By: Abdul Mexhid Zendani

Disa argumente të Allahut tek uji


Pa ujë nuk ka jetë. Ai është i domosdoshëm për jetën dhe pa të, ajo zhduket. Kur toka u shkëput nga materia e qiellit, Allahu vendosi në të elementin ujë në sasi të përshtatshme, në lidhje me jetën në tokë. Nëse kjo sasi do të ishte pak më e madhe, uji do të mbulonte kontinentet, duke zhdukur njerëzit dhe jetën e gjallesave në tokë. Ama edhe po të pakësohej pak, kjo sasi uji nuk do të mjaftonte për shirat, që nevojiten për vazhdimsinë e jetës. Uji përbën një përqindje të madhe të trupave të gjallesave. Tek bimët uji arrin deri në 90% dhe ky është ambienti më i përshtatshëm për kryerjen e funksioneve jetësore në trupat e tyre. Astronomët pohojnë, se që të ketë jetë në çdo planet duhet edhe patjetër të ekzistojë edhe uji, përndryshe nuk ka jetë. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran: “A nuk e dinë ata të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të çdo sendi. A nuk po besojnë?”[1]

Ruajtja e ujit në Tokë

Allahu i Madhëruar ka bërë që uji të vlojë në temperaturën 100 gradë celcius dhe jo si lëngjet e tjera, si psh; alkoli apo benzina që vlojnë në temperaturë të ulët. Sikur uji i deteve dhe lumenjve të vlonte në temperaturë të ulët, ai shumë shpejt do të avullonte dhe do të mbetej në atmosferë i varur në formë avulli, siç ndodh në planetin Afërditë. Nga ana tjetër, sikur temperatura e vlimit të ujit të ishte më e lartë, proçesi i avullimit do të ngadalësohej dhe si rezultat nuk do të kishim shira të mjaftueshëm për nevojat e tokës. Prandaj, i madhëruar qoftë Krjuesi i Urtë dhe i Ditur.

Përcaktim i mençur dhe jo rastësi

Zakonisht lëngjet kanë dendësi më të madhe, kur janë në gjendje të ngurtë, por me ujin ndodh e kundërta. Ndryshe nga lëngjet e tjera, uji e ka dendësinë më të madhe në gjëndje të lëngët në temperaturën 4 gradë celcius dhe më pak, kjo dendësi ulet sa herë që ulet edhe temperatura e tij. Uji ngrin në temperaturën zero gradë celcius, duke u kthyer në akull, i cili ka dendësi më të vogël se uji në gjendje të lëngët, prandaj ai noton mbi lumenj, dete e oqeane. Sikur akulli – si tek lëngjet e tjera – të kishte dendësi më të madhe se uji i lëngët, atëherë ai do të binte në fund të lumenjve, deteve e oqeaneve dhe në zonat e ftohta, detet gjatë dimrit do të shndërroheshin në zona të mëdha akulli, në të cilat nuk do të kishte asnjë shenjë jete dhe do të pengohej qarkullimi i ujit. Atëherë kush e bëri ujin që të ketë këto cilësi të veçanta ndryshe nga lëngjet e tjera? Ai është i Dituri për gjithçka dhe Mëshiruesi i çdo gjallese që jeton në ujë. I Madhëruar qoftë Ai!

Uji është si një kondicioner i përgjithshëm për Tokën

Shikoje sa e lartë është temperatura specifike e ujit! Për të nxehur 1 gr ujë duhet afërsisht pesëfishi i nxehtësisë, që nevojitet për të nxehur 1 gr alumin. Prandaj enët metalike nxehen më shpejt se uji brenda tyre.

Si rezultat i kësaj veçorie, temperatura e sipërfaqeve të lumenjve, deteve dhe oqeaneve ngrihen ngadalë nën ndikimin e nxehtësisë së diellit dhe si të tilla mbeten relativisht të ftohta, duke bërë edhe freskinë e ajrit, që ndodhet mbi sipërfaqen e ujit, kurse toka e thatë vazhdon të jetë me temperaturë më të lartë, sepse temperatura specifike e nxehjes së dheut është më e ulët.  Ajo që ndodhet mbi tokë, ngrihet lart për shkak të temperaturës  së lartë, duke bërë që trysnia atmosferike të ulet. Kjo gjë bën, që erërat të vijnë nga deti në drejtim të tokës, duke formuar kështu puhinë e detit, e cila zbut klimën e tokës së thatë. Kurse gjatë natës, deti dhe sipërfaqet e ujërave në përgjithësi e humbasin nxehtësinë e tyre në mënyrë të ngadalshme, duke mbetur relativisht të ngrohta. Kjo bën, që ajri në sipërfaqet e deteve të ngrohet dhe kështu të ulet trysnia. Në këtë rast, vërejmë se erërat e freskëta të fryjnë nga toka në drejtim të detit, ku trysnia është më e ulët.

Kështu pra, temperatura e veçantë dhe specifike e ujit bën, që ai të jetë si kondicioner për temperaturën e tokës gjatë natës dhe gjatë ditës. Po të mos ishte kjo, do të prishej dhe do të çrregullohej jeta e gjallesave mbi tokë. Po kush e përcaktoi këtë temperaturë specifike të veçantë të ujit për të rregulluar temperaturën e tokës, në mënyrë që ajo të jetë e përshtatshme për gjallesat, që jetojnë në tokë? Ai është Allahu, i Cili krijoi dhe përcaktoi çdo gjë me saktësi dhe përpikëri.

Tretësi i përgjithshëm

Uji tret pjesën më të madhe të lëndëve dhe nuk ka asnjë element tjetër, që ta ketë  këtë cilësi të plotë. Prandaj uji është lënda më e përshtatshme për larjen e rrobave dhe për pastrimin e trupit. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër.”[2]

Po ashtu, uji është lëndë e përshtatshme për tretjen e mineraleve dhe kripërave, që gjenden në male dhe gurë, si dhe për tretjen e tyre në tokë, në mënyrë që të lehtësohet thithja e tyre nga bimët e pemët, me qëllim që të bëhen lëndë ushqimore për bimët, kafshët dhe njeriun.

Po ashtu uji e tret oksigjenin, që ta thithin peshqit dhe gjallesat ujore, ashtu siç tret edhe dioksidin e karbonit, duke ndikuar në ekuilibrin e tij në atmosferë.

Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër, që me të t’i japim jetë një toke të vdekur dhe që t’u japim të pinë atyre, që i krijuam, kafshë e shumë njerëz. Ne ua përkujtuam atyre këto fakte shumë herë, që të ata të mendojnë, por shumica e njerëzve nuk deshën tjetër përveç refuzimit.”[3]



[1] - Sure Enbija: 30.

[2] - Sure Furkan: 48.

[3] - Sure Furkan: 48-50.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook