Dr. Jusuf el-Karadaui “Trashëgimnia Islame është minare udhëzimi dhe jo pengesë zhvillimi”.


Dr. Jusuf el-Karadaui u shpreh në lidhje me trashëgimninë e ummetit islam se ajo është minare udhëzimi dhe jo pikë pengese. Këtë prononcim Dr. Jusuf el-Karadaui e bëri nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetet sociale Twiter dhe Facebook.

Dr. Jusuf el-Karadaui u shpreh në statusin e tij: “ Ne krenohemi me trashëgimninë kulturore islame dhe udhëzohemi nëpërmjet saj. Ne diferencojmë ndërmjet asaj që është me burim hyjnorë, e pagabueshme, solide dhe e ruajtur, nëpërmjet të cilës marrim dritë dhe udhëzim, si dhe asaj që  është në nivel njerëzorë, e rinovueshme, udhëzohemi me të dhe përzgjedhim prej saj. Pra e gjithë trashëgimnia islame është minare ndriçuese udhëzimi dhe jo vijë mbyllëse, kufizuese dhe pikë pengesë”.

Ndërsa përsa i përket adhurimeve në islam Dr. Jusuf el-Karadaui shtoi: “Përmbledhja e kuptimit të adhurimeve në islam përfshin jetën e individit dhe veprat e tij në tërësi, duke i kthyer ato në atë formë që ka zgjedhur Krijuesi. Të gjitha veprat e tij në këtë jetë i kryen duke iu referuar Krijuesit edhe pse veprat duken të rëndomta në sy të kësaj bote. Besimtari i kryen veprat e tij me nijetin e besimtarit të sinqertë dhe të nënshtruar ndaj Krijuesit. E gjitha kjo e shtyn atë që të kryejë sa më shumë vepra të mira dhe të shpresojë sa më shumë prej saj dhe e gjithë jeta  e tij të rezultojë në devotshmëri të plotë”.

Dr. Karadaui është i njohur me idetë e tij reformuese, në përkufizimet e gjithëpërfshirjes në islamit, koncepteve të adhurimit në islamë dhe reformimimit të mendimit islam.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

17/08/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:02 05:4612:5216:3919:4521:18

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook