By: Abdulla ibn Abdurahman El Ijade

Edukata e dialogut me nënën


Konsultime/ lidhjet familjare

Pyetje: Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu.

Kam një pyetje në lidhje me mamanë time. Midis meje dhe saj ndodhin shumë debate. Nga këto debate kam shumë frikë se mos konsiderohem djalë i pabindur. Ju vë në dijeni se mamaja ka probleme mendore. Babai vdiq para disa kohësh. Më pas ajo pati probleme financiare dhe më vonë ju duk sikur njerëzit nuk e donin më dhe largoheshin prej saj. Për këtë arsye ajo është bërë shumë nevrike dhe i kupton gjërat ndryshe nga ç’janë. Duhet të theksoj se ajo është edhe e paarsimuar. Ne e duam shumë atë dhe nuk dëshirojmë që ajo të zemërohet. Mirëpo, kur fillojmë të diskutojmë, zëri ynë dhe i saj sa vjen dhe shtohet dhe askush nuk dëshiron që të heqë dorë nga mendimi i tij. Ju lutem më jepni një këshillë se si të veproj në këtë rast duke ditur që unë jam i vetëdijshëm se kjo quhet mosbindje ndaj prindërve.

 

Përgjigja: Ue alejkumus selam ue rahmetullahi ue berekatuhu.

Të gjitha lavdet janë për Allahun. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë për të dërguarin e Tij.

Gjëja më e mirë për njeriun është kur e di diagnozën e tij, sepse kjo është më e lehtë edhe për atë që dëshiron ta kurojë. Ti vëlla i nderuar e di sëmundjen që të mundon dhe mesa duket ke gatishmëri të plotë për të dëgjuar edhe përgjigjen.

Nëse do të të flas për detyrimet që ke ndaj prindërve ato janë të shumta dhe përgjigja do të ishte shumë e gjatë, sepse detyrimet që ke ndaj tyre janë më parësore se vetë dëshirat e tua. Ti ke detyrime ndaj tyre kur ata janë në gjendje normale. Por kur gjendja e tyre nuk është e tillë, siç është rasti i nënës tënde, përgjegjësia shtohet më tepër. Nëse dëshiron që të fitosh sevape të mëdha dhe që Allahu të jetë i kënaqur me ty, ndiq këshillat e mëposhtme në lidhje me nënën tënde:

1 – Bindju asaj plotësisht edhe nëse të urdhëron të bësh një gjë të vështirë, si për shembull edhe nëse të urdhëron që ta mbash në shpinë në shkretëtirë në një natë të ftohtë e me shi.

2 – Hesht dhe dëgjoje fjalën e saj deri në fund edhe sikur nga fjalët e saj ti nuk përfiton asgjë apo qofshin ato edhe fjalë të parëndësishme. E rëndësishme është që ajo të ndihet e qetë.

3 – Largoju nga ato gjëra prej të cilave ajo zemërohet dhe nevrikoset.

4 – Gjej momentin e përshtatshëm për të diskutuar me të, në mënyrë që ajo mos të ndihet keq.

5 – Sillu me të sikur të jetë e sëmurë. Çfarë kërkon i sëmuri nga njeriu më i afërt i tij?

6 – Përgatit një ambient të përshtatshëm që ajo të kthehet në normalitetin e saj.

7 – Thuaju të afërmëve të saj që të vijnë ta vizitojnë atë sa më shpesh, madje nëse ti krijon një situatë  të atillë që njerëzit ta vazhdojnë ta duan atë është një veprim shumë i mirë prej teje.

Dhe pas kësaj të jesh i sigurtë se Allahu i Lartësuar ka për të të ndihmuar që ti të sillesh mirë ndaj saj . Medito në thënien e Allahut në Kur’an: “Nëse ndonjëri prej tyre ose që të dy plaken duke qenë nën përgjegjësinë tënde, mos thuaj: uf e as mos i qorto, por thuaju fjalë të mira.”

Mos harro asnjëherë se në çfarë gjendje janë të vjetërit. Mendo sikur ti të jesh i vjetër në moshë, çfarë do të kërkosh prej fëmijëve të tu? Dhe mos harro asnjëherë se fëmijët edhe kur të rriten e të bëhen burra, në sytë e prindërve ata janë fëmijët e tyre të vegjël.

Allahu të ndihmoftë që të sillesh mirë me nënën!

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

20/09/2017
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:47 06:2012:4216:0718:5020:13

Urtësi profetike

“Ai që e agjëron Ramazanin

dhe gjashtë ditë të tjera nga muaji Sheval,

është sikur të ketë agjëruar gjithë vitin”.

(Hadith)

Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook