Dispozita e myslimanit në zgjedhjen e një presidenti jomysliman në një vend joislam


Pyetja: Nga ana juaj janë përmendur fjalë të pranueshme sa i përket të ashtuquajturave “zgjedhje elektorale”. Unë desha të di se cila është dobia ligjore (sheriatike) që është në interes të myslimanit përmes hyrjes në parlament? Po lidhur me prezencën e një qeverie dhe qeveritari jomysliman, ku është interesi ligjor (sheriatik)?

Më tej o dijetar i nderuar, a nuk pajtohesh me mua se kjo gjë është cenim i kredos së uelasë (aderimit dhe besnikerise) dhe berasë (distancimit), pasi me këtë kemi të bëjmë me aderim tek jomyslimanët dhe që i jep terren një të krishteri kundrejt një myslimani. Gjithashtu o shejh, unë mendoj se gjendja e grupeve islame sa i përket individëve të tyre është shndërruar në fanatizëm të tillë që aderimi në grup e jo në Islam është bërë objektivi numër një i anëtarëve të tyre. Kjo është në një formë të tillë që shumë prej tyre, grupe dhe individë, i kanë bërë dëm Islamit? A nuk je dakord me mua mbi saktësinë e shprehjes që: Politëkë është ta lësh politikën?! Allahu të shpërbleftë me të mira!

Përgjigja nga dijetari Fajsal Meuleui:  Falënderimi i takon Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut janë mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjarët, shokët e tij dhe gjithkënd që e ndjek atë.

Cili është detyrimi ligjor për myslimanin sipas Sheriatit kur ai qeveriset nga një qeveri jomyslimane apo qeveritar jomysliman?

Së pari: Detyra e parë e myslimanit është të ngrejë një qeveri myslimane dhe të zgjedhë një qeveritar mysliman. Por nëse kjo gjë është e pamundur që të realizohet në një shoqëri të caktuar duke qenë se shumica e njerëzve në të janë jomyslimanë – si në rastin kur myslimani jeton në Evropë dhe Amerikë – atëherë detyrimi i tij ligjor është thirrja e njerëzve në Islam. Pastaj të arrijë deri tek qeveria islame dhe qeveritari mysliman sepse nëse njerëzit e pranojnë Islamin kësisoj mundësia për ngritjen e një qeverie islame bëhet e mundur.

Ndërkaq thirrja tek Allahu në këtë shoqëri jomyslimane ka nevojë për lejen e qeverisë në pushtet që të mos ushtrohet represion kundër thirrësve dhe të mos privohen ata që futen në Islam prej të drejtave të tyre humane. Nëse ligjet e atij shteti i lejojnë pakicës myslimane që të marrin pjesë në zgjedhjet elektorale dhe të nxjerrin deputetë qoftë edhe nga jomyslimanët të cilët i mbrojnë të drejtat e tyre edhe pse jomyslimanë i mbron me paanësi të drejtat humane të myslimanëve. Në këtë rast interesi ligjor është i sigurt dhe favorizon domosdoshmërinë e pjesëmarrjes në këto zgjedhje përmes zgjedhjes së deputetëve mysliman – nëse është e mundur – të cilët i mbrojnë interesat e myslimanëve ose zgjedhjes së deputetëve jomysliman që mund të mbajnë anën e interesave dhe të drejtave të myslimanëve. Nuk është e logjikshme që myslimani të jetojë në një vend jomysliman dhe pastaj t’i mohohet që të kërkoj të drejtat e veta dhe realizimin e interesave të tij. Dihet se shumë prej pakicave islame në vendet joislame janë gjithashtu banorë vendas dhe nuk janë emigrantë. Pra kështu atyre nuk mund t’u kërkohet që të emigrojnë nga vendi i tyre sepse nuk gjendet asnjë vend islam ku të jetë e mundur pritja e tyre si qytetarë me të drejta të plota.

Së dyti: Në këtë çështje nuk kemi të bëjmë me asnjë cenim të akides (kredos) së uelasë dhe berasë (aderimit dhe distancimit), pasi pasimi i jomyslimanëve konsiderohet i ndaluar në rastin kur këta janë në gjendje lufte me myslimanët. Pikërisht këtë gjë theksojnë thëniet fisnike kuranore kur marrim në konsideratë dhe shqyrtojmë shkaqet e tyre të zbritjes. E njëjta gjë theksohet edhe nga jetëshkrimi profetik në tërë kronologjinë e tij pasi dihet mirë se profeti a.s. bëri marrëveshje me hebrenjtë dhe idhujtarët e Mekës duke cituar në marrëveshjen e tij me hebrenjtë një konsensus bashkëpunimi në luftimin e armikut të jashtëm. Kjo gjë është një lloj pasimi apo aderimi por nuk është i drejtuar kundër myslimanëve.

Ndërsa akidja (kredoja) e distancimit nënkupton se myslimani duhet të distancohet nga çdo bindje joislame. Ky distancim nuk e pengon myslimanin të jetojë përkrah jomyslimanit me paanësi dhe në mirësi gjë të cilën Allahu i Lartësuar e përmend në Kuran: “Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftojnë për shkak të fesë, e as nuk ju dëbojnë prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë”. Mumtehine/8. Pra shmangja nga çdo bindje joislame nuk bie ndesh me bashkëjetesën me jomyslimanët dhe bashkëpunimin me ta në çdo çështje të pranuar nga Islami.

Thënia se pjesëmarrja në zgjedhjet elektorale i jep terren të krishterit kundrejt myslimanit nuk është e saktë nëse i krishteri ka qenë qeveritar para dhe pas zgjedhjeve elektorale si pasojë e rrethanave. Ndërsa nëse pjesëmarrja në votime bëhet shkak për arritjen e sundimit të krishterit mbi myslimanin këtu pjesëmarrja në zgjedhjet elektorale nuk lejohet.

Së treti: Po, është e vërtetë se në mesin e shumë grupeve islame vërehet një fanatizëm partiak gjë që sigurisht e dënojmë, pasi siç dihet pasimi i myslimanit pikë së pari duhet të jetë për Allahun pastaj duhet të jetë për grupin ku ai aderon. Por ky gabim tek shumë anëtarë të grupeve islame dhe ekspozimi i disa prej këtyre grupeve në shumë vepra dhe manovra që dëmtojnë Islamin e gjitha kjo është gabim që lypset të shmanget dhe korrektohet. Kjo gjë nuk ka aspak lidhje me subjektin e pjesëmarrjes në zgjedhjet elektorale sa i përket dispozitës ligjore të lejimit të saj.

Së katërti: Sa i përket frazës së fundit “Politikë është ta lësh politikën” unë nuk jam dakord me të, pasi janë pikërisht armiqtë e Islamit ata që duan që myslimanët e përkushtuar të heqin dorë prej politikës. Dhe këtë me qëllim që myslimanët të qeverisen prej njerëzve të devijuar dhe parazitë. Po ashtu nuk jam dakord edhe për faktin tjetër se aktualisht lënia e politikës do të thotë lënie e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja dhe kjo gjë që sipas konsensusit të të gjithëve nuk lejohet. Këtyre dy arsyetimeve u shtoj edhe arsyetimin e fundit se lënia e politikës realisht do të thotë që puna politike të mbetet nën diktatin e armiqve të Islamit. Si pasojë kjo shkakton pengimin e thirrjes tek Allahu dhe lehtësimin e shthurjes në shoqëritë islame.

Politika institucionale legjitime është një çështje e detyrueshme dhe prej saj nuk mund të hiqet dorë duke u bazuar se disa prej myslimanëve kanë gabuar në implementimin e saj. 

Allahu është më i dijshmi.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook