By: Napoleon Hill

Askënd nuk e çon rryma drejt pasurisë


Nuk është nevoja që të jesh fallxhor që të parashikosh të ardhmen e dikujt. Këtë mund ta bësh duke i bërë atij ose asaj një pyetje të thjeshtë: Cili është qëllimi yt i përcaktuar në jetë dhe çfarë planesh ke bërë për ta arritur atë?

Nëse ua bën njëqind personave këtë pyetje, nëntëdhejtë e tetë prej tyre do të japin një përgjigje të tillë: Dua të jetoj mirë dhe të bëhem aq i suksesshëm sa mundem. Por ndërsa përgjigja tingëllon e mirë nga larg, nëse shikon më afër, do të gjesh tek ai person një endacak i cili nuk do të marrë asgjë nga jeta, përveç atyre që lënë njerëzit vërtet të suksesshëm – ata të cilët e kanë një qëllim të përcaktuar në jetë dhe një plan për ta arritur. Që të jesh i suksesshëm, ti duhet të vendosësh me saktësi në këtë moment cili është objektivi yt dhe të përcaktosh hapat që ke ndërmend të marrësh për ta arritur.

Vite më parë punoja me një mik, që quhej, Stuart Austin Uier, nga Dallasi. Ai ishte gazetar në një revistë që unë botoja. Në atë kohë ishte duke kaluar vështirësi financiare. Ai ndoshta do të kishte mbetur një gazetar i varfër, nëse një shkrim që po bënte për një shpikës, papritur nuk do ta frymëzonte të ndryshonte jetën e tij.

Për habinë e atyre që e njihnin, ai lajmëroi se do të hiqte dorë nga gazetaria dhe do t’i kthehej shkollës, për t’u bërë avokat  për marrje patentash për shpikje. Dhe ai synonte të bëhej jo një avokat dosido, por “avokati më i mirë i patentave në Amerikë.” E vuri planin e tij në veprim me aq entuziazëm, saqë e përfundoi fakultetin juridik në një kohë shumë të shkurtër.

Kur filloi të ushtronte biznesin e tij, ai zgjidhte apostafat çështjet më të vështira. Shpejt, reputacioni i tij u bë i njohur në të gjithë shtetin dhe shërbimet e tij kërkoheshin aq shumë, saqë, edhe pse tarifat e tij arritën nivele marramendëse, ai po refuzonte më shumë klientë, se sa pranonte.

Personi që vepron me një qëllim dhe me një plan tërheq mundësi. Si mund të të japë jeta diçka, nëse ti nuk e di as vetë se çfarë kërkon? Si mund të të ndihmojnë të tjerët t’ia dalësh mbanë, nëse nuk e ke vendosur as vetë si do t’ia arrish? Vetëm duke përcaktuar qartë qëllimin tënd do të arrish të mposhtësh disfatat dhe vështirësitë që do të të dalin rrugës.

Një nga bisnezmenët e parë me eskluzivitetin në biznesin e tij dhe më të suksesshëm të Amerikës ishte Lee Maranz, një njeri i cili e dinte se çfarë donte dhe sesi ta merrte. Si një inxhinier mekanik që ishte, Maranz shpiku një pajisje për akullore të butë. Ai përfytyronte një zinxhir dyqanesh për akullore përgjatë bregdetit, në çdo qytet dhe në çdo shtet, dhe hartoi një plan për ta bërë ëndrën e tij realitet.

Si shumë të tjerë, ai e ndërtoi suksesin e tij duke ndihmuar të tjerët të arrinin objektivin të tyren. Ai ndihmoi njerëzit të hapnin dyqane akulloresh duke i siguruar planet e ndërtimit dhe projektin, një ide revolucionare në atë kohë. Ai i shiti pajisjet e akullores në kosto dhe nxori fitime nga shitja. Rezultati? Maranz ishte i vendosur për krijimin e zinxhireve të dyqaneve në të gjithë shtetin.

Nëse keni një besim të fortë te vetja në atë që po bën dhe në atë që do të bësh, asnjë pengesë nuk është e vështirë për t’u kapërcyer – thoshte ai.

Nëse do të arrish sukses, bëje të sotmen ditën që ti do të ndalosh së enduri pa ndonjë drejtim. Vendos një objektiv të qartë! Shkruaje! Fiksoje në memorie! Vendos me saktësi sesi do të arrish. Më pas fillo ta vësh planin në veprim menjëherë.

Të ardhmen tënde e bën ti. Vendos tani si do të jetë ajo. 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/11/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5106:2811:3314:0316:2517:51

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook