DIALOGU I SHEH SHA’RAUIT ME NJË ORIENTALIST
Tregon Sheh Sha’raui, kur isha në San Françisko më pyeti një orientalist.
- A me të vërtetë çdo gjë që gjendet në Kuranin tuaj është e vërtetë?
- Patjetër që po, iu përgjigja.
Atëhërë më pyeti:
- Përse jobesimtarët po mbizotërojnë ndaj jush, megjithëse Kurani thotë: “ All-llahu kurrsesi nuk iu mëndëson jobesimtarëve mbizotërim të plotë mbi besimtarët.” Nisa 141.
Iu përgjigja:
- kjo sepse ne jemi musliman dhe jo besimtar (mu’minin).
- E cili është dallimi ndërmjet muslimanit dhe besimtarit ,(Muslim-Mu’min) më pyeti.
- Muslimanët i kryejnë të gjitha kushtet e islamit sot, me namaz, agjërim, zekat, haxh, mirëpo ato janë në mjerim të plotë, iu përgjigja unë thotë Sheh Sha’raui.
- Ata janë në mjerim shkencor, ekonomik, shoqëror, ushtarak, etj. Lind pyetja po pse gjith ky mjerim dhe perishanllëk? Thohet në Kuran: “Beduinët thanë: "Ne kemi besuar!" Thuaj: "Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se All-llahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues".”Huxhurat 14.
Ai më pyeti:
- Atëherë pse muslimanët janë në mjerim?
- Ta ka spjeguar këtë Kurani Famëlartë, i thashë unë. Sepse muslimanët nuk kanë arritur në lartësinë e duhur të imanit që të quhen besimtarë (mu’minin). Le të meditojmë pak, nëse do të ishin besimtarë siç duhet do ti kishte ndihmuar Allahu. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.xh. : “ Obligimi yni është të ndihmojmë besimtarët”. Rum 47.
- Nëse do të ishin besimtarë siç duhet , Allahu nuk do ti kishte lënë në këtë gjendje të mjerueshme. Argument për këtë është fjala e Allahut xh.xh. : “All-llahu nuk është që t'i lë besimtarët ashtu siç jeni ju (jobesimtarët) ........”. Ali İmran 179
- Nëse do të ishin besimtarë siç duhet, Allahu xh.xh. do të ishte me ta në çdo pozitë. Duke u argumentuar me fjalën e Allahut xh.xh. “.........me të vërtetë Allahu është me besimtarët”. Enfal 19.
- Mirëpo ata kanë mbetur në nivelin e islamit dhe nuk kanë kaluar në nivelin e imanit që të quhen (mu’minin) besimtarë. Allahu xh.xh. thotë: “ ........ dhe shumica prej tyre nuk janë besimtarë”. Esh-shuara 8.
- Atëherë lind pyetja, kush janë besimtarët? Përgjigjen e marrim nga Kurani Famëlartë. “Ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqijat, edhe përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët.”. Teube 112.
Duhet të dimë se Allahu xh.xh. e ka gërshetuar çështjen e fitores, dominimit, mbizotërimit dhe të përparimit me gjendjen e besimtarëve (mu’minin) dhe jo të muslimanëve (muslimin)
... duke ju përshëndetur me selame dhe dua.
Shenim: Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.