Çdo gjë ka çmimin e vet


Fillimisht kërkoj të më justifikoni pasi kam frikë se do e zgjas duke paraqitur problemin tim. Kur isha katërmbëdhjetë vjeçe më vdiq babai dhe që atëherë jam punësuar tek një farmaci. Tashmë jam nëntëmbëdhjetë vjeçe dhe studioj për menaxhim biznes.

Gjatë kohës që isha në vit të tretë në shkollë të mesme, pranë farmacisë ku punoja jetonte një burrë i martuar. Një ditë, ai më tha se kishte një vend pune për mua, më të mirë sesa të qëndroja në këmbë gjithë ditën. Kur e pyeta mbi vendin e punës, ai më tha:”Më jep nr e telefonit dhe do të tregoj.” Dhe unë ia dhashë numrin. Më pas, ai më telefonoi dhe më tha se do të merrja disa trajnime fillimisht, mandej do të punësohesha në kompaninë ku ishte punësuar dhe ai vetë. Ai më tha se ishte mirë të takoheshim dhe ashtu ndodhi. Pasi u takuam, bëmë një shëtitje, ku filloi të më rrëfejë mbi marrëdhëniet me të shoqen, xhelozinë e saj, gjë e cila e shqetësonte- siç më tha. Unë i thashë:”Zoti e drejtoftë.” Ai më tha se kishte një fëmijë me të shoqen dhe se ajo ishte shtatzënë në muajin e dytë. Ai më tha që ta konsideroja si një vëlla dhe unë ia ktheva se kjo ishte nder për mua. Pastaj ramë dakord që unë të merrja pjesë në trajnimet që ofronte kompania, duke hequr dorë kështu nga qëndrimi në këmbë në farmaci dhe kthimi vonë në familje.

Herën tjetër kur dolëm shëtitje, ai më tha se më dashuronte që nga koha kur punoja në farmaci dhe se i pëlqeja shumë, pasi isha një vajzë e kulturuar dhe e respektuar, të cilën e dëshironte çdo burrë. Ai më tha se do mbetej i kënaqur nëse do të pranoja të martohesha me të, se nuk do më zemëronte qoftë dhe një ditë për shkak se më donte shumë. Në fakt, dhe unë u lidha pas tij dhe e doja me gjithë shpirt. Pasi fillova dhe punë në kompaninë e tij, shkoja dhe kthehesha nga puna me makinën e tij, të cilën ia kishte dhënë kompania. Ditët që kemi qëndruar bashkë kanë qenë ditët më të lumtura të jetës tonë. Por kur nëna dhe vëllezërit e tij dëgjuan për lidhjen tonë, gati sa nuk e bënë problem dhe në familjen time. Por ai më mori në mbrojtje dhe të dy i hodhëm poshtë pretendimet e tyre. Nga ana tjetër, ai më thoshte se me të përfunduar studimet, do të martohemi menjëherë, për vetë faktin se unë e pata refuzuar idenë e martesës ndërkohë që vazhdoja studimet.

Një ditë vajta tek motra e tij dhe e binda se mes nesh nuk kishte asgjë të dyshimtë, ashtu siç binda dhe nënën e vëllezërit e tij. Kjo, pasi e kishin kritikuar dhe qortuar kushedi sa herë. Ai u tregoi dhe disa foto që i kishte bërë me një vajzë tjetër, për tu hedhur hi syve. Megjithatë, ata ishin të sigurt se ai më dashuronte, pasi herë pas here u fliste për mua. Por fakti që ai kishte dalë në fotografi me një vajzë tjetër filloi të më shqetësojë. Ai më kishte tradhtuar me një tjetër dhe fillimisht refuzoja ti flas. Ai më thoshte se e kishte bërë këtë për mua dhe për shkak se e doja si e marrë, e fala.

Lidhja jonë vazhdonte dhe ne shkonim e vinim bashkë nga puna. Një herë erdhi në shtëpinë time dhe unë i thashë nënës se është thjesht një vëlla dhe mik, asgjë më tepër. Herë pas here ai i telefononte motrës time, madje për ditëlindje i solli dhe një dhuratë. Mandej dhuratat filluan të shpeshtohen për çdo rast. Kurse mua më blinte rroba dhe dhurata të ndryshme. Ndërkohë, e shoqja e tij lindi dhe unë i thashë:”nëse dëshiron të qëndrosh me gruan dhe fëmijët e tu dhe të ndahemi, unë jam dakord.” Por edhe pse i kishte lindur fëmija i dytë, trajtimi dhe komunikimi i tij me mua nuk ndryshoi fare, madje, dashuria iu shtua edhe më shumë. Edhe unë e doja shumë, saqë e kisha të vështirë të kalojë një ditë pa e parë dhe pa u takuar. Nëse nuk takoheshim, patjetër duhej të flisnim në chat dhe ta shihnim njëri-tjetrin me video kamer. Periudha më e gjatë kur i kemi mbajtur mëri njëri-tjetrit ka qenë dy ditë, të cilat ishin të vështira dhe tepër të lodhshme për mua. Me kalimin e kohës, edhe nëna e tij dhe vëllezërit filluan të më duan, por nuk dinin gjë që ai më dashuronte. Ai bëhej objekt bisedash edhe në familjen time. Tashmë e kam shumë të vështirë të ndahem prej tij dhe ta harroj. Çfarë duhet të bëj? Ju lutem më jepni një këshillë!”

 

Përgjigje:

Linja që duhet ndjekur në jetë është tepër e qartë dhe ndjekja e kësaj linje është një faktor i rëndësishëm i qetësisë shpirtërore. Por kur ne e injorojmë këtë linjë, duke kërkuar një alternativë tjetër, lodhemi dhe stresohemi. Në fakt, çdo devijim nga linja, fillimisht na duket si interesant, madje duket edhe sikur na fal kënaqësi fillimisht, por shumë shpejt na kaplon lodhja dhe dëshpërimi. Pikërisht kjo ka ngjarë me rastin tuaj.

Është parim dhe ligj i jetës që s’mund të ketë vëllazëri dhe miqësi mes një mashkulli dhe një femre, aq më tepër kur ai i ka shprehur simpatinë dhe ka treguar interes për të. Ashtu siç është ligj që zgjidhja e simpatisë dhe pëlqimit, është martesa. Justifikimi yt se nuk mund të martohesh gjatë studimeve universitare është thjesht një zvarritje dhe një orvatje për të përfituar sa më shumë nga burri në fjalë, nga zemërgjerësia e tij, e shprehur në dhurata të majme. E kjo, vjen si rrjedhojë se ti nuk je e bindur se mund ta shohësh si bashkëshort. Kështu, mendon se mund të përftosh prej tij sa më shumë pa ofruar në këmbim asgjë. Por në fakt, të jesh e sigurt se çdo gjë ka çmimin e saj. Kundrejt pranisë së një të huaji në jetën tënde, po paguan një çmim jo të lehtë, stresi, dëshpërimi, frika etj… por kjo nuk do të përfundojë me kaq, pasi shumë shpejt do të humbasësh dhe emrin tënd. Prandaj, pyete veten nëse për përfitimet që merr, ia vlen të humbasësh kaq shumë. Vetëm ti e ke në dorë të vendosësh cilën linjë do të ndjekësh në të ardhmen.

Fjalët e tua të hedhura në këtë letër, më lanë të kuptoj se kam të bëj me një vajzë me natyrë akoma të pastër dhe të papërlyer. Prandaj, unë të këshilloj që ta ruash nderin dhe dinjitetin tënd, duke marrë vendimin e duhur: ose ndërpriti dhe jepu fund marrëdhënieve me këtë njeri një herë e mirë, ose vendosi në kuadrin fetar dhe social të duhur. E lus zoti të ruajë ty dhe të gjithë vajzat nga tundimet e shejtanit, njerëz qofshin apo xhinde, të cilët e zbukurojnë të ligën!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/01/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:18 06:5512:0014:3016:5318:19

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook