By: Doktor Mahmud Muhamed Imareh

Burri dhe gruaja partnerë të njëri-tjetrit


Pozita e gruas në mesin e arabëve në periudhën e xhahilijes nuk është më komode se pozita e motrës së saj në Perëndim. Pasiqë lajmi i ardhjes së saj në jetë konsiderohej si kob në mesin e tyre, ashtu sikurse na njofton Allahu i Madhëruar në Kuranin Fisnik: “Dhe kur ndonjëri prej tyre merr lajmin se i lindi një vajzë, fytyra i nxihet dhe i mbushet me mjerim. Ai fshihet nga njerëzit për shkak të lajmit të keq që mori dhe s’di: a ta mbajë këtë fëmijë, pavarësisht poshtërimit, apo ta varrosë në dhe’. Ah! Sa mbrapsht gjykojnë ata.”[1]

Urrejtja që kishte bedeuini për gjininë femërore zë fill tek frika që ai kishte se mos i cënohej krenaria, sedra e sëmurë që e çoi deri aty saqë ta varroste atë për së gjalli.

Teksa shfletojmë faqet e Kuranit dhe lexojmë historinë e Ademit (a.s) dhe bashkëshortes së tij, Havasë do të lexojmë disa të Vërteta (të pakundërshtueshme), të cilat refuzojnë haptazi të gjithë zërat e rremë të cilat janë thënë rreth saj..për ta vendosur atë në pozitën që i takon si partnere e përbashkët me burrin për të ngritur civilizimin dhe të ardhmen.

Allahu i Madhëruar thotë:”Pastaj thamë: O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë  kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim.”[2]

“Ne thamë: O Adem, jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni, por mos iu afroni kësaj peme, se ndryshe do të bëheni të padrejtë. Shejtani i shtyu të gabojnë e i nxori nga lumturia ku ishin…”[3]

“Dhe ai i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme..”[4]

“Por djalli e cyti: O Adem, a do të të tregoj për pemën e përjetësisë dhe të një mbretërimi që nuk zhduket. Kështu ata të dy (Ademi dhe Havaja), hëngrën nga ajo pemë e u ndërgjegjësuan për lakuriqësinë e tyre, prandaj nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit. Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, kështu që devijoi (nga rruga e vërtetë)..”[5]

Teksa lexojmë këto ajete kuranore, ne gjendemi para një sërë të Vërtetash:

E Vërteta e Parë: Shejtani ishte armiku i të dyve së bashku, Ademit (a.s) dhe Havasë. Sepse ai (shejtani) u përpoq që t’i nxirrte që të dy nga Xheneti.

E Vërteta e Dytë: Realisht, dredhia dhe kurthi i tij, pati sukses sepse ai i nxori që të dy nga Xheneti.

E Vërteta e Tretë: Shejtani (në fillim) i nxiti dhe i cyti që të dy.

E Vërteta e Katërt: Allahu i Madhëruar i urdhëroi dhe i ndaloi që të dy dhe ata të dy mbajnë përgjegjësi të plotë: Allahu i Madhëruar i urdhëroi që të dy që të jetonin së bashku në Xhenet dhe që të hanin nga frutat e Xhenetit, ashtu sikurse i ndaloi që t’i afroheshin pemës dhe mos ta dëgjonin shejtanin.

E Vërteta e Pestë: Allahu i Madhëruar ua ka tërhequr vërejtjen të gjithë bijve të Ademit (a.s) që mos të bien në të njëjtin gabim që ranë Ademi (a.s) dhe Havaja. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë djalli është armik për ju, andaj vështrojeni si armik. Ai vetëm i josh ithtarët e vet, që të bëhen shokë të zjarrit të përflakur.”[6]

Kështu pra, mbi bazë të këtyre të Vërtetave Kuranore duhet të jetë këndvështrimi dhe perceptimi ynë për  gjininë femërore, gjini të cilën idelogji, e civilizime nga më të ndryshmet i kanë bërë padrejtësi përgjatë gjithë historisë njerëzore.



[1] - Sure En Nahl: 57-58.

[2] - Sure Taha: 117.

[3] - Sure El Bekare: 35-36.

[4] - Sure El A’raf: 22.

[5] - Sure Taha: 120-121.

[6] - Sure Fatir: 6

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

01/07/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
02:5705:0612:5116:5020:2422:18

Hadithe

Transmetohet nga

Ebu Hurejra radijAllahu anhu se:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu

alejhi ue sel-lem ka thënë:

Umra nga umra janë fshirje

për mëkatet që bëhen midis tyre,

ndërsa haxhi i pranuar nuk

ka shperblim tjetër për të

veç xhenetit.”

Buhariu (1773) dhe

Muslimi (1349)

 


Haxhi 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook