By: Dr Selman Aude

Diversitet jo divergjencë


Duhet besuar tek të drejtat e njerëzve, përfshirë elitën, imamwt dhe parinë, për të qenë ndryshe në karaktere dhe personalitete. Dikujt i pëlqen jeta në komunitet, dikujt jeta në vetmi, dikush pëlqen thjeshtësinë dhe modestinë në veshje, të ngrënë dhe  banesë, dikush tjetër pëlqen dhe anon nga luksi brenda kufijve të përcaktuar nga Zoti. Ka njerëz të cilët janë të orientuar nga të bërit kujdes dhe veprimi i asaj që është më e sigurt, ndërkohë që ka të tjerë janë të orientuar nga justifikimi, tolerimi dhe marrja parasysh e nevojës. Të tillë ishin imamët tanë të parë.

Imam Maliku i kushtonte vëmendje të madhe veshjes së tij, gjë të cilën e interpretonte si respekt dhe vlerësim për dijen. Ai thoshte:”Treguesi i dinjitetit të dijetarit, është zgjedhja e veshjeve të mira, me të cilat shfaqet para njerëzve. Sytë e njerëzve nuk duhet ta shohin të diturin veçse me veshje të plotë, madje edhe me çallmë të mirë.”

Ai vetë vishte rrobat më cilësore, më të bukura  dhe më të shtrenjta. Ai preferonte rrobat që vinin nga qyteti Aden në Jemen, ato të Horasanit dhe rrobat luksoze të Egjiptit.

Bishr ibnu Harith tregon:”Hyra në dhomën e Malikut dhe e pashë të veshur me një xhybe tepër të shtrenjtë, nga ato që veshin mbretërit.”

Lidhur me rrobat e ashpra prej leshi, imam Maliku thoshte:”S’kanë asnjë vlerë për tu veshur, përveçse në udhëtime, siç i vishte dhe Profeti a.s. Kjo, sepse hyn tek rrobat e famës (ngaqë i vishnin asketët për të treguar se janë shkëputur nga kjo botë) Nuk ka gjë më të shëmtuar për një burrë, sesa ta prezantojë fenë e tij me rrobat që vesh.”

Ai vetë tregonte për fakihët e Medines që kishte arritur dhe se të gjithë visheshin mirë.

Ai thoshte:”Dua që kujtdo që Zoti i ka dhënë begati, ti tregojë ato. Sidomos dijetarët, duhet ta tregojnë dinjitetin e tyre edhe në veshje, pasi kështu nderojnë dijet që mbartin.”

Tregon Ibnu Ebi Evis:”Pas vdekjes së imam Malikut, u shitën rrobat e tij, sixhadet dhe jastëkët e mbushur me pupla. Shuma e mbledhur ishte mbi pesëqind dinarë floriri.”

Kur i numëruan veshjet e tij, gjetën pesëqind këpucë, njëqind çallma, 2629 dinarë floriri, një mijë dërhemë...”

Tregon imam Dhehebij, se Malik ishte nga dijetarët elitarë, vishej bukur dhe hijshëm, mbante shërbëtorë, kishte shtëpi luksi, gëzonte emër të mirë tek të gjithë, i pranonte dhuratat, ushqehej mirë dhe bënte vepra të mira.”

Përcjellja që i bën imam Neveviu preferencave të imam Malikut, është rrënjësim i këtij parimi, mbrojtje e kësaj linje dhe përkujtim i ajetit:”O ju të dërguar, hani nga të mirat dhe bëni punë të ndershme” (Muminun, 51) si dhe i hadithit ku Profeti a.s thotë:”O njerëz, Zoti është i mirë dhe nuk pranon veçse të mirën. Zoti i ka urdhëruar besimtarët, ashtu siç ka urdhëruar të dërguarit e Tij:”O ju të dërguar, hani nga të mirat dhe bëni punë të ndershme” (Muminun, 51) “O ju që keni besuar, hani nga të mirat me të cilat u kemi furnizuar.” (Bekare, 172)

Thotë profeti Muhamed a.s:”Zotit i pëlqen kur robi i Tij, i shfaq begatitë që i ka dhënë.”

Prandaj, themi që kjo është një linjë e sheriatit dhe është gabim që i dituri të kritikohet për pasuritë që posedon, sikur fukarallëku dhe nevoja të ishin vlera. I dituri nuk ka përse të kritikohet as për pamjen e tij, pasi mjerimi nuk është tregues i devotshmërisë. Ai nuk ka përse të kritikohet për kujdesin që tregon për veten dhe hijeshinë, sikur të mos e dëgjonim hadithin:”Zoti është i bukur dhe e do të bukurën.” (Muslim)

Një linjë tjetër, si thjeshtësia dhe modestia në veshje dhe në jetë, është ajo që kanë ndjekur shumë njerëz dhe dijetarë të tjerë. Kështu, Ibnul Xheuzij, tregon se imam Ahmedi kishte lënë peng këpucët e tij tek një furrxhi për bukën që kishte blerë dhe se një herë tjetër, kishte shitur xhyben për tu ushqyer.

Elmerudhij tregon se imam Ahmedi i kishte dhënë opingat prej lëkure që t’ia ndreqë, edhe pse kishte shtatëmbëdhjetë vite që i vishte. Ato kishin gjashtë të çara që duheshin qepur.

Mesa duket, imam Shafiu dhe Ebu Hanife, anonin nga linja e imam Malikut në veshje.

Pyetja që lind është: Një jetë dhe linjë e tillë, mos vallë e kishin trashëguar nga shejhët dhe mësuesit e tyre?

Mesa duket, po. Imam Malik thoshte se shejhët dhe mësuesit e tij, nuk vishnin veçse rroba të mira. Duket sikur kjo ishte tradita e dijetarëve të Medines, të cilën e trashëgonin njëri pas tjetrit.

Këtë orientim, e mbështesin edhe kushtet ekonomike të vendit dhe mirëqenia ku kanë arritur njerëzit. Ka të bëjë shumë dhe familja në të cilën ka lindur dhe është rritur imami. Kështu, Ebu Hanife ishte tregtar, Maliku po ashtu, imam Ahmedi ishte jetim dhe i varfër, prandaj dhe zgjodhi jetën e nevojtarit dhe durimtarit. Imam Ahmedi, për jetesën e tij thoshte:”Veshje e rroba janë, kush më të lira e kush më të shtrenjta, duhet pak durim.”

Vetëm një formim i caktuar personal e pranon këtë. Ka njerëz që janë të dhënë pas gjërave të bukura dhe shijimit të tyre. Ka të tjerë që anojnë nga asketizmi dhe tërheqja.

Në një hadith, Profeti a.s thotë:”Zoti është i bukur dhe e do të bukurën.” Këto fjalë, Profeti a.s ia tha dikujt që pëlqente të vishej sa më bukur dhe hijshëm. Ai donte të vishte rroba të bukura dhe të shtrenjta deri në detaje.

Shoqëritë i përmbajnë të dy llojet dhe tipet e njerëzve.

Prezanca e këtyre dy lloj njerëzve, do të thotë që ka më shumë se një linjë për të adhuruar Zotin, sipas natyrës së njeriut dhe vendit ku jeton. Prandaj dhe detyrimi i njerëzve për të ndjekur një linjë të vetme, është diçka e pamundur dhe e vështirë.

E njëjta gjë mund të thuhet për postin dhe profesionin, ashtu siç mund të thuhet dhe për famën dhe plogështinë. Ka njerëz të cilët i prish fama dhe i dëmton. Por ka njerëz të cilëve, fama nuk u shton veçse të mirat dhe dobitë për njerëzit, shoqëruar me një njohje më të thellë të vetes, larg vetëpëlqimit.

Kjo vlen edhe për postet më të larta, të cilat vlejnë për disa dhe nuk vlejnë për të tjerët.

 

Përktheu: Elmaz Fida

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

04/08/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:4305:3412:5416:4620:0121:39

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook