By: Dr. Muhamed Sadij

Falja e dy rekateve ndërkohë që imami mban hytben


Pyetje:”A është obligim falja e dy rekateve kur hyjmë në xhami, edhe pse imami po mban hytben e ditës xhuma?”

 

Dr. Muhamed Sadij

 

Përgjigje:”Në përgjithësi, falja e dy rekateve (përshëndetja e xhamisë) sa herë që hyjmë në xhami, është e pëlqyeshme dhe vepër e mirë, por nuk ngrihet në nivelin e obligimit. Falja e këtyre dy rekateve, teksa imami mban hytben, është një mesele e debatueshme mes dijetarëve. Ka të ditur që e kanë lejuar faljen e dy rekateve përshëndetje të xhamisë, teksa imami mban hytben. Ata mbështeten tek hadithi i transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi, ku Xhabir ibnu Abdilah thotë:”Selik Gatafani erdhi ditën e xhuma, ndërkohë që i dërguari i Allahut po mbante hytben dhe menjëherë u ul. Profeti a.s i tha:”O Sulejk! Ngrihu dhe fali dy rekate të shpejtë!” Më pas tha:”Nëse ndonjëri prej jush hyn në xhami ditë ne Xhuma, ndërkohë që imami mban hytben, le të falë dy rekate të shpejta.” (Imam Muslimi)

Dijetarët e medh-hebit Maliki e ndalojnë faljen e namazit gjatë hytbes dhe mendojnë se hadithi i lartpërmendur është i shfuqizuar.  Thotë Khalil:”Namazet nafile (vullnetare) janë të ndaluara gjatë lindjes së diellit, perëndimit të tij si dhe gjatë hytbes ditën e xhuma.”

Në librin “Elfevakih Eddevanij” i medh-hebit maliki, thuhet:”Mendimi i medh-hebit tonë është ndalimi i namazit nëse imami është ngjitur në minber. Sakaq, mendimi i kundërt e lejon namazin edhe gjatë hytbes. Këtë mendim e ndan Sujjurij, i cili është nga dijetarët maliki dhe dijetarët e medh-hebit Shafi. Ata mendojnë se namazi është më i vlefshëm, bazuar dhe në hadithin e transmetuar nga imam Muslimi dhe Buhariu, ku Profeti a.s e pyeti Sulejk-un:”A u fale?” Ai u përgjigj:”Jo.” Mandej Profeti a.s i thotë:”Ngriu dhe fal dy rekate të shkurtër.” Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:”Nëse dikush prej jush hyn në xhami teksa imami është duke mbajtur hytben, le të falë dy rekate të shkurtër dhe të ulet.”

Argumenti ynë është hadithi i transmetuar nga Ebu Daudi dhe Nesaij, sipas të cilit një burrë hyri në xhami duke kaluar mbi supet e njerëzve prezentë, ndërkohë që Profeti a.s po predikonte. Profeti a.s i tha:”Ulu se i lëndove njerëzit!” Pra, e urdhëroi të ulet pa i kërkuar të falej me parë dhe të urdhërosh për diçka, do të thotë ta ndalosh nga e kundërta. Në një hadith tjetër, Profeti a.s thotë:”Nëse i thua personit në krah “hesht” teksa imami po mban hytben, ke thyer rregullin (e xhamisë).”

Sakaq, urdhri që Profeti a.s i dha Sulejk Gatafani për të falur dy rekate para se të ulej, mund të jetë shfuqizuar nga hadithi që e ndalon namazin gjatë hytbes. Por edhe sikur ky hadith të mos jetë i shfuqizuar, hadithin ku mbështetemi ne e përforcon dhe të vepruarit e banorëve të Medines. Veç kësaj, dëgjimi i hytbes është obligim, sakaq dy rekatet përshëndetje të  xhamisë janë sunet dhe një obligim nuk mund të lihet për shkak të një suneti.

Zoti e di më mirë


Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

23/11/2019
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:5406:3111:3414:0116:2317:50

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook