By: Rushit Musallari

Edukata e agjërimit


1- Parapërgatitja shpirtërore: Besimtari duhet ta presë Ramazanin me zemër të pastër, i penduar nga mëkatet dhe duhet të përpiqet që të shtojë punët e mira.

 

2- Përkujtimi i mirësive të Allahut: Besimtari duhet të përkujtojë mirësitë e begatitë e Allahut të Madhëruar dhe të jetë bujar. Aishja (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ishte shumë bujar dhe i përkushtuar në adhurime, sidomos gjatë muajit të Ramazanit.([1])

 

3- Agjërimi i sinqertë: Besimtari duhet të agjërojë vetëm për hir të Allahut të Madhëruar, në mënyrë që të fitojë kënaqësinë e Tij. Abdurrahman ibn Aufi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Allahu ua ka bërë detyrë agjërimin e Ramazanit, ndërsa unë ua kam bërë sunet faljen e Taravisë. Ai që agjëron Ramazanin dhe fal Taravinë për hir të Allahut, i falen mëkatet dhe pastrohet prej tyre si ditën kur e ka lindur nëna e tij”.([2])

 

4- Rëndësia e ngrënies së Syfyrit: Enesi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Hani syfyr, sepse begatia është në syfyr”.([3]) Ibn Umeri (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Allahu i mëshiron ata që hanë syfyr dhe engjëjt luten për ta”.([4]) Ebu Said Khuderi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Syfyri është begati. Mos e lini syfyrin, qoftë edhe duke pirë një pikë ujë. Allahu i mëshiron ata që hanë syfyr, ndërsa engjëjt luten për ta”.([5])

 

5- Rëndësia e shpejtimit të Iftarit: Sehl ibn Sad (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Populli im do të ketë mirësi, përderisa nuk e vonon iftarin”.([6]) Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) përcjell fjalën e Allahut: “Robërit më të dashur tek Unë, janë ata që shpejtojnë iftarin”.([7]) Është e pëlqyeshme që agjërimi të çelet me hurma arabie, në mungesë të tyre fruta të freskëta dhe në mungesë të tyre të çelet me ujë. Selman ibn Amir Dabiu (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush ta çelë iftarin, le ta çelë me hurma. Nëse nuk ka hurma, le ta çelë me ujë, sepse ai është i pastër”.([8])

Enesi (r.a) tregon: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut (Paqja qoftë mbi të) të falë Akshamin, pa çelur iftarin. Ai e çelte iftarin, qoftë edhe me një pikë ujë”.([9])

 

6- Rëndësia e lutjes gjatë agjërimit: I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Tre personave nuk u refuzohet lutja: agjëruesit derisa të çelë Iftarin, udhëheqësit të drejtë dhe atij që i bëhet padrejtësi”.([10])

 

7- Thënia e lutjes së Iftarit: Në momentin e çeljes së Iftarit bëhet kjo lutje:

"بِسْمِ اللَّهِ، اللَّهُمَّ لَكَ صُمْتُ، (وَبِكَ آمَنْتُ وَعَلَيْكَ تَوَكَّلْتُ) وَعَلَى رِزْقِكَ أَفْطَرْتُ".

 “BISMIL`LAH, ALL`LLAHUM`ME LEKE SUMTU [UE BIKE AMENTU, UE ALEJKE TEUEK`KELTU] UE ALA RIZKIKE EFTARTU - O Zoti im! Për Ty agjërova, [Ty të besova, tek Ti jam mbështetur] dhe me atë që më ke furnizuar po ushqehem (ha Iftar).([11])

 

Ibn Umeri (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) çelte Iftarin thoshte:

"ذَهَبَ الظَّمَأُ، وَابْتَلَّتِ الْعُرُوقُ، وَثَبَتَ الْأَجْرُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ ".

“DHEHEBEDH`DHAMAU, UEB`TELETIL URUK, UE THEBETEL EXHRU INSHA`ALL`LLAH - U shua etja, u tha djersa (u çlodh trupi) dhe mbeti shpërblimi në dashtë Allahu”.([12])

 

8- Leximi i shumtë i Kuranit, duke bërë edhe hatme (leximi i plotë i Kuranit): I Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) e lexonte të gjithë Kuranin në Ramazan bashkë me Xhibrilin (Paqja qoftë mbi të). Në vitin e fundit të jetës, ai e ka lexuar Kuranin dy herë bashkë me Xhibrilin (Paqja qoftë mbi të).([13])

 

9- Përgatitja dhe ngrënia e Iftarit/syfyrit me të tjerët: Zejd ibn Khalidi (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ai që i jep iftar një agjëruesi, merr shpërblimin e agjëruesit, pa i pakësuar agjëruesit asgjë nga shpërblimi”.([14])

 

10- Ndalimi nga fjalët e kota dhe veprimet e pahijshme: Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Agjërimi nuk është frenimi nga ngrënia dhe pija, por agjërimi është frenimi nga fjalët e ndyra dhe fjalët epshndjellëse. Nëse dikush të shan, ose sillet vrazhdë me ty, thuaji: “Unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm”.([15]) Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush nuk e lë fjalën e rrejshme dhe punën me të, Allahu nuk ka nevojë që ai ta mbajë barkun bosh”.([16]) Ebu Hurejrah (r.a) tregon, se i Dërguari i Allahut (Paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Ka agjërues që “përfitojnë” vetëm uri nga agjërimi dhe ka nga ata që falen natën dhe “përfitojnë” vetëm pagjumësi nga namazi i natës”.([17])

 

11- Falja e Taravive me xhemat: Namazi i Taravive falet me 20 rekatë. Në kohën e Umerit (r.a) dhe të Uthmanit (r.a), Taravia është falur me 20 rekatë dhe askush nga sahabet nuk e ka kundërshtuar këtë gjë.([18])

 


([1]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (6).

([2]) - Hadith i vërtetë. Nesâiu në Muxhtebâ (2209), Ibn Mâ‎xheh (1328), Ibn Khuzjemeh (2201), Ahmedi (1/191) dhe Ebû Ja`lâ (863). Disa dijetarë e vlerësojnë hadithin të dobët, mirëpo shejh Ahmed Shakiri në verifikimin e tij të Musnedit të Ahmedit (1660) e vlerëson hadithin të vërtetë dhe bën një analizë bindëse për vërtetësinë e hadithit.

([3]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1923), Muslimi (2508), Tirmidhiu (708), Nesâiu në Muxhtebâ (2145), Ibn Mâ‎xheh (1692) dhe Ahmedi (3/99).

([4]) - Hadith i vërtetë. Ibn Hibâni (3467), Taberâniu në Eusat (6434) dhe Ebu Nuajmi në Hulje (8/320).

([5]) - Hadith i vërtetë. Ahmedi (3/12, 44).

([6]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1954), Muslimi (2513) dhe Tirmidhiu (1697).

([7]) - Hadith i pranuar. Tirmidhiu (700) dhe Ahmedi (2/329).

([8]) - Hadith i vërtetë. Ebû Dâûdi (2355), Tirmidhiu (658), Ibn Mâ‎xheh (1699), Ibn Khuzejmeh (2067), Ibn Hibâni (3515) dhe Ahmedi (4/77).

([9]) - Hadith i vërtetë. Ibn Hibâni (3504, 3505), Ibn Khuzejmeh (2065), Ebu Jala (3792), Bezâri (984) dhe Hâkimi (1577). Hejthemiu në Mexhmauz’zeuâid (3/155) nr (4883) thotë: “E shënon Ebû Ja`lâ, Bezâri dhe Taberâniu në Eusat. Përcjellësit e Ebû Ja`lâsë janë të vërtetë”.

([10]) - Hadith i vërtetë për shkak të dëshmive përforcuese. Tirmidhiu (2526) dhe Ahmedi (2/305).

([11]) - Hadith i dobët. Ebû Dâûdi (2358), Ibn Ebi Shejbeh (3/100), Dârakutni (2280), Bejhakiu në Kubrâ (4/239) dhe Ibn Suni (479).

([12]) - Hadith i pranuar. Ebû Dâûdi (2357), Nesâiu në Kubrâ (3315) dhe Dârakutni (2279).

([13]) - Hadith i vërtetë. Buhariu (3623), Muslimi (2450), Nesâiu në Kubrâ (7041), Ibn Mâxheh (1621) dhe Ahmedi (2/282).

([14]) - Hadith i vërtetë. Tirmidhiu (807), Nesâiu në Kubrâ (3317), Ibn Mâ‎xheh (1746), Ibn Hibâni (3429) dhe Ahmedi (4/116).

([15]) - Hadith i pranuar. Ibn Khuzejmeh (1996), Ibn Hibani (3479) dhe Hâkimi (1570). Dhehebiu e vlerëson hadithin të vërtetë sipas kushteve të Muslimit.

([16]) - Hadith i vërtetë. Buhâriu (1903), Ebû Dâûdi (2362), Tirmidhiu (707), Nesâiu në Kubrâ (3233), Ibn Mâ‎xheh (1689), Ibn Khuzejmeh (1995) dhe Ahmedi (2/452).

([17]) - Hadith i vërtetë. Ibn Mâ‎xheh (1690), Nesâiu në Kubrâ (3236, 3237), Ibn Khuzejmeh (1997), Ibn Hibâni (3482), Hâkimi (1571), Bejhakiu në Shuabul iman (3369) dhe Ahmedi (2/373).

([18]) - Thënie e vërtetë. Bejhakiu në Kubrâ (2/496) dhe në Fadâilul eukât (150).

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

19/07/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
03:18 05:1812:5416:5020:1722:04

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook