Disa të dhëna që s'i kemi ditur rreth këndimit të ezanit në Turqi.


Historiani i njohur Mustafa Armağan në një artikull të tij për gazetën “Sabah” ka përmbledhur disa të dhëna të panjohura për publikun deri më tani rreth ezanit në Turqi. Dihet se në kohën e sundimit një partiak (partia CHP) këndimi i ezanit në gjuhën arabe u ndalua me ligj.

-Akoma nuk mund të kuptohet  sesi ndalohet me ligj ezani në gjuhën arabe me preteksin se nuk kuptohet mirëpo në të njëjtën kohë u imponohet edhe fshatrave me popullsi arabe që jetonin në Turqi ta këndonin turqisht. Akoma nuk arrij ta kuptoj sesi ndalohet në gjuhën arabe dhe  imponohet në fshatrat me popullsi kurde të këndohet në gjuhën turke. Akoma nuk e kuptoj sesi në bazë të ligjit ezani lejohej të këndohej në çdo lloj gjuhe anglisht, rusisht, frëngjisht, përveç arabishtes, shprehet historiani i njohur.

Në këtë artikull Mustafa Armağan tregon sesi një person në provincën Gazipaşa ka vrarë veten kur ka dëgjuar ezanin në turqisht. Edhe shumë të dhëna të tjera ai i ka përmbledhur në këtë artikull.

Ne i kemi zgjedhur dhe rënditur për juve si më poshtë.

1- Ataturku e shpalli vitin 1932 si vitin e reformave fetare. Ai qe shprehur se duhen kthyer ne gjuhën turke ezani, kurani në namaz, duatë, salavatet etj, mirëpo sa ishte vetë gjallë nuk e nxori ligjin për ndalimin e ezanit në arabisht.

2- Ligji që ndaloi këndimin e ezanit në arabisht ka dalë në kohën kur president ishte Ismet Inonu ve kryeministër Refik Saydam.

3- E vetmja fjalë e cila nuk u kthye në turqisht është fjala “Felah” megjithëse në turqisht përdorej fjala kurtuluş (shpëtim) autoritetet e kohës nuk e ndërruan nga frika se mos do shërbente si thirrje për ngritje kundër pushtetit.

4- “Tanrı uludur” që i korespondon fjalës (Allahu Ekber – Allahu është më i madhi) e propozoi Hafiz Ali Rıza Sağman mirëpo në jetën e tij asnjëherë nuk e ka thirrur ezanin turqisht.

5- Në provincën Gazipaşa një person nuk mundi ta duronte thirrjen e ezanit turqisht dhe vrau veten tre ditë pasi ligji hyri në fuqi.

6- Adnan Menderes një javë pasi fitoi zgjedhjet dhe u shpall kryeministër (16 Qershor 1950) e shfuqizoi ligjin që ndalonte thirrjen e ezanit në arabisht.

7- Ditën që u shpall shfuqizimi i ligjit në të gjithë Turqinë jehoi thirrja e ezanit, u therën kurbane dhe njerëzit qanin me dënesë nga gëzimi, ajo ditë njihet si dita që njerëzit kanë qarë nga thirrja e ezanit.

8- Ligji që nxorri Adnan Menderes në fakt vetëm modifikoi ekzistuesin më një ndryshim të vogël, që i lejonte njerëzit të thirrnin ezanin me atë gjuhë që dëshironin mirëpo në asnjë rast nuk pati ndonjë thirrje në gjuhë tjetër as turqisht e as kurdisht apo ndonjë tjetër.

9- Ditën që Adnan Menders u ekzekutua me varje pas grushtit ushtarak ndaj tij, populli e emërtoi atë si “shehidi i ezanit”

10- Si për ironi të fatit CHP partia që ishte në pushtet më 1941 dhe ndaloi thirrjen e ezanit me ligj, bashkoi votat me Adnan Menderes dhe votoi pro kur u diskutua ligji për lejimin e ezanit në arabisht.

11- Akoma nuk është e kuptueshme se si në fshatrat me popullsi arabe dhe kurde u imponohej thirrja e ezanit në turqisht.

12- Me ndalimin e ezanit dhe me reformat që bëri CHP në Turqi me mijëra familje emigruan në drejtim të Irakut dhe Sirisë.

13- Ezani nuk ishte i ndaluar vetëm në xhami por edhe në shtëpi e çdo vend tjetër, shumë persona janë gjobitur, rrahur dhe persekutuar gjatë kohës së ndalimit.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/08/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:02 05:4612:5216:3919:4521:18

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook