Bashkë Kosovë-Shqipëri, i njëjti prefiks telefonik


PRISHTINË- Sa i takon fushës së telekomunikacionit, duket se shqiptarët më në fund do të shndërrohen në një shtet të vetëm. Qeveria e Kosovës është duke pritur nga Qeveria e Shqipërisë që të komunikojë me "Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit" për çështjen e prefiksit telefonik 355. 
Kështu ka deklaruar nga Kuvendi, ministri i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës Besim Beqaj, ministria e të cilit detyrohet nga Rezoluta e Kuvendit të Kosovës e gjashtë shtatorit të këtij viti, të zhvillojë negociata me Qeverinë shqiptare. Kosova në këtë mënyrë mund të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë. Sipas Beqajt, Qeveria e Kosovës ka formuar një komision që do të merret me këtë çështje. Kosova është e gatshme të marrë kodin e Shqipërisë, por tani i mbetet Tiranës zyrtare që të komunikojnë me "Unionin Ndërkombëtar të Telekomunikacionit", në mënyrë që ta arsyetojnë këtë. Duke iu drejtuar deputetëve të Kuvendit, Beqaj deklaroi: "I kam dërguar letër ministrit Pollo duke i bërë me dije që ne jemi 
të gatshëm që ta marrim kodin 355.
Konform bisedave që kemi pasur me të, ata e kanë obligim të komunikojnë me ITU-në dhe në letrën time i kam kërkuar që sa më shpejt 
të komunikojmë me të, sikurse ka bërë 'Monaco Telekom' më herët. Të arsyetojnë para ITU-së pse duhet të merret ky kod dhe cilat janë arsyet 
komerciale e ekonomike në funksion të marrjes së këtij kodi. Qeveria e Shqipërisë tani duhet të komunikojë me ITU-në dhe ata na kanë thënë se shumë shpejt do ta bëjnë këtë. Por cilat do të jenë hapat e tyre dhe sa shpejt do të ndodhë kjo… Për këto na duhet të komunikojmë me ta, mund të komunikoni edhe ju". Kosova ende përdor tri kode të huaja telefonike, të Serbisë, Monakos dhe Sllovenisë. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë Kosova do të mund të shfrytëzojë kodin telefonik të Shqipërisë 355, derisa të marrë kodin e vet shtetëror. 
(e.m/

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

18/12/2014
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:16 06:5611:4414:0016:2017:49

Urtësi

“...Dije biri im se ditët

i numërojnë orët,

ndërsa orët i numërojnë

frymëmarrjet.

Shpirti është si hambari.

Prandaj kujdesu që ai të mos humbë

dhe të mos mbledhë asgjë tjetër

përveç veprave të mira,

sepse në të kundërt në Ditën e Gjykimit

do të vish me hambar të zbrazët,

i penduar thellë”.

Abdurrahman ibn Xheuzi

Hutbe

Flash is required!

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook