Dhënia e zekatit duke shtruar iftar


Pyetje: A lejohet që të japësh zekatin duke shtruar iftar për agjëruesit?

Përgjigja: Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s)

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje,  e shohim me vend që të krijojmë një panoramë të qartë të çështjes në dy aspekte: kujt i jepet zekati dhe shtrimi i iftarit

Aspekti i parë: Allahu e ka bërë obligim dhënien e zekatit për atë besimtar/e, të lirë (jo skllav) që ka mbushur moshën e pjekurisë, që gëzon shëndet mendor dhe ka plotësuar kuotën (nisabin) e pasurisë së përcaktuar nga sheriati. Gjithashtu duhet plotësohet edhe një vit i plotë sipas kalendarit hënor. Zekati mund të jepet në çfarëdo lloj kohe, por më e pëlqyeshme është që të jepet në muajin e Ramazanit. Prandaj, në shumicën e rasteve, vërejmë se pjesa më e madhe e besimtarëve që e japin zekatin, nxitojnë që ta japin atë në muajin e Ramazanit. Po kujt duhet t’i jepet zekati? Kategoritë se kujt i jepet zekati janë tetë, të përcaktuar nga Allahu i Madhëruar në ajetin kuranor: “Lëmosha e zekatit është vetëm për të varfërit, për nevojtarët, për ata që janë të ngarkuar me mbledhjen dhe administrimin e tij, për ata të cilëve u duhet fituar zemra (në Islam), për lirimin e skllevërve, për të rënduarit nga borxhet, për luftëtarët (në rrugën e Allahut) dhe për udhëtarët e mbetur rrugëve. Këto janë detyrat e vëna prej Allahut.”[1] Po ashtu Profeti (a.s) kur e dërgoi Muadhin (r.a) në Jemen, i tha: “Ftoji njerëzit të dëshmojnë se nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguar i Allahut. Në qoftë se të binden për këtë, atëherë bëhu të qartë se Allahu u ka detyruar atyre faljen e namazit pesë herë në ditë. Dhe në qoftë se të binden edhe për këtë, atëherë njoftoju se Allahu u ka bërë atyre detyrim të paguajnë detyrimin nga pasuria e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre.”[2] Pra zekati është obligim që t’i jepet të varfërve dhe nevojtarëve dhe gjashtë kategorive të tjera.

      
Aspekti i dytë: Allahu i Madhëruar i ka përshkruar robërit e tij besimtarë punëdrejtë se “Ata i ushqejnë të varfërit, jetimët dhe të zënët rob edhe pse vetë janë nevojtarë, duke thënë: ne ju ushqejmë vetëm për hir të Zotit. Për këtë nuk duam as shpërblim e as falenderim”[3] Koha se kur besimtarët i ushqejnë të varfërit dhe jetimët nuk është e përcaktuar, çka nënkupton se  ata i ushqejnë të varfërit dhe jetimët në çdo kohë, si gjatë Ramazanit, po ashtu edhe jashtë tij, megjithëse gjatë Ramazanit ka më tepër shpërblim. Profeti (a.s) ka thënë: “Kush i jep në kohën e iftarit për të ngrënë (apo për të pirë) një agjëruesi, atëherë ai ka të njëjtin shpërblim si agjëruesi, të cilit nuk i pakësohet asgjë ngë shpërblimi i vet.”[4] Në këtë kontekst vlen të përmendim se në iftarin që dikush shtron është thirrur njeriu i varfër, por edhe ai njeri që nuk është i varfër, i cili i ka plotësuar nevojat e përditshme.

Kështu që duke u bazuar nga sa kemi cituar më lart, themi se: lejohet dhënia e zekatit duke shtruar një iftar, apo disa iftare me kusht që personat e thirrur të jenë të varfër, apo të përfshihen në një nga tetë kategoritë e përmendura në Kuran. Dhe absolutisht nuk lejohet nëse në iftarin që shtrohet thirren njerëz që nuk bëjnë pjesë në një nga këto kategori.

Allahu e di më mirë.

               

 



[1] - Sure Et teube: 60.

[2] - Buhariu (1395) dhe Muslimi (19).

[3] - Sure El kijame 8 – 9.

[4] - Et Tirmidhi (807). Hadithi është Sahih.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook