By: Muhamed Muteueli Esh Sharavi

Burri dhe gruaja plotësues të njëri-tjetrit


Njerëzit mendojnë se burri dhe gruaja janë të krijuar si të kundërt nga njëri-tjetri. Mirëpo ky mendim nuk është i saktë, sepse ata janë krijuar për të plotësuar njëri-tjetrin. Kurse përsa i përket faktit se ata janë ndryshe nga njëri-tjetri (në konstrukt) është çështje esenciale e krijimit nga Allahu i Madhëruar.

Në një ajet kuranor, Allahu i Madhëruar thotë: “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkrepëtin! Pasha Atë që krijoi mashkullin dhe femrën. Vërtet, sjellja juaj është e llojllojtë.”[1]

Nëpërmjet këtij ajeti kuranor, Allahu i Madhëruar dëshiron që të na tregojë raportin midis mashkullit dhe femrës, duke vënë theksin tek shembulli i natës dhe ditës.

Nata dhe dita janë dy fenomene natyrore që në zanafillë janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Dita dallon ngase ka dritë, gjatë saj ka gjallëri në punë e prej saj përfitohen të mira materiale. Kurse nata dallon ngase ka errësirë dhe gjatë saj krijesat pushojnë dhe flejnë. Është i vërtetë fakti se nata dhe dita ndryshojnë nga njëra – tjera në lidhje me funksionin për të cilin janë krijuar, por ato të dyja nuk janë si të kundërta me njëra-tjetrën. Përkundrazi ato të dyja plotësojnë njëra-tjetrën.

Në qoftë se Allahu i Madhëruar do ta kishte krijuar ditën që të ishte e përhershme, njerëzit do të ishin në një situatë të atillë që do të punonin pa ndërperje dhe si rrjedhojë nuk do ta gjenin qetësinë e nevojshme dhe fizike për të cilën kanë nevojë. Po ashtu në një situatë më të vështirë, njeriu do të gjendej nëse nata do të ishte e përhershme. Imagjinoni sa e rëndë do të ishte gjenda jonë në këtë rast, sepse njeriut do t’i lipsej që ta kërkonte riskun vetëm natën. Alllahu i Madhëruar thotë: “Thuaj: Sikur Allahu ta bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, ç’mendoni cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?! A nuk merrni vesh? Thuaj: Më tregoni, nëse Allahu ua bën ditën të vazhdueshme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sjellë natë që të pushoni në të?! A nuk e shihni se po gaboni?”[2]

Kështu pra, njeriu nuk mund të punojë vetëm ditën (nëse ajo është e përhershme) nëse ai nuk pushon gjatë natës. E kush punon ditën dhe natën pa ndërprerje është i destinuar që të shkatërrohet, sepse do i duhet që të flejë gjumë për të marrë veten. Gjatë natës, kur njeriu fle, gjumi i jep trupin qetësinë dhe pushimin e nevojshëm. Madje kërkimet shkencore kanë vërtetuar se gjumi gjatë natës është më reklasues për trupin e njeriut sesa gjumi gjatë ditës. Askush nuk mund të dalë e të thotë (pretendojë) se dita dhe nata kundërshtojnë njëra-tjetrën, përkundrazi ato plotësojnë dhe kompletojnë njëra-tjetrën, sepse ato nuk mund të bëjnë pa njëra-tjetrën. Po kështu edhe mashkulli me femrën nuk kundërshtojnë njëri-tjetrin, por pëkundrazi plotësojnë njëri-tjetrin.

Roli i mashkullit është që të sigurojë kushtet e nevojshme për jetesë për veten, bashkëshorten dhe fëmijët. Ndryshe nga roli i gruas që është e lidhur me kujdesin për shtëpinë, lindjen e fëmijëve, rritjen dhe edukimin e tyre. Gjithashtu, gruaja i ofron bashkëshortit të saj qetësinë dhe prehjen e duhur pasiqë ai kthehet i lodhur dhe i rraskapitur nga puna. Ajo e pret atë me buzëqeshje dhe e rregulluar. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nga faktet e (krijimit) të Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek to dhe midis jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.”[3]

Allahu i Madhëruar i ka caktuar mashkullit dhe femrës role të ndryshme në jetë, kështu që ata të plotësojnë njëri-tjetrin dhe jo ta kundërshtojnë. Mashkullit nuk i është ngarkuar si detyrë që të merret me punët e shtëpisë, apo të lindë fëmijë, t’i rrisë e t’i edukojë ato ashtu sikurse bën femra. Po ashtu edhe femrës nuk i është ngarkuar si detyrë që të sigurojë mjetet e nevojshme për jetesë ashtu sikurse bën mashkulli.

Ky është ligji i Allahut tek njerëzit, pavarësisht faktit se ata janë apo nuk janë besimtarë. Zbatimi me përpikmëri i rolit për të cilin është ngarkuar të kryejë secili prej dy gjinive, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrave të rendit në Tokë, sakaq çdo përjashtim nga kjo sjell anarki, fatkeqësi dhe probleme.

               

               

               

               



[1] - Sure Lejl: 1-4.

[2] - Sure Kasas: 71-72.

[3] - Sure Rum: 21.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook