By: Prof.Dr.Ali Karadagi

Bitcoin-nga këndvështrimi Islam


Eksperti i çështjeve ekonomike islame, dhe njëherit sekretar i përgjithshëm i Unionit Botëror të dijetarëve Muslimanë, prof.Dr.Ali al-Qaradaghi (Karadagi), mban qëndrimin se nuk është e lejuar të bëhen transaksione dhe të të përdoret kriptovaluta e njohur “Bitcoin”, në formën dhe statusin e saj aktual. 

Në një intervistë për kanalin satelitor al-Jazeera të Katarit, prof.Qaradaghi tha se “Kriptovalutat sipas statusit aktual që kanë, nuk janë të lejuara që të prdoren në transaksione.” Ai shtoi se:”Ka mundësi që të ofrojmë tre zgjidhje që të mund t’i futim kriptovalutat në korniza të transaksioneve valide dhe të rregullta, me qëllim që mos të ndodhin humbje të mëdha, edhe atë: përmes formimit të një autoriteti referencë, fjala vjen, që shteti ta adoptojë si valutë sekondare, bile edhe primare; që ta adoptojnë nji grup bankash konvencionale dhe bankash islame, psh., si e adoptuan kreditkartën; si dhe mund të themelohet një kompani e madhe investuese e kriptovalutave.”
Më pas, në këtë intervistë, prof.Quradaghi shtoi se:”Bitcoin dhe kriptovalutat tjera, e kërcënojnë paqën e brendshme të njeriut, apo sigurinë e brendshme, bile më së paku, e kërcënojnë sigurinë ekonomike dhe sociale.” 
Prof.Quradaghi konsideron se:”Bitcoin nuk është valutë reale, ngase qëllimi i valutave është që të jenë ndërmjetëse këmbimi, rezervë e pasurisë, për kryerje të detyrimeve, etj. Kjo kriptovalutë nuk i plotëson këto kushte, ngase pas saj nuk qëndron një organ zyrtar.”
Sipas tij, vlera e kriptovalutave qëndron në vëllimin e këmbimit, dorëzimit dhe kontrabandës, e nuk mund të krahasohet me kartelat bankare, ngase kartelat janë në emër të një grupi kompanishë apo bankash.
Bitcoin është kriptovaluta më e njohur në botë. Eshtë monedhë plotësisht dixhitale pasi funksionon vetëm përmes internetit, e jo edhe në formë fizike. Është kriptovaluta e parë e decentralizuar dhe një sistem pagese në mbarë botën pa një bankë qendrore ose një administrator të vetëm. Pra, dallon nga valutat konvencionale.
Burimi: www.qaradaghi.com

Prej arabishtes:Bashkim Aliu

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/10/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:19 06:5112:3315:3218:0219:24

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook