Dureh bintu Ebi Leheb


A ke dёgjuar pёr Dureh bintu Ebi Lehebin. A ke dёgjuar se nё lidhje me tё I Dёrguari i Allahut (a.s) ka thёnё: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.” Ajo ёshtё vajza e xhaxhait tё Profetit (a.s), babai i saj ёshtё Ebu Lehebi,nёna e saj ёshtё mbartёsja e turrёs sё druve dhe vёllezёrit saj janё Utbe dhe Utejbeh. Megjithёkёtё edhe pse nga vdekja e saj kanё kaluar mё tepёr se 1400 vjet, ne e shohim dhe flasim pёr tё me admirim.

Sa madhёshtore ёshtё feja islame e cila urdhёron dhe aplikon drejtёsinё ndёr njerёz.

Ajo ёshtё vajza e Ebu Lehebit dhe Umu Xhemilit pёr tё cilёt Kurani ka dёshmuar se ato janё banorё tё Zjarrit. Hyrja e saj nё Islam duke refuzuar besimin e prindёrve tё saj pёr tё pranuar besimin nё profetёsinё e Muhamedit (a.s) ёshtё mbresёlёnёse. Dureh (r.a) sfidoi familjen dhe mjedisin pёr shkak tё Islamit. Ajo deklaroi (me bindje) monoteizmin, e pёrqafoi fenё islame, u bё njё muslimane e mirё dhe gjatё hixhretit ka emigruar pёr nё Medine.

Pasiqё Dureh (r.a) pёrqafoi Islamin, ishte sahabiju i nderuar Dahje ibn Kelbi (r.a) i cili i propozoi asaj pёr fejesё dhe mё pas ata u martuan. Nё periudhёn e “Xhahilijes”, Dureh (r.a) ka qenё e martuar me Harith ibn Neufel ibn Abdulmutalibin. Nga kjo martesё ata kanё pasё tre djem: Ukben, Uelidin dhe Ebu Muslimin. Bashkёshorti i saj i cili ishte idhujtar u vra nё betejёn e Bedrit, nё tё cilёn Allahu e ndihmoi Islamin dhe i poshtёroi mosbesimtarёt. Allahu i Madhёruar e nderoi atё duke ia bёrё tё mundur qё tё martohej me sahabijun e nderuar Dahje ibn Kelbin (r.a), njeriun mё tё pashёm dhe mё simpatik, aq sa edhe Xhibrili kur ka zbritur nga qielli ka marrё pamjen dhe shёmbёlltyrёn e tij. A ka nder mё tё madh pёr Duren (r.a) se sa kjo martesё?!

Njёherё disa gra nga fisi Ruzajk i thanё Dures (r.a): Ti je vajza e Ebu Lehebit pёr tё cilin Allahu i Madhёruar ka thёnё nё Kuran: “Qoftё i shkatёrruar Ebu Lehebi, e ai tashmё ёshtё i shkatёrruar.”[1] Pёr çfarё tё vlen hixhreti ty?! Ajo shkoi tek Profeti (a.s) dhe i tregoi pёr kёtё. Profeti (a.s) i tha: Ulu! Pastaj ai (a.s) fali Ylenё bashkё me njerёzit, u ul mbi minber dhe tha: “O ju njerёz! Si ёshtё puna e disa njerёzve qё mё lёndojnё nё prejardhjen dhe farefisin tim? Le ta dini se ai i cili ka folur keq pёr prejardhjen dhe farefisin tim mё ka lёnduar, e kush mё ka lёnduar mua ka lёnduar Allahun.” Pastaj ai (a.s) tha: “Nuk mund tё lёndosh tё gjallёt duke folur keq pёr tё vdekurit.”

Historia tregon se ajo kishte raporte tё ngushta me nёnёn e besimtarёve Aishen (r,a.). Ajo hynte nё shtёpinё e Aishes (r.a) dhe mёsonte prej saj fenё dhe rregullat e jurisprudencёs islame.

Dureh (r.a) ka ndёrruar jetё nё vitin njёzetё tё hixhretit, nё epokёn e Omer ibn Hatabit. Allahu e mёshiroftё dhe qoftё i kёnaqur me tё.

Vёlla i nderuar! Mos u justifiko duke thёnё se mjedisi qё tё rrethon nuk ёshtё i pёrshtatshёm qё ti tё pёrkushtohesh dhe tё kapesh pas mёsimeve tё fesё. Ata tё cilёt tё rrethojnё nuk janё mё tё kёqinj se Ebu Lehebi dhe famijla e Dures (r.a). Prandaj kapu fort pas fesё dhe ji optimist, sepse Allahu i Madhёruar kurrё nuk e shpie nё humbje atё qё kapet fort pas fesё. Allahu i Madhёruar thotё: “Ata tё cilёt janё udhёzuar nё rrugё tё drejtё, Allahu ua shton udhёzimin dhe u ka dhёnё devotshmёrinё.”[2] “Dhe njeriut nuk i takon tjetёr vetёm se ajo qё ka punuar. Dhe se mundi i tij mё vonё do tё shihet. Pastaj ai shpёrblehet me shpёrblim tё plotё.”[3]

 Sё fundmi:

A e more vesh se kush ёshtё Dureh (r.a)?! Kёtё informacion dёrgoja dhe tё tjerёve qё tё pёrfitojnё.[4]

 

 

 



[1] - Sure Mesed: 1.

[2] - Sure Muhamed: 17.

[3] - Sure Nexhm: 38-40.

[4] - Kёtё informacion e ka transmetuar imam Ibn Haxheri nё librin: “El Isabeh fi temjizis Sahabeh”

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook