Dy dorëheqjet!


Selman Khan është themelues i Khan Academy dhe përfaqëson “çmendurinë” që bën ndryshimin në botë.

Imagjino një të ri i cili ka kryer fakultetin e matematikës në MIT (një nga universitetet më të mirë në botë në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë). Ai ka kryer aty edhe studimet për inxhinieri elektrike dhe kompjuterike. Mandej ka kryer masterin po aty në të njëjtat fusha. Ka dhe një master për menaxhim biznes në Harvard. Rroga që merrte nga puna që bënte as që mund të ëndërrohej nga të rinj të moshës së tij. Megjithatë, ai i hodhi pas shpine të gjitha diplomat bashkë me karrierën, për tu ulur në shtëpi dhe për të regjistruar video ku shpjegonte lëndën e matematikës për fëmijët e shkollave tetëvjeçare!

E si mund të quhet ndryshe ky i ri, përveçse i “çmendur”?

Ai kishte vënë re që videot që kishte hedhur në youtube, për ti shpjeguar kushërirës së tij, Nadias, mësimet e matematikës, ndiqeshin nga qindra dhe mijëra fëmijë të tjerë. Në komentet e tyre, fëmijët dhe prindërit e falënderonin të riun Selman Khan për kontributin që jepte në përmirësimin e nxënësve në matematikë. Komentet ishin plot mirënjohje dhe vlerësim për punën e tij, si dhe kërkonin më shumë video të tilla për mësime të tjera.

Ai e pranoi kërkesën e tyre për më shumë mësime të tjera.

Madje, la dhe punën e tij!

Për pesë vite, ai i dha një përkufizim krejt tjetër procesit mësimor, ndryshim i cili do të hyjë në histori.

Ai është iniciatori i kurseve online “MOOC” dhe është ai i cili vendosi piketat, pa e ditur dhe kuptuar.

Në vitin 2011, teksa Selman Khan po mbante fjalën e tij të shkurtër në TED dhe ku fliste për rrugëtimin e tij me Khan Academy”, ndër të tjerë ishte dhe Sebastian Thrun, profesor në fushën e Inteligjencës Artificiale, në universitetin e Standaford-it. Teksa dëgjonte në heshtje, atij i pëlqeu ideja dhe vendosi ta çojë më tej duke e provuar me studentët e tij. Që këtu mori jetë kursi i njohur në universitetin e Standfordit “Hyrje në inteligjencën artificiale”. Që këtu shpërtheu më pas revolucioni i kurseve të hapura online.

Pas suksesit të këtij kursi, profesori Sebastian Thrun paraqiti dorëheqjen në universitet që të merret vetëm me këtë fushë. Ai hapi dhe faqen Udacity.com.

Shohim që e gjithë rrjedha historike në këtë fushë, startoi me dy dorëheqje, atë të Selman Khan dhe atë të Sebastian Thrun.

Vallë si do të ishte bota pa iniciativat e këtyre dy kolosëve?

Ndoshta, vendimi i ardhshëm i jetës tënde, do të jetë me të njëjtin ndikim dhe efekt... apo jo. Ku i dihet!

 

 

http://www.ted.com/talks/salman_khan_let_s_use_video_to_reinvent_education

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/05/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:07 05:0812:4516:4120:0921:56

Hadithe

“Kush e agjëron Ramazanin

me besim dhe duke

llogaritur shpërblimin

(tek Allahu i Lartësuar),

atij i falen mëkatet e kaluara”

 


Ramazan 2022 / 1443

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook