By: Behar Kaçeli

Dijetarët me origjinë shqiptare në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane.


Dijetarët me origjinë shqiptare në periudhën e fundit të Perandorisë Osmane.

Me instalimin e sundimit osman në Shqipëri, u morën masa edhe për organizimin e arsimit dhe të administratës. Në bazë të këtyre institucioneve arsimore kultivoheshin edhe kuadrot e administratës, sidomos në aparatin e drejtësë kadilerë, naiblerë, vekil-lerë, mytevel-lilerë, etj.

İnstitucionet arsimore në Perandorinë Osmane kanë qënë të lidhura ngushtë me objektin e kultit, pra kudo që ka pasur xhami njëkohësisht ajo ka shërbyer edhe si mektep, shkollë fillore për fëmijët e lagjes. Në çdo qytet apo lagje banimi më e pakta ka pasur një xhami që ka kryer edhe këtë funksion, ndërsa në qytetet e mëdha ka pasur edhe medrese, që në atë kohë konsiderohesh si arsim i lartë. Medresetë kryesisht janë themeluar nga funksionarë të lartë të administratës lokale dhe kanë funksionuar si vakëfe, pra të pavarura financiarisht nga shteti. Pavarsia financiare dhe mbështeja që kishin mësimdhënësit , bënte që mësimi të ishte shumë cilësore.

Nga dëshmitë e mbledhura tregohet se nxënësit e këtyre medreseve zotëronin në mënyrë të shkëlqyer shkencat sheriatike, matematikore, juridike. Nga dëshmia e Ali Emirit që ka vizituar Vilayetin e Janinës dhe të Shkodrës në fund të shek. XIX , bie në sy dëshmia e tij se banorët zotëronin në mënyrë të shkëlqyer Arabisht, Osmanisht dhe Persisht. Ai përmend me dhjetëra poetë dhe autorë librash si dhe numrin e madh të poezive të mësuara përmendësh nga banorët e kësaj zone.[1][2] Ali Emiri ka qënë inspektor në këto vilajete dhe shënimet e tija janë botuar në një libër që në të ardhmen do i sjellim edhe ato për lexuesin.

Sipas të dhënave që na jep udhëtari i njohur Evlija Çelebi, gjatë vizitës së tij në qytet e trojeve shqiptare në mes të shek. XVII, ai ka numëruar rreth 45 medrese, 100 mektepe (shkolla fillore) dhe rreth 40 shkolla për mësimin e Kuranit. Ai na përmend qytete si Delvina, Gjirokastra, Berati, Vlora me nga 3 medrese ndërsa Shkodra sipas tij kishte rreth 10 të tilla. [3]

Rreth arsimit fetar në Shqipëri kemi të dhëna shumë të pakta, sepse me ndalimin e fesë krahas shkatërrimit të objekteve fetare si xhami, teqe, medrese, kutuphane (bibloteka) u rrënuan edhe dokumentacioni që ato përmbanin. Me zhdukjen e këtyre dokumentacioneve që konsistonin në defterë, vakfije, sixhilate të kadilerëve u varrosën edhe të dhënat për këto institucione arsimore apo për dijetarë, hoxhallarë dhe persona me ndikim në jetën publike.

Megjithë rrënimin masiv të këtij dokumentacioni, nëse do të thellohemi në punë arkivore dhe në kërkime nëpër arkivat dhe biblotekat e vendeve fqinje dhe sidomos në ato të Stambollit, që i shpëtuan barbarisë që përjetuan në Shqipëri, do të hasim të dhëna të jashtëzakonshme që na e ndriçojnë këtë përiudhë dhe na e bëjnë të qartë se ajo periudhë nuk ka qënë aq e errët sa na e kanë mësuar kurrikulat komuniste.

Që të kthehemi në tëmë dhe pa humbur kohë me këtë shkrim kam për qëllim që të sjellë për lexuesin një listë që është hartuar në bazë të vjetarit që ka mbajtur Meshihati İslam në Stamboll. Nga natyra e vjetarëve (Salname) është se janë të rinj si dokumente, ato kanë filluar të hartohen në gjysmën e dytë të shek. XIX, prandaj edhe informacioni që ato përmbajnë konsiderohet i vonshëm. Të dhënat që kam nxjerrë unë i përkasin vjetarit të vitit 1916 (İlmiye Salnamesi 1334/1916). Nga ky vjetar do mundohemi në nxjerrim emran e atyre studentëve që janë me origjinë shqipëtare dhe që janë diplomuar në Shkollën e Lartë të Gjykatësve (Medresetul-Kudat) në Stamboll. Ngaqë ata janë shumë ne do mundohemi të sjellim sa më shkurtimisht të dhënat rreth tyre si; emri, qytetiti i lindjes dhe detyra e fundit që ka mbajtur. Në këtë punim janë sjellë vetëm të diplomuarit në Shkollën e Lartë të Gjykatësve - Medresetü’l-Kudât dhe nuk janë përfshirë stdentët e diplomuar në medresetë e tjera të Stambollit.

Deri më tani askush nuk mund të japë një numër të saktë se sa ka qenë numri i nxënësve shqiptarë në medresetë e Stambollit. Në këtë punim ne kemi nxjerrë vetëm studentët që janë nga krahinat që kanë mbetur brenda territorit të shtetit Shqiptar, se po ti referohemi të gjitha trojeve shqiptare atëherë numri është shumë i lartë.

Po ta analizojmë tabelën e mëposhtme do të shohim se numri i nxënësve me origjinë shqiptare të diplomuar në këtë medrese është 165 studentë. Të diplomuarit e parë kanë dalë në vitin 1274/1858 dhe kanë vazhduar deri në vitin 1332/1915. 

Numri më i madh nxënësve dhe që më vonë kanë qenë dijetarë të Perandorisë Osmane janë nga Gjirokastra, kjo tregon se krahina e Gjirokastrës ka qenë një krahinë me traditë të fortë fetare. Siç e shohim edhe në këtë tabelë Gjirokastra dhe Libohova kanë edhe numrin më të madh të nxënësve me mbi 100 të tillë. Kjo tregon jo vetëm traditën fetare të zonës por njëkohësisht edhe nivelin e lartë të medresesë se Gjirokastrës dhe të hoxhallarëve të saj, gjë që bënte të mundur që nxënësit e Medresesë së Gjirokastrës të fitonin konkursin e pranimit në Stamboll.

Ajo që bie në sy dhe nuk mund të anashkalohet është edhe numri i lartë i kadilerëve të shkarkuar apo të dorëhequr për shkak të kryengritjeve shqiptare, sidomos pas vitit 1900. Duhet theksuar se numri më i madh i të pushuarve është në kazatë që u pushtuan nga ushtria greke gjatë luftës së tyre, kjo bëri që edhe kadilerët të liroheshin nga puna.

Nuk mund të lihet pa përmendur gjithashtu se edhe pas vitit 1912, pra pavarsisë së Shqipërisë, shqipëtarët vazhdojnë të shkojnë për studime në këtë medrese. Siç janë në vitin 1912 Mehmet Efendi, İsmet Efendi, Rifat Efendi të gjithë nga Gjirokastra. Në vitin 1913 Shevket Efendi po nga Gjirokastra. Ahmed Hamdi Efendi, Fazil Efendi nga Tirana në vitin 1914 dhe një vit më vonë Hafiz Xhemaledin Efendi nga Dibra rezulton si student i kësaj medreseje.

Tabelë; Shkolla E Lartë E Gjykatësve - Medresetü’l-Kudât[4]

Nr.

Emri

Vendlindja

V. i diplomimit

Detyra e fundit (Kadi) që ka mbajtur.

1

Abduselam Efendi

Gjirokastër

1274/1858

Në kazanë e Jozgatit

2

Mehmet Rashid Efendi

---

1276/1860

Në kazanë e Nevrokopit

3

Ahmet Shevki Efendi

---

1276/1860

Ne kazanë Denizli

4

İbrahim Efendi

Berat

1276/1860

Në kazanë Petriç

5

Mehmet Rushdi Efendi

Tomorica

1277/1861

Në kazanë Kars

6

Zeynelabidin Efendi

Gjirokastër

1277/1861

Kryegjykatës i Vilajetit të Trabzonit

7

Mahmud Hilmi Efendi

---

1277/1861

Në kazanë e Gjirokastrës

8

Canozade Mustafa Ragip Efendi

---

1278/1862

Në  kazanë Nazlı

9

Mehmet Vahid Vehip Efendi

Libohova

1278/1862

Në kazanë Mudlu

10

Mehmet Necip Efendi

Gjirokastër

1278/1862

Në kazanë Loros

11

Yusuf Efendi

---

1278/1862

Në kazanë  Pripol

12

Abbas Efendi

---

1279/1863

Ka ndërruar jetë

13

Mehmet Reshit Efendi

---

1280/1864

Këshilltarë në ministrinë e luftës

14

Said Ferahi Efendi

---

---

Në kazanë Kerxha-ali

15

Mehmet Said Efendi

---

---

Në kazanë e Tetovës

16

Osman Hayri Efendi

---

---

Në kazanë e Gjirokastrës

17

Abdülmuin Efendi

---

---

Në kazanë e Elbasanit

18

Ebu Bekir Efendi

Delvina

---

Në kazanë e Margelliçit

19

Musa Riza Efendi

Gjirokastër

1281/1865

Ka ndërruar jetë

20

Ahmed Efendi

Libohova

1282/1866

Në kazanë e Mersinit

21

Ragib Efendi

Berat

---

Në kazanë e Korçës

22

Tahmas Remzi Efendi

Gjirokastër

1283/1867

 

23

Veysel Efendi

---

---

 

24

Abdurrahman Nesip Efendi

Libohova 

1284/1868

Ka punuar në Meshehat në Stamboll

25

Uvejs Efendi

Gjirokastër

---

Ka ndërruar jetë

26

Ahmet Shakir Efendi

Gjirokastër

1285/1868

Në kazanë Serfixhe

27

Talha Efendi

---

---

Në kazanë Golos

28

Mahmud Efendi

Elbasan

---

Në kazanë e Elbasanit

29

Selim Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë e Gjirokastrës

30

Ejup Sabri Efendi

---

---

-

31

Fejzullah Efendi

---

---

Në Grebene

32

Yusuf Zijaudin Efendi

---

---

-

33

Kasım Teufik Efendi

---

---

Në kazanë Kirmasti

34

Mehmet Nuri  Efendi

Libohova 

1287/1871

Në kazanë Tashlıxha

35

Necip Efendi Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë e Prishtinës

36

Ferhat Efendi

Libohova

---

Në kazanë e Beratit

37

Hasan Riza Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë Soka

38

Ahmet Necip Efendi

Libohova

---

Në Kudsi-Sherif

39

Ahmet Sadik Efendi

Gjirokastër

1288/1872

Në kazanë Lofca

40

Adem Fehmi Efendi

---

---

Kryegjykatës i vilajetit të Manastirit

41

Kemal-Pashazade Mehmet Teofik Efendi

---

---

Gjykatës i shkallës I në v. Manastirit

42

Mehmet Ashir Efendi

Libohova

---

Në kazanë Salihli

43

Abdulxhelil Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë Kesrije

44

Halil Hamidullah Efendi

Gjirokastër

---

İ dalë në pension

45

Mehmet Said Efendi

Gjirokastër

1289/1873

İ rënë shehid, NëHersek

46

Zybeyr Efendi

Berat

---

 

47

Ragip Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë Avret-hisar

48

Shuayb Efendi

---

---

 

49

Fejzullah-Efendizade Mustafa Asim Efendi

Gjirokastër

1290/1873

Kryekadi në vilajetin e Kosovës

50

Mehmet Vecih Efendi

---

---

Kryekadi në vilajetin e Janinës

51

Abdulmuin Efendi

---

---

Në kazanë Nazlı

52

Jahja Efendi

Berat

---

 

53

Mehmet Xhemaluddin Efendi

---

---

 

54

Mehmet İzzet Efendi

Gjirokastër

---

Ka ndërruar jetë

55

Hajrullah Efendi

---

---

Në pension

56

Islam Fejzi Efendi

Korça

---

Ka ndërruar jetë

57

İzzet Efendi

Gjirokastër

1291/1874

Në Gjirokastër

58

Ahmet Nazif Efendi

Libohova

---

Në Berat

59

Muharrem Sidki Efendi

---

---

Në Berat

60

Ali Hifzi Efendi

Gjirokastër

---

Në Karaburun

61

Ahmet Nuredin Efendi

---

---

Në kazanë Tashlıxha

62

Mesud Efendi

Luma

1293/1876

Në kazanë e Dibrës

63

Mehmet Avni Efendi

Gjirokastër

---

Ka ndërruar jetë

64

Mehmet Edip Efendi

---

---

Në kazanë İğnebol

65

Abdurrahman Efendi

Shkodra

1294/1877

Kryegjykatës i vilajetit të Shkodrës

66

Mahmud Nedim Efendi

Libohova

---

Në kazanë e Prishtinës

67

İs’hak Efendi

Gjirokastër

---

Ka ndërruar jetë

68

Mustafa Asim Efendi

Libohova

---

Në Berat

69

Sali Efendi Efendi

Gjirokastër

---

Ka ndërruar jetë

70

Rushdi Efendi

---

---

Në kazanë Ajvallëk

71

Mehmet Teufik Efendi

Libohova

---

Në kazanë Llagana

72

İs’hak Efendi

Gjirokastër

---

 

73

Rashid Efendi-zade,Mehmet Afif Efendi

---

---

 

74

Adem Efendi

Libohova

1297/1880

Në kazanë e Elbasanit

75

Ahmet Nazif Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë e Gjirokastrës

76

Ali Riza Efendi

---

---

Në kazanë e Vlorës

77

Ahmet Sabri Efendi

Libohova

---

Në kazanë Nazlı

78

Abdulmuin Efendi

---

---

Në kazanë e Tomoricës

79

Zeynelabidin Efendizade Ahmet Selami Efendi

Gjirokastër

1298/1881

Anëtarë i komisionit të Sheriatit

80

Naim Efendi

---

---

Në kazanë Adana

81

Hysen Efendi

---

---

Në kazanë e Dijarbakërit

82

Hasan Rafet Efendi

Libohova

---

Në kazanë e Kutahjas

83

Ahmet Fazli Efendi

Gjirokastër

1299/1882

Në kazanë e Elbasanit

84

Mehmet Kazim Efendi

Libohova

---

Në kazanë Ajdën

85

İbrahim Ethem Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë Kesindere

86

Vehip Efendi

---

---

Në kazanë Timurhisar

87

İdris Galip Efendi

---

---

Në kazanë  Loros

88

Jahja Efendi

Gjirokastër

1300/1883

Në kazanë Molova

89

Kasim Efendi

---

---

Në kazanë Odamesh

90

Vehip Efendi

---

---

Në kazanë Karafirje

91

Zeynelabidin Efendi

---

---

Në kazanë Adalar

92

Hysejn Hysni Efendi

---

1301/1884

Në kazanë Burdur

93

Abdulaziz Efendi

Gjirokastër

1302/1885

Në kazanë e Beratit

94

Hayrudin Efendi

---

---

Në kazanë Soğüt

95

Mehmet Efendi

---

---

Në kazanë Salihli

96

Talib Efendi

---

---

Në kazanë Kemer-edirmit

97

Ahmet Shahin Efendi

Gjirokastër

1303/1886

Në kazanë e Gjirokastrës

98

İbrahim Ethem Efendi

---

---

Në kazanë e Gjirokastrës

99

İsmail Efendi

Libohova

---

Në Sanxhakun Ajdın

100

Suleyman Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë e Gjirokastrës

101

Ahmet Muhtar Efendi

---

---

Në kazanë Çamllëk

102

Mehmet Rushdi Efendi

---

---

Në kazanë e Katirinit

103

Avni Efendi

---

---

Në kazanë e Kolonjës

104

Mehmet Vehip Efendi

---

---

Në kazanë Kesrije

105

İsmet Efendi

---

---

Në kazanë e Leskovikut

106

Hysen Efendi Efendi

Gjirokastër

1304/1887

Në kazanë Kesrije

107

Mehmet Shemsettin Efendi

---

---

Në kazanë Pargama

108

Mehmet Vehip Efendi

---

---

Në kazanë Labsiki

109

Ali Riza Efendi

---

1305/1888

Në kazanë e Durrësit

110

Mehmet Efendi

---

1306/1889

Në Jemen

111

Mehmet Asif Efendi

Gjirokastër

1307/1890

Në kazanë Pruze

112

Nevzat  Efendi

Gjirokastër

1308/1891

Në kazanë Samon

113

Hysen Efendi

İshkodra

---

Ka ndërruar jetë

114

Uvejs Naili Efendi

Libohova

---

Gjykatës i Selanik, shkarkohet si pasojë e kryengritjeve në Shqipëri

115

Sulejman Efendi

Gjirokastër

1309/1892

Në kazanë Tashllëxha

116

Hysen Efendi

Gjirokastër

1311/1894

İ shkarkuar nga gjykata e Pogunit

117

Ahmet Shahin Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Buzxha

118

Xhemaledin Efendi

Gjirokastër

1313/1896

İsh kadi në Pargama

119

Velijudin Efendi

---

---

İsh kadi nëErden

120

Hysen Nafiz Efendi

Libohova

---

Gjykata e shkallës I në Siri

121

Emra Efendi

Gjirokastër

1314/1897

Në kazanë Sandıkllı

122

Ali Zyhdi Efendi

---

---

İ shkarkur nga gjykata e Akshehirit

123

İsmail Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Nazlı

124

Hajrudin Efendi

---

1315/1898

İ shkarkuar nga Serezi

125

Halit Efendi

Gjirokastër

1316/1899

İ shkarkuar nga gjykata e Vlorës

126

Behxhet Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Göklü

127

Hamit Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Kesdentire

128

Shevket Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Urfas

129

Naim Efendi

---

1317/1900

İ shkarkuar nga gjykata e Edirmit

130

Kahraman Sejfi Efendi

Gjirokastër

1318/1901

İ shkarkuar nga gjykata e Kırık

131

Mehmet Nazif Efendi

Debre

---

İ shkarkuar nga gjykata e Dijarbakirit

132

Mehmet Celaledin Efendi

Gjirokastër

---

Kryekadi në Xhidde

133

Hasan Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Pejës

134

Rifat Efendi

---

1320/1903

İsh kadi i Tiranës

135

Tahsin Efendi

Gjirokastër

1321/1904

Kadi  i kazasë Sivrihisar

136

İljas Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Pripolit

137

Uvejs Efendi

Gjirokastër

1322/1905

İsh gjykatës i kazasë së Skraparit

138

Hasbi Efendi

---

---

Gjykatës i kazasë së Himarës

139

Elmas Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Tepelenës

140

Fehim Efendi

Gjirokastër

1323/1906

Në kazanë e Hasit

141

Mustafa Shevket Efendi

---

---

Në kazanë e Sasunit

142

Arif Hikmet Efendi

Gjirokastër

1324/1907

Në kazanë Kërëk

143

Ramiz Efendi

---

---

Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në Loros

144

İdris Efendi

Gjirokastër

1325/1908

Si pasojë e kryengritjeve shkarkohet në

145

Abdi Efendi

---

---

İsh gjykatës i kazasë Drama

146

Nafiz Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Katirinit

147

Neki Efendi

---

---

İ shkarkuar nga gjykata e Muradijes

148

Mersin Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja e Sinxharit

149

Nazif Efendi

---

---

Mësues në xhaminë Fatih

150

Mehmet Nexhip Efendi

Delvina

---

İ shkarkuar nga kazaja e Milas

151

Halil Efendi

Gjirokastër

1326/1909

İ shkarkuar nga kazaja e Konices

152

Mahmud Efendi

Libohova

---

İ shkarkuar nga kazaja e Tiranës

153

Servet Efendi

Gjirokastër

---

Në kazanë Keshan

154

Salih Efendi 

Gjirokastër

1327/1910

İ shkarkuar nga kazaja Tekirdağ

155

Ali Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja Naslic

156

Sejfullah Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja Shile

157

Hajrudin Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja Kordos

158

Agush Efendi

Gjirokastër

1329/1912

 

159

Mehmet Emin Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazanë e Gjirokastrës

160

İsmet Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja Alasonja

161

Rifat Efendi

---

---

İ shkarkuar nga kazaja Zaho

162

Shevket Efendi

 

1330/1913

 

163

Ahmed Hamdi Efendi

Tomorica

1331/1914

 

164

Fazil Efendi

Tirana

1332/1915

Në kazan Mean

165

Hafiz Xhemaledin Efendi

Dibra  madhe

---

Nëpunës në Fetvahane

 


[1] Terminologjia e asaj kohe kadi apo naib është ekuivaletni i fjalës gjykatës që përdoret sot në administratat moderne. Ne periudhën osmane kadiu ishte funksionari më i lartë lokal dhe që kishte lidhje të drejtëpërdrejta me sulltanin. Prandaj edhe roli dhe ndikimi që kishin në shoqëri ka qenë shumë i lartë.

[2] Ali Emiri “ İshkodra Vilayeti, Osmanlı SHairleri” Hazırlayan Dr. Hakan T. Karateke. Ankara 2018.

[3] Evlija Çelebi. “ Shqipëria para tre shekujsh”.  BESA 2000. Për më shumë rreth numrit të xhamive, medreseve dhe mektebeve në periudhën osmane shih; Edmond Sharka “ Medresetë në trojet shqiptare gjatë sundimit osman”. Revista –Drita İslame. Tetor 2013

[4] İlmiye Salnamesi 1.defa. 1334/1916, s.690-736

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/11/2018
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4706:2311:3214:0516:2917:55

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook