By: ardhmeriaonline

Aspirata më e madhe e besimtarit


Rebia ibnu Ka’b El Eslemij (r.a) ka thënë: Kam pas fjetur pranë profetit a.s dhe i sillja ujin e abdesit dhe gjërat e nevojshme. Ai më tha: “Kërko”

Dua të jem bashkë me ty në xhenet-i thashë.

A do gjë tjetër?-më tha.

Jo vetëm kaq-i thashë.

Më premto që do të më ndihmosh duke falur sa më shumë namaz”.[1]

 

 Kuptimi i disa idiomave:

Ujin e abdesit: uji që është përgatitur për të marrë abdes

Gjërat e nevojshme: rroba apo gjëra të tjera që kishte nevojë.

Kërko: Kërko diçka për ta shpërblyer për shërbimin që po kryen ndaj meje.

 

Dritë mbi kuptimin e hadithit:

Çdo njeri në këtë botë ka dëshira dhe aspirata, që synon t’i ketë dhe sakrifikon për to. Këto dëshira janë të shumta dhe ndryshojnë për nga rëndësia që kanë. Por më e rëndësishmja është ajo, që e shqetëson më tepër e nuk është i qetë derisa sa ta ketë.

Në përgjithësi të rinjtë janë ata, që kanë më shumë dëshira, janë më të shqetësuar që ta kenë, të marrin diplomën, të martohen, të kenë pozitë, të kenë para, shtëpi të shtrenjtë, vend në shoqëri apo aspirata të tjera të kësaj bote, që nuk kanë kufi. Rrallë herë gjen ndonjë, që qysh në rininë e tij synon dëshirën më të rëndësishme, përpara të cilës të gjitha vështirësitë janë të dobëta. Për shkak të saj ai sakrifikon pasurinë, fëmijën dhe gjithë dynjanë, madje sakrifikon edhe veten e tij. Kjo aspiratë është fitimi i kënaqësisë së Allahut dhe hyrjes në xhenetit, që Allahu i ka përgatitur për robërit e mirë.

Nëse muslimani ka çfarëdolloj dëshire të kësaj bote, që është e lejuar, nuk duhet që ta konsiderojë atë si synim kryesor dhe qëllim përfundimtar të tijin. Në të vërtetë ajo është një mënyrë e jetës së kësaj bote dhe zbukurim, me të cilën Allahu na ka nderuar që ta falenderojmë Atë dhe ta shfrytëzojmë për të kryer ibadet, pa na shmangur nga synimi më kryesor, për të cilin njerëzit e devotshëm kanë përveshur mëngët, natën e kanë kaluar me namaz, ditën i ka marrë etja dhe kanë sakrifikuar edhe jetën e tyre për t’ia arritur. Kur e arritën synimin kryesor, u lumturuan jashtëzakonisht saqë i harruan hallet dhe vuajtjet e dynjasë. Kështu që kur ndonjëri prej tyre vritej në luftë dhe e ndiente që do të binte dëshmor në rrugë të Allahut, thoshte i gëzuar: “Për Zotin e Qabes kam fituar. Nesër do të takohem me të dashurit, Muhamedin dhe shokët e tij.

Ky është sahabiu i nderuar Rebia ibnu Ka’b El Eslemij (r.a). Ai ishte i varfër prej banorëve të Sufes që banonin në xhaminë e profetit a.s në vendin e quajtur Sufe, sepse ata nuk kishin ku të jetonin. Rebia i shërbente të dërguarit të Allahut në mënyrë të vazhdueshme dhe flinte gjumë tek pragu i derës së profetit a.s. Ai gjithmonë i sillte profetit a.s ujë për abdes e çdo gjë tjetër që i nevojitej. Ai vazhdoi në këtë gjendje, derisa profeti a.s. kaloi në shoqërinë e lartë (tek Zoti).

Profeti a.s e vuri re dëshirën e madhe që kishte për t’i shërbyer, prandaj dëshiroi që t’ia shpërblente me ndonjë gjë që do ta gëzonte dhe do t’ia lehtësonte sadopak varfërinë dhe e la këtë në dorë të Rebias për ta zgjedhur, prandaj i tha: “Kërko, çfarë ke nevojë apo dëshiron që ta kesh për vete”.

Ndoshta gjëja e parë që do të mendonte një njeri i varfër do të ishte të kishte para dhe shtëpi ku të jetonte. Por  Rebia kishte një dëshirë më të madhe dhe nuk e hodhi fare vështrimin tek të tjerat, prandaj pa hezituar dhe pa u menduar u përgjigj: “Dua të jem bashkë me ty në xhenet”. Ai nuk kërkoi që të hyjë vetëm në xhenet, por kërkoi më tepër, të ishte prej banorëve të Firdeusit të lartë për të qenë bashkë me të dërguarin e Allahut e mos të ndahej asnjëherë prej tij.

I dërguari i Allahut e pyeti përsëri: “A dëshiron gjë tjetër?” Një kërkesë më të vogël se kjo, sepse ajo që ai kërkonte arrihej vetëm me lodhje dhe përpjekje të mëdha e nuk ishte një çështje, që fitohej shpejt. Vetëm Allahu është Ai, i Cili ia dhuron këtë gradë atij që e meriton. Por Rebia këmbënguli në kërkesën e tij, që profeti a.s ta orientonte drejt arritjes së saj, sado e largët që të dukej rruga drejt saj. Për këtë arsye ai u përgjigj: “Jo vetëm kaq”, - për të treguar aspiratën e tij sado e largët apo e vyer të ishte përvetësimi i saj.

Këtu shohim mësimin edukues të profetit a.s për Rebian dhe për çdokënd, që ka dëshirën e tij të madhe. Profeti a.s. i tha: “Më premto që do të më ndihmosh duke falur sa më shumë namaz”. Me këtë po i thoshte se ai po e orientonte në më të mirën, në pastrimin e shpirtit dhe do të ndërmjetsonte për të tek Allahu i Lartësuar. Por edhe tai gjithashtu nga ana tjetër duhet ta ndihmonte që ta arrinte këtë mirësi, e të ngihej në grada, derisa ta fitosh këtë pozitë të lartë.

Kjo gjë arrihet duke falur sa më shumë namaze e të afrohesh tek Allahu duke e lutur Atë. Në çdo sexhde që bën për Zotin gjatë faljes së namazit afrohesh më shumë tek Ai, fiton dashurinë dhe kënaqësinë e Tij, sepse njeriu është më afër Zotit kur është në sexhde. Imam Muslimi transmeton nga Theubani i cili thotë: Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut të thotë: “Bëj sa më shumë sexhde. Sepse sa herë që bën sexhde për Allahun, Allahu do të ngrejë një gradë dhe do të falë një gabim”.

 

Përfitimet e nxjerra nga hadithi:

1- Rëndësia që i kishin dhënë sahabët botës tjetër, malli që kishin për xhenetin dhe dëshira për të hyrë në të.

2- Dashuria që kishin sahabët për profetin a.s dhe dëshira që kishin ata, që të ishin shoqërues të tij në këtë botë dhe shoqërues të tij në xhenet.

3- Nderimi që i ka bërë profeti a.s shokëve të tij. Të mirën që ata i bënin, ua shpërblente më tepër.

4- Adhurimet, e sidomos namazi, janë rruga e shpëtimit dhe sebep i fitimit të dashurisë së Allahut të Lartësuar.

5- Rëndësia e sexhdes gjatë namazit, motivimi për të bërë sa më shumë sexhde dhe përulësia në sexhde.

I dërguari i Allahut nuk ndërmjetson për askënd që ai të hyjë në xhenet, vetëm se me lejen dhe kënaqësinë e Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush mund të ndërmjetsojë tek Ai përveç atij që i ka dhënë leje”. Sure El Bekare: 255


[1] Transmeton imam Muslimi: 489

_ftnref1

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

29/09/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:57 06:2912:3815:5618:3519:56

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook