By: Mevlad Çollaku

Besimi tek Allahu (xh.sh), pozita dhe rendesia e tij.


Besimi tek Allahu (xh.sh), pozita dhe rendesia e tij.

“Dije, se s’ka Zot tjeter pervec Allahut”

Besimi tek Allahu (xh.sh) eshte baza e gjithe fese dhe detyra e pare e cdo besimtari. Mbi kete besim ngrihet edhe besimi ne bazat e tjera te fese. Besimi ne bazat e tjera dhe ne deget e sunetet, ka vlere vetem pas besimit tek Allahu (xh.sh). Ai eshte baza e cdo pune dhe kusht per pranimin e saj. Prandaj sa here qe permenden bazat e besimit besimi tek Allahu permendet gjithmone i pari. Allahu i madheruar thote: “….por miresi e vertete eshte ajo e e atij qe i beson Allahut, dites se Gjykimit, engjejve, librit, pejgambereve….” El- Bekare 177.

“ O ju qe besuat, besoni vazhdimisht Allahun, te derguarin e Tij, librin qe i shpalli gradualisht te derguarit te Tij dhe librin qe pati zbritur me pare. Kush nuk i beson Allahut , engjejve te tij, librave te Tij dhe bote tjeter ai ka humbur teper larg” En-nisa 136.

Po ashtu thenja e profetit (a.s) kur po tregonte se c’eshte besimi: “ Te besosh Allahun, engjejte Tij, librat e Tij, te derguarit e Tij, boten tjeter dhe te besosh ne caktimin e Allahut te miren dhe te keqen”

Si te mos jete besimi tek Allahu baza e te gjitha puneve, kur Allahu eshte Ai, qe krijoi qiejt, token, engjejt, profetet dhe te te gjithe njerezit!? Ai i zbriti librat dhe Ai eshte sunduesi i dites se gjykimit.

E besimi tek Allahu ngrihet mbi nje dije te vertete ku Allahu thote: { Atehere dije, se nuk ka Zot tjeter pervec Allahut…} Muhamed- 19 dhe kjo ee mbeshtetur ne prova te qarta dhe te dukshme Allahu i madheruar thote: { Mos iu qas asaj, per te cilen nuk njohuri, sepse degjimi, shikimi dhe zemra per te gjitha keto ka pergjegjesi}  El- Isra: 36 { Thuaj veshtroni me vemendje c’ka ka ( nga argumentat) ne qiej e ne toke. Po argumentet dhe qortimet nuk i bejne dobi nje populli qe nuk beson} Junus-10

Burimet e njohjes se Allahut ( xh.sh)

Allahu i cili na urdheron qe ta njohim Ate, krijoi per ne edhe mjetet me te cilat mund ta marrim kete dije dhe na tregoi edhe burimet, nga te cilat mund te marrim dijen e vertete, argumentat dhe provat e ketij e besimit e keto burime jane:

1-      Argumentet e Allahut ne horizonte dhe ne veten tone.

Shenjat e cilesive te Allahut dhe treguesit e krijimit te Tij madheshtor jane te shperndara ne te gjitha anet e gjithesise. Cdo krijese ne te eshte dhe nje argument, qe deshmon per Krijuesin i cili e krijoi dhe persosi ate. Keto argument dhe prova jane te qarta per ate qe kane mendje, arsye dhe intilekt te shendoshe, at ate cilet duan te arrijne tek e verteta. Prandaj dhe Allahu (xh.sh) u drejtohet atyre dhe u thote: { Ne krijimin e qiejve e te  tokes, ne ndryshimin e nates dhe te dites, ka argument te qarta, per ata qe kane arsye dhe intelekt} Ali Imran:190

{ Ne do te jua bejme atyre te mundshme, qe te shohin argumentat tona ne horizonte dhe ne vetet e tyre, derisa t’u behet e qarte , se ai (Kurani) eshte i vertete} Fussilet-53

{ Po edhe ne vetet tuaja. A nuk jeni kah e shihni?} Edh- Dharijat- 21

 

 

2-      Mrekullite e profeteve dhe shpalljet e tyre (librat)

Allahu e ka perkrahur cdo profet, duke i dhene atij mrekulli te ndryshme, si dhe duke bere qe ne duart e tyre te ndodhin gjera te jashtezakonshme te cilat terheqin shikimet dhe zemrat  duke bere qe te zgjohen ndjenjat e bindjes dhe qendrueshmerise dhe te qetesohen shpirtrat e se keta jane profete dhe  te derguar te Allahut (xh.sh). Profeti (a.s) thote: Cdo profeti i jane dhene mrekulli te mjaftueshme, aq sa njerezit t’i besonin. Kurse ajo qe m’u dha mua ishte vahj (inspirim), te cilin Allahu ma frymezoi(inspiroi). Prandaj shpresoj qe ne diten e Kijametit te jem ai qe ka me shume pasues.’’ Prandaj dhe shpalljet qe u erdhen atyre nga Allahu xh.sh jane nje burim tjeter nga e cila njohim Allahun me cilesite e Tij, te cilat nuk i dime.

 

3-      Argumentet mendore

Mendja ka shume argumenta te prera, me te cilat gjykon per ceshtjet, te cilat i shfaqen dhe arrin t’u pergjigjet dilemave dhe  dyshimeve te kota. Kjo ndodh, pasi Allahu xh.sh e ka krijuar mendjen dhe e ka pajisur me disa aftesi me te cilat peshon dhe llogarit gjithcka qe arrin deri ne besim, duke larguaren te koten sic thote Allahu i madheruar: “ A mos ju krijuam nga hici, apo vete ata jane krijues?! A mos ata krijuan qiejt dhe token?! Jo, por ato nuk jane te bindur”. Et tur- 35-36 Allahu thote: “ Sikur te kishte (ne qiej e toke) zota pos Allahut, ato te dyja do te shkaterroheshin. Larg asaj,qe i pershkruajne, eshte Allahu, Zoti i arshit!” el-Enbija; 22.

Keshtu pra dhe argument mendore jane nje burim nga ku mund te nje njohim Allahun xh.sh si dhe argument per njerezit.

 

4-      Lutja dhe pergjigja ndaj saj.

Mes Allahut dhe roberve te Tij ka nje lidhje praktike, shenjat e te ciles shfaqen ne lutjet, qe i bejne atij besimtaret dhe nevojtaret dhe pergjigja qe Allahu u jep ketyre lutjeve. Allahu xh.sh thote:{ E kur roberit e Mi te pyesin per Mua, une jam afer, i pergjigjem lutjes kur lutesi me lutet, pra per qene ata drejt te udhezuar, le te me pergjigjen Mua dhe lete me besojne Mua} El-Bekare-186. Allahu u pergjigjet atyreve , qe pyesin per Te duke thene, se Ai eshte fer tyre dhe si deshmei per kete eshte se Ai i degjon lutjet dhe u pergjigjet atyre dhe ata vete i shohin shenjat e pergjigjes ndaj lutjeve te tyre. Profeti a.s e ka perfshire gjithe adhurimin te lutja, sepse ajo eshte drejtim ndaj Allahut, njohja e te drejtes se Tij per ta adhuruar, perseritja e beses per njesimin e Tij dhe largimi nga berja shok Atij. Profeti a.s ka thene: “ Lutja eshte vete adhurim”  e si e tille pergjigja e lutjes tregon per disa cilesite Allahut xh.sh dhe eshte nje burim per njohjen e Allahuxh.sh.

 

5-      Natyra e paster besimtare me te cilen Allahu xh.sh i krijoi njerezit.

Njeriun e shoqeron gjithmone nje ndnje e thelle dhe e natyrshme, se per te ekziston nje Kryjues. Kjo gje shfaqet sidomos, kur njeriu gjendet ne ndonje gjendje te veshtire apo ne ndonje rrezik, ku menjehere permend Zotin dhe kerkon ndihmen e Tij.

Allahu xh.sh thote: “E kur i mbulon ata ndonje vale si reja, i drejtohen Allahut sinqerisht me besim vetem ndaj Tij.” Pra nese Shpirti i njeriut do te lihet ne natyren e tij, ai do ta pranoje Allahun si Zot do ta doje dhe do ta adhuroje dhe nuk do ti beje Atij shok. Por ate e prish dhe devijon shejtani. Ne nje hadith Kudsij, Allahu i madheruar thote: “ Une i kam krijuar te gjithe roberit me natyre te paster besimtare, por atyre u erdhen shejtanet dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua bene te ndaluar ato gjera, qe Allahu i kishte lejuar per ta”. Kjo natyre besimtare, ndryshon nga ndikimi i prinderveqe mund te jene jobesimtare. Profeti a.s ka thene: “ Cdo foshnje lind me natyre te paster besimtare, jane prinderit ata qe e bejne cifut, te krishtere apo zjarrputist (adhurues zjarri).” Ne kete menyre edhe natyra e paster  njeriut eshte nje burim, per ta njohur Allahun xh.sh.

 

6-      Drita hyjnore qe Allahu u jep besimtareve.

Allahu, qe di gjithcka e hedh driten e besimit ne zemren e atij qe do vete dhe em urtesine e tij ndricon me te per ne rrugen e besimitdhe shton ate. Allahu i madheruar thote: “ Valle, a eshte ai, qe qe i vdekur, kurse ne e ngjallem dhe i dhame drite, me te cilen ecen mes njerezve, si ai qe ka mbetur ne erresire (i humbur ) dhe nuk mund te shpetoje nga ajo?! Ja keshtu (si ketij ne erresire) iu duket mire mohuesve aj, qe veprojne” En’am- 122. Po ashtu Allahu i madheruar thote: “Allahu udhezon kah drita e Vet, ate qe do Ai”. Nur-35

Shkenca e Besimit

Abdul Mexhid Ez -Zendani

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook