Berisha përuron segmentin Levan-Damës: Ne ndërtojmë, PS bllokon


Kryeministri Berisha përuroi sot 38 kilometrat e para të superstradës Levan-Tepelenë, në segmentin Levan-Damës. Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së inaugurimit, kryeministri tha se përurimi i këtij segmenti është një ngjarje historike, veçanërisht për jugun e vendit.

Sipas kryeministrit, studimet më të besueshme të Bankës Botërore kanë faktuar se çdo dollar i investuar në asfaltimin e rrugës kthehet në një fitim prej 4.6-5 dollarë më shumë. 
“Rrugët janë punësim, sepse ato janë korridoret e energjisë së tregut. Vetëm lugina që qarkon kjo rrugë me prodhimet e saj mund të mbajë për një kohë të mirë tregun e Tiranës, por nxjerrja e prodhimeve në treg më parë ishte e pamundur, distanca që shkurton rruga është punësim, se cdo investitor që ka ndërmend të investojë jashtë Tirane përzgjedh qytete të tjera të jugut në të cilat arrin në një shpejtësi e transport shumë të mirë. Kjo është leva e Arkimedit për të nxjerrë njerëzit nga varfëria, për të bërë të vlefshme tokën e tyre, që të punojnë e të prodhojnë”- tha Berisha. 
Sipas kryeministrit, me ndërtimin e rrugëve dhe investimet për infrastrukturën moderne, qeveria ka shtruar themelet e një mandati të ardhshëm, ku Shqipëria do të kapë nivelet e vendeve të zhvilluara. 
"Sot ne jemi një vend që ecim me shpejtësi drejt nivelit të vendeve të zhvillura sepse zhvillimin tonë ne e bazojmë tek liria. Shqipëria renditet e 12-ta për sa i përket lirisë ekonomike. Kjo fton investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri", - tha Berisha. 
Superstrada Levan – Tepelenë është pjesë e Korridorit Veri – Jug me gjatësi totale prej 70 km dhe vlerë 70 milionë Euro. Ajo është ndarë në dy seksione: Levan –Damës dhe Damës – Memaliaj. Sa i takon segmentit të parë të kësaj superstrade, Levan-Damës, ajo ka një gjatësi prej 38 kilometrash dhe gjerësi 10.5 metra. Shpejtësia e lëvizjes në këtë segment varjon nga 80-100 km/h dhe vlera e këtij investimi është 42 milionë euro. 
Kjo superstradë përshkon rrethet Fier- Vlorë –Tepelenë. Vlen të theksohet se në këtë vepër janë ndërtuar 15 ura me gjatësi totale prej afro 500 m dhe 35 vepra të tjera hidraulike. 
Që nga dita e enjte segmenti rrugor Levan-Damës do të vihet në shfrytëzim të plotë për përdoruesit e automjeteve. Ajo përfaqëson një superstradë të standardit europian të rrugëve nacionale interurbane e cila shërben për tranzitimin e trafikut të njerëzve dhe mallrave përgjatë korridorit kombëtar Veri-Jug në kushte të sigurisë dhe komoditetit më të lartë. 
Vetëm ky segment prej 38 km shkurton kohën e përshkueshmërisë nga Fieri në Fratar me më shume se 30 minuta, por ajo që është më e rëndësishmja qëndron në faktin se alternativa e re që ofrohet nga ky segment është e pakrahasueshme nga pikëpamja e komoditetit dhe e sigurisë me atë ekzistuese, Fier-Patos-Ballsh-Fratar. 
Me vënien e plotë në shfrytëzim në fund të vjeshtës edhe të segmentit tjetër Damës-Memaliaj prej 25 km përfitimet në aspektin e vlerës së kohës (kursehet 1 orë), ndërsa përsa i përket sigurisë dhe amortizimit të mjeteve do të maksimizohen më tej 
(er.nu/BalkanWeb)

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook