Dita e Ashuras


Ibn Abasi tregon se teksa erdhi Profeti a.s në Medinë shikoi çifutët që agjeronin ditën e Ashuras dhe tha: “Ç’eshtë kjo ditë? I thanë: kjo eshtë nje ditë e mire në të cilen Zoti shpetoi Benu Israilët nga armiku i tyre dhe per këtë arsye agjëroi profeti Musa a.s. Atëherë Profeti a.s tha: Unë jam me meritues se sa ju per të ndjekur profetin Musa a.s. E agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi për ta agjëruar.” Transmeton  Buhariu dhe Muslimi.

Imam Shafiu, imam Ahmedi dhe dijetare të tjerë thonë se është e pëlqyeshme agjërimi i ditës se nëntë dhe të dhjetë sepse Profeti a.s ka agjëruar ditën e dhjetë dhe ditën e nëntë e bëri nijet për ta agjëruar. Disa nga dijetarët thonë se arsyeja e agjërimit të ditës se nëntë dhe të dhjetë bashkarisht eshtë per tu dalluar nga çifutët.

Gjithashtu, nga ky veprim kuptohet se nuk duhet t’ju përngjasojme çifutëve (mos besimtareve),  per këtë arsye Profeti a.s tha: “nëse do të arrij vitin tjetër do të agjeroj edhe ditën e nëntë”.

Ndersa arsye e agjërimit të Ashuras nga Profetit a.s edhe pse çifutët e agjeronin kuptohet në thenjen e tij a.s: “Unë jam me meritues se sa ju per të ndjekur profetin Musa a.s.” E agjëroi këtë ditë si falenderim ndaj Zotit per mirësinë e shpëtimit të profetit Musa a.s.

Ligjërimi i Agjërimit të Ditës së Ashures:

Katadeh (r.a) përcjell, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) është pyetur për agjërimin e Ashures dhe ka thënë: Shlyen mëkatët e vitit të kaluar.([1]) Ibn Abasi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka agjëruar ditën e Ashures dhe ka urdhëruar që kjo ditë të agjërohet.([2]) Ibn Abasi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Agjërimi nuk ka vlerë në asnjë ditë tjetër, ashtu siç ka në muajin Ramazan dhe ditën e Ashures.([3]) Ebu Saidi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: Kush agjëron ditën e Arafatit, i falen mëkatët e një viti përpara dhe një viti pas. Kush agjëron ditën e Ashures, i falen mëkatët e një viti.([4])

 



([1]) - Hadith i vërtëtë. Muslimi (1162) dhe Ebû Dâûdi (2425).

([2]) - Hadith i vërtëtë. Buhâriu (2004) dhe Muslimi (1128, 1130).

([3]) - Hadith i pranuar. Taberâniu në Kebir (11253) dhe Bejhakiu në Shuabul iman (3502). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/186) nr (5123) thotë: “E shënon Taberâniu në Kebir me përcjellës të besueshëm”.

([4]) - Hadith i vërtëtë për shkak të dëshmive përforcuese. Bezâri në Keshful estar (1053) dhe Taberâniu në Eusat. Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/189) në (5142) thotë: “E shënon Bezâri. Në vargun e përcjellësve është Umer ibn Sahbani, i cili vlerësohet i refuzuar. Taberâniu e shënon hadithin në Eusat, por shkurtimisht me pjesën ku flitët për agjërimin e Ashurasë. Vargu i përcjellëve të hadithit është i pranuar”.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

15/09/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:4106:1512:4316:1218:5920:22

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook