By: Sejid Kutubi

Dhuroju njerëzve dashuri të sinqertë


Nëse do të shikonim anën e mirë tek shpirti i njerëzve do të gjenim një thesar në çdo zemër. Një gjë të tillë, në pamje të parë nuk e vëren dot..

E kam provuar këtë.. me shumë njerëz e kam provuar. Madje edhe me ata që na duken shumë të këqinj me vështrimin e parë. Provo t’i afrosh ata, të mos t’ua zësh me të madhe gabimet dhe budallallëqet e tyre. Dhuroju pak interesim dhe dashuri të sinqertë, të pashtirur..jeto pak me hallet e tyre!

Atëherë do ta shohësh bërthamën e zemrës së tyre të bardhë. Atëherë do të të dhurojnë dashurinë e tyre, zemrën do të ta sjellin në dorë e do të të besojnë. Atëherë ti mos i zhgënje kurrë! Pak sinqeritet dhurove, pak dashuri, pak interesim të pastër e të dhanë zemrën e tyre, shpirtin..

E keqja nuk është e thellë tek ta. Në fakt nuk është pjesë natyrale tek njeriu. Nuk është aq e madhe sa na duket ndonjëherë. Ajo është një koracë që njerëzit mbulojnë zemrën e tyre nga sfidat dhe përballjet e jetës, thjesht për të mbijetuar. Por në fakt, nuk janë aq të këqinj. Kur ata ndjehen të sigurtë me ty, kur të duan, kur të besojnë, e para teje hapin guackën ku shfaqet perla e zemrës së tyre. Por duhet ta meritosh këtë perlë. Këtë jo të gjithë e bëjnë. Duhet të mos e zhgënjesh njeriun që të hapi zemrën. Duhet ta vlerësosh aktin e dhurimit të zemrës së tij. Dhuroja edhe ti zemrën tënde. Duaje edhe ti, vuaj me vuajtjen e tij, qaj me lotët e tij, gëzohu me gëzimin e tij dhe fali gabimet e tij. Bëje këtë dhe kështu do të lësh gjurmë në jetën e tij.

E kam provuar këtë, nuk flas në ajër, e të gjitha këto nuk janë ëndrra. Është realiteti i përditshëm dhe është ai që shumë nga ne e kalojnë pa e vënë re.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook