Drejtësia.


Dr. Jusuf el-Karadaui.

Nga vlerat themelore njerëzore me të cilat ka ardhur Islami dhe që e ka bërë një nga përbërësit kryesorë të jetës individuale, familjare, shoqërore dhe politike është “Drejtësia”. (Mbajtja e Drejtësisë). Saqë sipas Kurani Famëlartë, Islami e ka bërë vendosjen e drejtësisë ndër njerëz qëllimin kryesorë të dërgimit të shpalljeve qiellore.

Thotë Allahu xh.xh. “Ne i çuam të dërguarit Tanë me prova të qarta dhe bashkë me ta zbritëm Librat (e shenjtë) dhe peshoren (e drejtësisë): që njerëzit të veprojnë drejt.” Hadid 25.

Dhe nuk është cituar fjala drejtësi vetëm se për të nxjerrë në pah qëllimin kryesorë që ka pasur Allahu xh.xh. me dërgimin e Profetëve dhe me zbritjen e Librave të tij. Me drejtësi janë zbritur Librat, me drejtësi janë dërguar Profetët dhe me drejtësi janë krijuar Qielli e Toka, pra gjithçka është vënë në ekuilibër.

Qëllimi i drjetësisë është dhënia e hakut (të drejtës) atij që i takon, pavarsisht se ai që e meriton atë mund të jetë individ, grup ose mund të jetë diçka fizike ose subjektive. Jo me tirani dhe përvetësim. Të mos i përvetësohet e drejta dikujt dhe të mos dominohet mbi të drejtën e dikujt. Thotë Allahu xh.xh. “Ai e ka ngritur qiellin lart dhe ka vënë Balancën (për çdo gjë). që ju të mos e shkelni atë” Rrahman 7-9.

Islami e urdhëron njeriun të tregohet i drejtë me veten, të balancojë ndërmjet të drejtës ndaj vetes së tij, Zotit të tij, dhe të drejtës së të tjerëve. Ashtu siç i ka thënë Profeti Muhammed s.a.v.s. Abdullah ibn Amru kur pa se agjëronte shumë gjatë dhe falesh shumë natën “Trupi yt ka të drejtën e tij, sytë e tu kanë të drejtën e tyre, familja jote ka të drejtën e saj, dhe miku yt ka të drejtën e tij”.  Islami urdhoron për drejtësi me familjen, të jesh i drjetë me bashkëshorten, më fëmijët, “Nëse keni frikë se nuk bëni drejtësi ndaj jetimeve, atëherë, martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër; e, nëse frikësoheni se nuk do të jeni të drejtë ndaj të gjithave njësoj, atëherë mjaftohuni me një grua” Nisa 3.

Ndërsa I dërguari s.a.v.s. thotë “Keni frikë Zotin e mbani drejtësi ndër fëmijët tuaj”. Ndërsa kur Beshir ibn Sead el-Ensari deshti ti merrte dëshminë rreth një pasurie (dhurate) që donte të veçonte disa nga fëmijët e të tij, Profeti s.a.v.s. e pyeti “ A të gjithëve iu ke dhënë si këtij”. Ai iu përgjigj “Jo”. Atëherë Profeti s.a.v.s. tha “ Merr dikënd tjetër të dëshmojë për këtë se unë nuk dëshmoj në padrejtësi”.

Islami e urdhëron besimtarin që të mbajë drejtësi me të gjithë njerëzit, kushdo qofshin ata. Të mbajë drejtësi me atë që don, të jetë i drjetë edhe me atë që e urren. Të mos e nxisë ndienja e dashurisë të gjykojë në padrejtësi dhe të mos e shtyjë urrejtja në ngrënien e hakut dhe mos mbajtjen drjetësi. Thotë Allahu xh.xh. në lidhje me mbajtjen drejtësi me ato që duam O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe kundër jush ose kundër prindërve dhe të afërmve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata vlerësuesi më i drejtë. Nisa 135.

Dhe thotë i Madhërishmi në lidhje me ato që i urrejmë O besimtarë! Bëhuni të qëndrueshëm në urdhrat e Allahut dhe bëhuni dëshmues me drejtësi! Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë dhe frikësojuni Allahut! Pa dyshim, Allahu është i Dijshëm për çdo gjë që punoni juMaide 8. Nga historia islame kemi shembuj të lartë në mbajtjen e drejtësisë sidomos në ngjarjet politike dhe gjyqësore, janë të panumërta ato raste që u është dhënë e drejta jomuslimanëve ndaj muslimanëve dhe mvartësve ndaj drejtuesve.

Islami urdhëron për drejtësi edhe në fjalë, të mos jetë shkak nervozizmi nga mohimi i të drejtës dhe të mos jetë simpatia shkak në thënien e të pavërtetës. Thotë Allahu xh.xh. “Kur të flisni, thoni të vërtetën, qoftë edhe për të afërmit tuaj! Plotësojani besën e dhënë Allahut! Këto ju porosit Ai që të mos harroni.” En’am 152

Ai na urdhëron për drejtësi në dëshmi, të mos dëshmojë besimtari vetëm se me atë që din, të mos shtojë e të mos pakësojë, të mos devijojë a dredhë fjalët. Thotë Allahu xh.xh. “ Merrni dy dëshmitarë të ndershëm prej jush dhe jepni dëshminë tuaj para Allahut! Kjo është këshillë për ata që i besojnë Allahut dhe Ditës së Fundit. Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi)” Talak 2. “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt. Vërtet, Allahu ju këshillon mrekullueshëm dhe vërtet, Allahu dëgjon çdo gjë dhe vështron të gjitha punët!” Nisa 58.

Edhe hadithet kanë folur shumë rreth vlersë së një prijësi të drejtë “ Ai është një nga shtatë personat që do ti strehojë Allahu në hijen e tij atë ditë kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij” në të njëjtën kohë “Ai është njëri nga ata të tre që nuk i refuzohet lutja”.

Aq sa Allahu xh.xh. ka urdhëruar për drejtësi dhe ka nxitur për të, në të njëjtën masë e ka luftuar padrejtësinë dhe e ka ndaluar në formën më të prerë atë. E ka luftuar atë në shumë mënyra dhe na ka tërhequr vërjtjen për llojet e saj, pavarësisht se ndaj kujt bëhet padrejtësia, ndaj vetes apo ndaj të tjerëve, sidomos padrejtësia e të fortëve ndaj të dobtëve, padrejtsia e të pasurve ndaj të varfërve, padrejtësia e udhëheqësve ndaj të udhëhequrve. Sa më i dobët që të jetë personi që i bëhet padrejtësi aq më e madhe është padrejtësia dhe vlera e mëkatit të saj. I dërguari s.a.v.s. i thotë Muadhit r.a.; “ Allahu xh.xh. e vendos lutjen e atij që i është bërë padrejtësi mbi re dhe i hap asaj portat e qiellit dhe Zoti thotë, pasha madhështinë time do të ndihmoj ty qoftë edhe pas një farë kohe”.

Lloji më i rëndësishëm i drejtësisë dhe për të cilën islami nxit më tepër është ajo që sot njihet me “Drejtësia Shoqërore” dhe me këtë ka për qëllim shpërndarjen në mënyrë të drejtë të pasurive të përgjithshme, dhe krijimi i mundësive të barabarta për të gjithë bijtë e ummetit, dhe shpërblimi i punëtorëve për mundin e tyre pa ua përvetësuar atë disa prej tyre që e kanë në dorë apo ata që kanë ndikim në vendimmarrje. Eleminimi i dallimeve ndërmjet individëve dhe grupeve shoqërore, eleminimi i pasurimit me të padrejtë dhe ngritja e nivelit të të ardhurave për të varfërit.

Në këtë aspket Islami ka shkuar shumë larg, saqë Kurani që në periudhën Mekase nuk e ka neglizhuar këtë element jetik, përkundrazi i ka kushtuar vëmendje dhe hapësirë të madhe. Ata të cilët nuk ushqenin të varfërit i ka cilësuar si banorë të xhehennemit “Sakar”, të dënuar në zjarr. Jo vetëm kaq por duhet të angazhohesh edhe në ftesën për ti ushqyer të varfërit dhe në përkujdesjen ndaj nevoja dhe domosdoshmërive të tyre. A e ke parë atë që mohon Ditën e Llogarisë?  Ky është ai që i dëbon ashpër jetimët. dhe nuk nxit që t’i jepet ushqim të varfritMaun 1-3.

Nënvlerësimin e këtij angazhimi Kurani e vendos krah për krah me kufrin ndaj Allahut xh.xh., obligues të dënimit të dhëmshëm, dhe rëninen në zjarr. Allahu xh.xh. thotë; “(Do të thuhet) “Kapeni dhe lidheni në pranga,. pastaj digjeni në zjarrin përvëlues,. mandej lidheni në zinxhirë prej shtatëdhjetë kutësh,. sepse ai, me të vërtetë, nuk ka besuar në Allahun e Madhërishëm. dhe nuk është kujdesur për të ushqyer të varfrit e shkretë” Hakka 30-34.

Shoqëria e xhahilijetit (periudhës së injorancës paraislame) është shoqëri e diskretituar dhe përbuzuar nga Allahu xh.xh., ngaqë grupeve të dobëta u ishin mohuar të drejtat e tyre dhe grupet e forta ishin angazhuar me përvetësim dhe shtim të pasurive në mënyrë të padrjetë. “Nuk është kështu! Por ju nuk silleni mirë me jetimët . dhe nuk e nxitni njëri-tjetrin për t’i ushqyer të varfrit. Trashëgiminë (e të dobtëve) e zhvatni me lakmi të pangopur,. dhe e doni pasurinë me një dëshirë të pakufishme.” Fexhr 17-20.

Islami ka kushtuar vëmendje të posatçme shtresave të dobëta dhe në nevojë të shoqërisë. Ka sanksionuar ligje për ta që u siguron atyre punën e nevojshme për çdo të papunë, pagesën me drejtësi për çdo të punësuar, ushqimin e mjftueshëm për të uriturit, mjekimin e domosdoshëm për çdo të sëmurë, strehimin dhe veshjen e çdo të pastrehu, dhe përkujdesjen e plotë për çdo njeri në nevojë.

Kjo përkujdesje përfshin ushqim, veshje, strehim dhe çdo gjë pa të cilën njeriu nuk mund të jetojë, pa e teprica e shpërdorime, secili për veten e tij dhe për ato që ka në varësi. Ky është përkufizimi i Imam Neveviut në “Mexhmu”.

Për të arritur këtë objektiv Islmi ka obliguar detyrime monetare ndaj pasurisë së të pasurve, e para prej tyre është dhënia e zekatit, të cilin Islami e ka caktuar si shtyllën e tretë të Islamit. Besimtari duhe ta japë me bindje dhe besueshmëri në shpërblim, në të kundërt i merret me forcë, nëse një grup e kundërshtojnë atë, luftohen derisa të zbatohet ky ligj. Merret zekati nga të pasurit dhe  u jepet të varfërve. Ajo është pasuri e ummetit dhe i shpërndahet ummetit.

Ajo që preferohet në shpërndarjen e zekatit është që kur ti jepet të varfërit ti jepet aq sa ti mjaftojë për gjithë jetën në mënyrë që vitin tjetër të shpresohet që ai të jetë nga ata që nxjerrin zekat dhe jo nga ata që marrin. Të bëhet nga ata që janë dora e lartë (që jep) dhe jo dora e ulët (që merr).

Janë botuar shumë libra rreth kësaj teme, duhet tu referohemi me patjetër.

Në librin tonë “Rizgjimi islam dhe brengat e vatanit arab dhe islam- الصحوة الإسلامية وهموم الوطن العربي والإسلامي ” kemi shkruar shumë që tregojnë treguesit e drejtësisë shoqërore në Islam, këshillohet leximi i tij.

Marrë nga libri "ملامح المجتمع المسلم الذي ننشده" Dr. Jusuf el-Karadaui.

Përshtati: Behar Kaçeli.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

25/05/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:09 05:0912:4516:4120:0721:53

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook