By: Vladimir Kera

ATA KËRKUAN “UDHËZIM”


Çfarë kërkuan banorët e shpellës kur u strehuan në shpellë ndërkohë që ishin përballë një gjendjeje të  vështirë, në ndjekje nga të pa drejtët...?

Ata i kërkuan Zotit “ udhëzim”. Nuk i kërkuan Atij as fitore, e as ngadhënjim.

Kur djelmoshat u strehuan në shpellë e thanë: "O Zoti ynë, na dhuro nga ana Jote mëshirë dhe na përgatit udhëzim të drejtë në tërë çështjen tonë!" (Kehf, 10)

إِذْ أَوَى الْفِتْيَةُ إِلَى الْكَهْفِ فَقَالُوا رَبَّنَا آتِنَا مِن لَّدُنكَ رَحْمَةً وَهَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

Ata kërkuan “ Udhëzim”.

Dhe çfarë kërkuan “xhindët” nga Zoti i tyre kur e dëgjuan kur’anin për herë të parë…?

Ata “xhindët”  kërkuan “ udhëzim” dhe thanë: “Thuaj: "Mua më është shpallur se një grup i vogël nga xhinët i vuri veshin dhe dëgjoi (Kur'anin) dhe (kur u kthyen te të vetët) thanë: "Ne kemi dëgjuar një Kur'an që mahnit *Që udhëzon në të vërtetën, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonë, kurrsesi nuk do t'ia shoqërojmë më askë".  (Xhin, 1-2)

قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآمَنَّا بِهِ ۖ وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا

Po ashtu, në versetin kur’anor ku Zoti thotë: “ E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (Bekare, 186)

وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ ۖ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ ۖ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

Pra “për të qenë ata drejt të udhëzuar”.

Atëhere lind pyetja: Çfarë është udhëzimi?

Udhëzim do të thotë: Të gjesh rrugën e drejtë, të gjesh të vërtetën dhe të ecësh sipas një metodologjie të saktë dhe të drejtë. Nësë Zoti të mundëson udhëzimin do të thotë se të ka dhuruar një mirësi të madhe. Po në këtë formë vjen edhe këshilla orientuese hyjnore, kur Zoti thotë: “E kur të harrosh, përmende Zotin tënd dhe thuaj: "Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim edhe më të afërt prej këtij (të as-habi kehfit)". (Kehf, 24)

وَاذْكُرْ رَبَّكَ إِذَا نَسِيتَ وَقُلْ عَسَىٰ أَنْ يَهْدِيَنِ رَبِّي لِأَقْرَبَ مِنْ هَٰذَا رَشَدًا

Me udhëzim shkurtohen fazat, zvogëlohen mundimet dhe sfidat për të arritur rezultatin dhe rezultatet janë gjithmonë në rritje. Kjo ndodh atëherë kur Zoti të jetë për ty ashtu siç Ai thotë në Kur’an : “Atë që e udhëzon All-llahu, ai vërtet është udhëzuar, e atë që e humb, ti nuk do të gjesh për të ndihmës që do ta udhëzonte.” (Kehf, 17)

مَنْ يَهْدِ اللَّهُ فَهُوَ الْمُهْتَدِ ۖ وَمَنْ يُضْلِلْ فَلَنْ تَجِدَ لَهُ وَلِيًّا مُرْشِدًا

Prandaj, kur Musai a.s. e takoi njeriun e mirë e të dijshëm “Hidrin” nuk kërkoi nga ai vetëm se një gjë: “Atij (Hidrit - njeriut të mirë e të dijshëm) Musai i tha: "A pranon të vijë me ty, që të më mësosh nga ajo që je i mësuar (i dhuruar) ti: dituri të drejtë e të vërtetë?" (Kehf,66)

قَالَ لَهُ مُوسَىٰ هَلْ أَتَّبِعُكَ عَلَىٰ أَنْ تُعَلِّمَنِ مِمَّا عُلِّمْتَ رُشْدًا

Pra, Musai a.s. kërkoi nga ai vetëm “udhëzim”. Konkluzioni është se nëse Zoti të mundëson ty shkaqet e udhëzimit, atëherë Zoti të ka mundësuar ty shkaqet e arritjes të suksesit në këtë botë dhe shpëtimin në botën tjetër. Prandaj lutemi : “ udhëzon në të vërtetën” (Xhin, 2)

هَيِّئْ لَنَا مِنْ أَمْرِنَا رَشَدًا

Amin!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook