërtet, apo një adoleshent që zemërohet, për ju si prind është shumë e vështirë që të ruani gjakftohtësinë. Në fakt, asnjë prind nuk dëshiron që t’i bërtasë fëmijës apo ta godasë atë. Për të shmangur këtë lloj ndëshkimi të padëshiruar, sociologët na këshillojnë që nëse duam të ndërtojmë marrdhënie të shëndosha me fëmijët, neve na duhet  që të përdorim metoda më efikase. Një prej këtyre metodave është disiplina pozitive e mënyrës se si duhet me ndëshkuar. Kjo do të thotë se prindi duhet të ndërtojë marrdhënie pozitive me fëmijët duke ju mësuar atyre ndjesinë e përgjegjësisë, bashkëpunimit dhe vetëdisiplinimit.

Të bërtiturat dhe goditjet nuk sjellin ndonjë efekt pozitiv, madje ato ndikojnë negativisht në të ardhmen. Të bërtiturat dhe goditjet e vazhdueshme ndaj fëmijës mund të kenë ndikime negative në jetën e fëmijës deri aty saqë tek fëmija mund të ushtrohet një “stres i vazhdueshëm toksik” që shpie në një mori rezultatesh negative  të padëshiruara,  si për shembull: dëshira e madhe e fëmijës për të braktisur shkollën, rënia në depression, abuzimi me substancat narkotike, vetëvrasja..etj.

Mësojeni fëmijën dhe mos u fusni në telashe!

Mos i thuaj fëmijës se ai nuk duhet të  vrapojë me ushqim në gojë dhe vetëm kaq, por duhet t’i tregoni arsyen se përse ai nuk duhet të vrapojë me ushqim në gojë. Tregojini atij se në këtë rast, ai mund të rrezikojë që edhe të mbytet, tregoji se t’i kujdesesh për të, tregoji atij se ti nuk dëshiron që ai të lëndohet e gjëra të ngjashme, por në një mënyrë të atillë që fëmija e kupton.

Flisni me vendosmëri, por butësisht!

Mos bërtisni, fajësoni ose të thërrisni emrat e fëmijëve të tyre për t’i bërë ata të kuptojnë se ti nuk je i kënaqur me sjelljen e tyre. Përdor një ton zëri të vendosur, por ruaj gjakftohtësinë dhe  me qetësi shpjegoju atyre arsyen se përse ti nuk je i kënaqur me veprimin e tyre.

Tregoju atyre se çfarë duhet të vepronin në vend të atij veprimi që bënë. Për shembull nëse shikon që fëmija po hidhet nga tavolina, i shpjegon me ton, por i qetë se tavolina është për të ngrënë dhe jo për t’u hedhur nga ajo.

Ji shembull dhe model i mirë për fëmijën!

Nëse fëmija të shikon që ti vazhdimisht shan e ofendon apo që i lë pjatat e palara në tavolinë, do ta keni mjaft të vështirë që t’i këshilloni ata me fjalë. Ji ti shembulli dhe modeli më i mirë për sjelljen që dëshiron për fëmijën tënd. Dhe do të shohësh se fëmijët me shumë gjasa do të ndjekin gjurmët e tua. Edhe nëse ndodh që ata mund ta bëjnë këtë rrallherë, ti ji shembull dhe model për të.

Vlerëso ndjenjat e fëmijës!

Koha e lojës për fëmijën sapo ka mbaruar dhe ai mund të jetë i zemëruar që duhet ta lërë lojën dhe si rrjedhojë ai nuk është bashkëpunues. Thuaji atij se ti i kupton dhe i respekton ndjenjat e tij, por koha e përcaktuar për lojë ka përfunduar.

Asnjëherë mos e rrih fëmijën dhe as mos e godit me shuplakë, sepse rrahja nënkupton se problemet zgjidhen me dhunë. Kjo lloj metode shkakton frikë e panik te fëmija si dhe shkatërron besimin e fëmijës tek ti.

Rrahja mund të parandalojë sjelljen e padëshirueshme të fëmijës për një kohë të shkurtër, megjithatë studimet kanë treguar se fëmijët që rrihen më shumë, me shumë gjasa janë ata që zihen dhe rrihen më shumë me të tjerët, të vjedhin, të jenë antisocial dhe të veprojnë në mënyrë agresive e të dhunshme.

Gjej alternativa të tjera në vend të ndëshkimit fizik:

Ndoshta prindërit të kanë rrahur dhe ti e ke ndjerë veten më mirë, por nëse prindërit e tu do ta dinin atë ç’ka kanë thënë studjuesit, nuk do ta bënin një gjë të tillë kurrë. Sepse rrahja inkurajon tek fëmijët dhe adoleshentët dhunën ashtu sikurse mund të jetë e dëmshme fizikisht. Dridhja e një fëmije të vogël për shkak të frikës, mund të dëmtojë trurin dhe akoma më keq se kaq mund të shpie edhe deri në vdekje.

Nëse hasni probleme me fëmijën, pasi e keni të vështirë për ta kontrolluar, mos e rrih, por gjej një alternativë tjetër dhe këshillojuni me profesionistët.

Ndëshkimi duhet të jetë real dhe ti duhet t’i përmbahesh

Nëse ti i jep një ndëshkim fëmijës, ndëshkimi nuk duhet të jetë formal. Përkundrazi ti duhet t’i përmbahesh me rigorozitet ndëshkimit që ke dhënë. Për shembull nëse e ke ndëshkuar fëmijën se gjatë ditës ai nuk duhet të dalë nga shtëpia, atëherë përmbajuni këtij lloj ndëshkimi dhe kurrë mos e shkelni.

Vlerësoje për punën e mirë!

Nëse fëmija bën një punë të mirë si për shembull mbledh lodrat pasi të ketë mbaruaj së luajturi, ti thuaji fjalë të mira e të ëmbla për këtë veprim.

Fale veten!

Prindërimi është një detyrë e vështirë. Mund të ndodhë që ndonjëherë edhe ju mund të gaboni. Nëse nxeheni dhe nuk i përmbani nervat përpara fëmijës, kërkoni falje që e humbët durimin. Fëmijët duhet të mësojnë se si të kërkojnë falje duke ju marrë juve për shembull dhe do të mësojnë se prindërit mund të zemërohen me ta por prap se prapë i  duan.

Nëse jeni aq i zemëruar me fëmijët saqë jeni gati të shpërtheni, mundohuni që disa momente të qetësoheni përpara se t’i disiplinoni, shkoni në një dhomë tjetër nëse është e nevojshme, numëro deri në 20, merr frymë thellë dhe mendohu se si do ta trajtoni problemin. Merrni pak kohë kur dëshironi të disiplinoni fëmijët me qëllim që ata të mësojnë nga gabimet e tyre dhe ta ndjejnë se ju i doni ata.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

13/08/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:5405:4112:5316:4219:5221:27

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook