Dënohen dy ish-liderë të Khmerëve të Kuq: genocid dhe ndaj muslimanëve “çam” të Kamboxhias


Një gjykatë për krime lufte në Kamboxhia gjatë regjimit gjakatar të Khmerëve të Kuq, vendosi të dënojë dy prej udhëheqësve komunistë të mbijetuar të atij regjimi, Nuon Chea, 92 vjeç dhe Khieu Samphan, 87 vjeç.

Ata u akuzuan për gjenocid gjatë mbretërimit të tyre në terrorin e viteve 1975 deri 1979, duke u ngarkuar me përgjegjësinë penale për vdekjen e  rreth 1.7 milionë kamboxhianëve, mes tyre popullsi me etni vietnameze, si dhe një pakicë muslimane e quajtur për koiçidencë si Cham – pra Çam. Dyshja ish-komuniste do qëndojnë në burg sa të ketë frymën.

Krimet e Khmerëve të Kuq nisën kur ata  donin të arrinin një utopi agrare duke zbrazur qytete për të krijuar komunitete të mëdha rurale. Në vend të kësaj, politikat e tyre radikale çuan në atë që quhet “auto-genocid” përmes urisë, punës së detyruar jashtë orarit dhe ekzekutimit.

Lah Sath, një 72-vjeçar, anëtar i popullsisë muslimane Cham nga provinca lindore e Kampong Cham, solli gruan e tij dhe katër nipër për të ndjekur vendimin e dënimit. Ai tha se ai shpesh dëgjonte njerëzit që të flisin për procesin gjyqësor, e ndonjëherë dhe e shikonte atë në TV, por ai vendosi se ishte koha për ta parë atë me sytë e tij.

Ai tha se nën regjimin Khmer, popullsia Cham u trajtua si armike e popullit dhe u shfrytëzua pa mëshirë.

Lah Sath tha se Khmerët ia vranë vëllanë i tij, sepse gjykuan se ai nuk po e trajtonte mirë lopën.

Megjithatë, pati dhe shumë ankesa mbi gjykimin, të trajtuar edhe si tejet selektiv. Kjo pasi kryeministri Hun Sen vendosi të mos lejojë gjykime të tjera, duke argumentuar se kjo do të shkaktonte paqëndrueshmëri.

Por Hun Sen ka qenë një ish-komandant Khmer, cili dezertoi dhe më vonë i ngjit në pushtet pas rënies së regjimit famëkeq.

Theary Seng, një avokat për të drejtat e njeriut dhe që u mbijetoi Khmerëve të Kuq, tha se e mirëpret vendimin, por se drejtësia nuk mund të vihet në vend kur dënohen dy a tri njerëz për 40 vite krime.

“Drejtësia është aq selektive dhe kjo është pjesë e problemit me këtë gjykatë që nga fillimi. Të gjykosh dy liderë të Khmerëve të Kuq, ndërsa mijëra të tjerë kanë larë duart me gjak, kjo është e pakuptueshme për këdo në botë dhe sidomos për viktimat. Kryeministri ynë është një ish-anëtar i Khmerëve të Kuq, kështu që ai ka çdo arsye për të ndërhyrë në punën e gjykatës”, tha avokati.

Gjykimi përfshiu dhe ngjarjet e katër viteve nga regjimi i Pol Potit, udhëheqës i Khmerëve të Kuq.

Pol Poti, i cili u arratis në xhungël pas pushtimit të Vietnamit, u kap më vonë nga një grup renegat Khmer. Ai vdiq nga një problem në zemër. 

/tesheshi.com/

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/12/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
05:14 06:5411:4213:5816:1817:47

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook