Eskursioni gjatë Ramazanit


Pyetje: Unë jam një vajzë nga Tirana, në klasën e tetë dhe Allahu ma ka lehtësuar që të agjëroj. Dhe inshallah do të agjëroj gjithë muajin e Ramazanit. Një ditë, kur isha në shkollë, mësuesja kujdestare na tha se javën tjetër kemi eskursion në Vlorë. Unë kam shumë dëshirë që të marr pjesë në eskursion me klasën, mirëpo prindërit më thonë se unë nuk duhet të shkoj për arsye se nuk bën të prish agjërimin. Ju lutem më jepni një përgjigje në lidhje me këtë!

Përgjigja: Të gjitha lavdet dhe falenderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin Muhamed (a.s)

Në rradhë të pare, të përgëzojmë për faktin se ti ke vendosur që të agjërosh gjithë muajin e Ramazanit. E lusim Allahun që të ta pranojë agjërimin e ditëve që ke agjëruar, ashtu siç e lusim që të ta mundësojë agjërimin e ditëve në vazhdim.

Së dyti: themi se agjërimi i muajit të Ramazanit është detyrë e obligim duke u bazuar tek ajeti kuranor: “O ju të cilët keni besuar, agjërimi ju është bërë detyrë, ashtu siç ka qenë detyrë edhe për ata që kanë qenë para jush, me qëllim që të jeni të devotshëm.”[1] Nisur nga ky ajet kuranor, agjërimi është obligim për çdo musliman/e që ka mbushur moshën e pjekurisë dhe gëzon shëndet të plotë mendor e fizik.

Së treti: Allahu i Madhëruar e ka lehtësuar për atë që është sëmurë dhe udhëtar që të mos agjërojë. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose në udhëtim, atëherë (po aq ditë) duhet të plotësohen nga ditët e mëvonshme.”[2]Nisur nga ky ajet kuranor, dijetarët kanë thënë se kushdo që udhëton në një distancë mbi 81 km i lejohet që mos të agjërojë atë ditë, me kusht që udhëtimi i tij të mos shoqërohet me veprimet të ndaluara (haram). Përndryshe (nëse udhëtimi shoqërohet me veprime të ndaluara) nuk lejohet me e prishë agjërimin. Sakaq ato ditë që njeriu nuk i ka agjëruar gjatë Ramazanit e ka për detyrë që t’i agjërojë  ato pas tij.

Së katërti: Një çështje tjetër që e shohim me vend me e përmendë në këtë kontekst është fakti se njeriu i cili udhëton dhe ka mundësi që ta mbajë agjërimin, është i lirë që të agjërojë ose jo. Nëse zgjedh që të agjërojë gjatë udhëtimit, kjo është një gjë e mirë, sepse Allahu i Madhëruar thotë: “Pra, nëse agjëroni, kjo është akoma më mirë për ju, veç sikur ta dinit.”[3]Por edhe nëse zgjedh që mos të agjërojë gjatë udhëtimit, ky është një veprim i lejuar dhe njeriu nuk ngarkohet me gjynah.

Dhe së fundmi: Duke u bazuar nga ajo që kemi përmendur më lart, themi se ty të lejohet që të shkosh në eskursion në Vlorë me klasën dhe të mos agjërosh me kusht që udhëtimi të mos shoqërohet me veprime të ndaluara. Nëse dëshiron të agjërosh është më mirë, por edhe nëse zgjedh që mos të agjërosh, një gjë e tillë është e lejuar. Dhe këtë ditë që ke shkuar në eskursion, në të cilën ke zgjedhur për mos të agjëruar, duhet ta agjërosh pas Ramazanit.

Allahu e di më mirë.



[1] - Sure El Bekare: 183.

[2] - Sure El Bekare: 184.

[3] - Sure El Bekare: 184.

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

27/09/2022
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:54 06:2612:3916:00 18:4020:02

Hadithe Profetike

“Kush ndjek një rrugë në të cilën kërkon dijen,

Allahu ia lehtëson rrugën për në xhenet.

Melaiket vendosin krahët e tyre për kërkuesin

e dijes si kënaqësi për atë që ka vepruar.

Për dijetarin kërkon faljë çarë ndodhet

në qiej e në Tokë, madje edhe peshqit në ujë.

Mirësia e dijetarit ndaj robit adhurues

është si mirësia e Hënës ndaj gjithë yjeve.

Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve.

Profetët nuk kanë trashëguar as dinar as

dirhem, ata kanë trashëguar duituri, ndaj kush

e merr ta marrë në sasi të madhe.”

 

 


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook