Emigrantët sirianë themelojnë më shumë se 10 mijë kompani dhe firma biznesi në Turqi.


Sipas një studimi të publikuar nga një qendër studimesh në Turqi, emigranët sirian të ardhur në Turqi që nga viti 2011 deri më tani kanë themeluar më shumë se 10 mijë kompani dhe firma biznesi.

Sipas raportit të publikuar, deri para një viti ekzistonin si të regjistruara  7 242 kompani dhe firma të ndryshme, ndërsa tani numri i tyre ka kaluar në10 mijë. Sektori ku kanë investuar më shumë invesitorët sirianë janë Turizmi, Tekstili dhe Transporti. Vlera totale e kapitalit të këtyre kompanive është afërsisht 120 milion dollarë. Ndërsa qytetet e preferuara për investim janë Stambolli dhe Mersini, nxjerrë në pah raporti. Kohët e fundit vetëm në qarkun e Şanlıurfa janë themeluar 10 fabrika nga invesitorë sirian.

“Për fat të keq është krijuar ideja se emigrantët sirian janë barrë për ekonominë turke si dhe janë bartësit kryesorë të problemeve sociale në Turqi. Është e vërtetë se me valën e emigrantëve kanë ardhur edhe një sërë problemesh për vëllezërit tanë turq por në të njëjtën kohë ne kemi dhënë kontribut në ekonominë dhe hapjen e vendeve të raja të punës në Turqi”, u shpreh një emigrant sirian që zotëron një zyrë përkthimi dhe shërbimesh tregtare.

Ai tha “ Dua tu kujtoj vëllezërve turq se muhaxhirët nuk janë problem, ato janë shkak për bereqet dhe mirësi. Mos harroni se Medineja në kohën e Profetit Muhammed s.a.v.s. u quajt Medine, pra mori statusin e qytetit, vetëm pas hixhretit dhe ardhjes në të të muhaxhirëve, më parë ajo ishte thjesht Jethrib”.

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

18/03/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:1205:4411:5615:1617:5519:17

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook