Bora mbulon kampet e refugjatëve sirianë.


Moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës kanë shkaktuar vështirësi të mëdha për refugjatët dhe të pastrehët sirianë. Prej mëse dy javësh në zonat në veri të Sirisë dhe të Libanit reshjet e shiut dhe borës kanë qenë të dendura, si pasojë janë përmbytur dhe shkatërruar disa kampe refugjatësh. Kriza më e madhe po përjetohet në territorin e Libanit në zonën që njihet me emrin Arsalan. I gjithë kampi i mbuluar me borë, mangësi në ushqime dhe ilaçe ka shkaktuar edhe viktima.

Fondacioni i Katarit ka filluar një fushatë mbledhje të ndihmave  nën moton “Shpëtoni Arsalanin”. Qëllimi i fondacionit është mbledhja e 5.5 milion dollarëve ndihma për përmbushjen e nevojave kryesore si, ushqime, ilaçe, çadra dhe mjete shëndetsore. Qëllimi kryesor përmbushja e nevojave të refugjatëve në këto zona.

Vetëm javën e shkuar Fondacioni i Katarit ka arritur tu vijë në ndihmë rreth 17 mijë refugjatëve. Projekti i ndihmës përfshin edhe kampet në Jordani dhe brenda territorit të Sirisë dhe llogaritet që të përfitojnë nga ky projekt ndihme afërsisht 2 milion refugjatë.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

18/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:16 05:1712:5416:5020:1822:05

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook