By: Dr Ratib Nabulsi

Feja është këshillë


Transmetohet nga Temim Darij, Zoti qoftë i kënaqur me të, se profetit Muhamed a.s ka thënë:”Feja është këshillë.” Ne e pyetëm:”Për kë o i dërguar i Zotit?” Ai u përgjigj:”Për Zotin, për Librin e Tij, për të Dërguarin e Tij, për udhëheqësit e umetit dhe për masat e gjera.”

Ky është një hadith me shumë vlera dhe rreth tij sillet i gjithë islami. Disa dijetarë e vlerësojnë si ¼ e islamit. Ai është një hadith të cilin e transmeton vetëm imam Muslimi.

“Feja është këshillë”. Këshilla (nasiha) është akti me të cilin i largon një të keqe dhe i sjell dobi personit që këshillohet. Kjo do të thotë që personi të cilin e këshillon, është i rëndësishëm për ty dhe e këshillon që ti largosh një të keqe dhe që ti sjellësh një dobi. E këshillon për të mos bërë diçka, ose për të bërë diçka.

Ta këshillosh dikë, do të thotë që ta sqarosh me fakte dhe argumente, ti tregosh si qëndron e vërteta nëpërmjet fjalëve logjike, në mënyrë racionale dhe aktuale, ti shprehësh sa fort e do dhe sa i sinqertë je me të. Të këshillosh, do të thotë t’ia bësh të qartë, ti sjellësh fakte dhe argumente, t’ia theksosh në bazë të aktualitetit, t’ia sqarosh në mënyrë logjike dhe racionale, ti shprehësh dashurinë dhe sinqeritetin. Të gjitha këto, hyjnë tek këshilla.

Rrënja e fjalës këshillë “nasaha” në arabisht, përdoret për të qepur rrobën, ku qepja mbyll të metat e një rrobe. E tillë është dhe këshilla, ajo mbyll të metat e personit që këshillohet.

“nasaha” përdoret dhe në pastrimin e mjaltit nga dylli. E tillë është dhe këshilla, ajo pastron të metat e personit që këshillohet, duke e nxjerrë të pastër dhe të dëlirë.

 

Këshilla për Zotin...

Tani le të thellohemi pak më shumë në kuptimin e këshillës për Zotin. Sigurisht që Zoti nuk ka nevojë për këshilla, por këtu bëhet fjalë që të këshillohen njerëzit për të ndërtuar marrëdhënie me Zotin dhe Krijuesin e tyre.

Kështu, këshilla për Zotin, përfshin besimin tek Ai, zhveshjen e Tij nga çdo rival tjetër që, zhveshjen nga çdo cilësi dhe tipar që nuk përkon me madhështin e Tij,  bindja në kryerjen e obligimeve dhe largimin nga ndalesat...

Sigurisht që para se të këshillojë të tjerët, besimtari këshillon veten, po, e këshillon për Zotin që ti bindet Atij. Mandej ai këshillon të tjerët.

O bir i Ademit, këshillo veten dhe nëse zë mend, atëherë këshillo të tjerët, përndryshe të të vij turp prej Meje!

 

Këshilla për Librin e Zotit

Këshilla për Librin e Zotit, shprehet duke i besuar Kuranit, se është shpallje nga Zoti dhe nuk i përngjan fjalëve të njeriut, se askush nuk mund të sjellë një libër të tillë. Pas këtij besimi, vjen respekti dhe madhërimi i këtij Libri, vjen leximi dhe meditimi rreth tij, si natën asht udhe ditën, vjen përhumbja dhe meditimi në kuptimet e Kuranit, vjen leximi me texhvid, mbrojtja nga interpretuesit e pacipë dhe kritikët e lig. Këshilla për Librin e Zotit ësthë duke i zbatuar porositë dhe urdhrat e tij, thellimi në dijet e tij dhe nxjerrja mësim nga këshillat që ofrohen aty. Kurani është fjala e Zotit dhe duhet besuar si e tillë, se superioriteti i fjalës së Zotit ndaj fjalës së krijesave, është si superioriteti i Zotit ndaj krijesave. Besimtari nxjerr mësim nga historitë e popujve të shkuar të cilat ceken në Kuran, i beson fuqishëm premtimit të Zotit në këtë Libër.

 

Këshilla për të dërguarin e Zotit

Kjo përmbushet duke besuar tek mesazhi i tij. Çdo cilësi tjetër e Profetit a.s, si gjeni, reformator etj.... vjen pas tiparit kryesor si i dërguar i Zotit. Ekzistojnë disa qarqe të cilat orvaten ta nxjerrin profetin Muhamed a.s si një njeri madhështor, një kolos, një gjeni i cili e unifikoi kombin arab dhe e rilindi atë, duke i dhënë vetëm dimensione njerëzore dhe aftësi të rralla, por jo më shumë. Në fakt, Muhamedi a.s ka si tipar kryesor faktin e të qenit i dërguar i Zotit. Ka dallim të madh mes etiketimit të tij si gjeni dhe mes etiketimit të tij si profet dhe i dërguar i Zotit, i cili mes të tjerave kishte dhe zgjuarsinë.

Këshilla për të dërguarin e Zotit a.s është besimi tek mesazhi i tij dhe i gjithçkaje që përmban ky mesazh. Thotë Zoti në Kuran:” Nuk i takon asnjë besimtari apo besimtareje të vërtetë që, kur Allahu dhe i Dërguari i Tij vendosin për një çështje, ata të kenë të drejtë të zgjedhin në atë çështje të tyren. Kush e kundërshton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ai me siguri ka humbur.” (Ahzab, 36)

“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” (Nisa, 65)

Ajo që duhet ditur, është se kjo është fjala e Zotit që iu shpall profetit Muhamed a.s. “Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Nexhm, 3-4)

Një pedagog në universitetin e mjekësisë së Damaskut, kishte tridhjetë vite që i kundërshtonte kolegët e tij lidhur me konsumin e ujit përgjatë ngrënies. Ai mendonte se nuk prish asnjë punë që të pihet ujë gjatë këtij procesi. Pedagogët e tjerë, siç kishin mësuar në shkollat perëndimore, besonin se pirja e ujit gjatë ngrënies, e ngadalëson procesin e tretjes, prandaj dhe duhet pirë pas ngrënies. Sipas tyre, uji e shtonte lëngun tretës dhe e reduktonte efektivitetin e tij. Nga ana e tij, doktori në fjalë besonte në hadithin e Profetit a.s, në të cilin thotë:”Njeriut i mjafton që 1/3 e stomakut ta mbushë me ushqim,  1/3 me ujë dhe 1/3 me ajër.” Ai besonte fort se edhe shkencërisht kjo qëndron. Vetëm një apo dy vite më parë, një studim i fundit në këtë fushë, tregoi se pirja e ujit gjatë ngrënies e rrit efektivitetin e tretjes.

Profeti Muhamed a.s na urdhëron që ta therim kafshën tek fyti, duke ia prerë damarët, por pa ia këputur kokën. Përse? Kjo nuk dihej as në kohën e Profetit a.s dhe as pas 1400 vitesh pas tij. Sot, shumica e thertoreve e varin kafshën nga këmbët, e therin dhe ia shkëpusin kokën nga trupi. Para disa vitesh, u zbulua se zemra i merr vetë disa komanda, ajo ka një qendër, dy dhe tre. Nëse deaktivizohet qendra e parë, aktivizohet e dyta dhe e treta. Janë këto tre vatra ato që i mundësojnë zemrës të pulsojë sistematikisht 80 rrahje. Ndonjëherë, zemrës i duhet që të rrahë 180 herë dhe kjo në raste rreziku, kur njeriut i duhet të vrapojë, të ngjisë shkallë etj... në këtë rast, asaj i vijnë urdhra specifikë nga truri. Kështu, nëse i shkëputet koka kafshës, zemra do të vazhdojë të rrahë në mënyrë normalee, 80 rrahje, të cilat në fakt nuk arrijnë ta nxjerrin të gjithë gjakun jashtë, por vetëm ¼ e tij. Sakaq, nëse nuk i shkëputet koka nga trupi, zemra mund ta nxjerrë të gjithë gjakun jashtë nëpërmjet damarëve të qafës. Misioni i zemrës pas therjes, është nxjerrja e të gjithë gjakut jashtë dhe kur priten damarët, i vijnë komandat nga truri për një zonë rreziku dhe në këtë rast nuk ka rrezik më të madh sesa therja. Komanda e trurit në këtë rast është që të rritet sasia e gjakut të pompuar, duke e rritur numrin e rrahjeve të zemrës në 180. Prandaj dhe gjaku i dashit të therur sipas sheriatit është rozë, sakaq mishi tjetër është blu. Thotë Zoti në Kuran:”Ai nuk flet sipas qejfit të vet, por ajo (që thotë) është vetëm shpallje hyjnore, që i vjen atij.” (Nexhm, 3-4)

Të këshillosh për profetin Muhamed a.s do të thotë që ti besosh gjithçkaje që ka sjellë, ti bindesh në gjithçka që ka urdhëruar dhe ndaluar, ta mbështetësh çështjen e tij edhe pse ka ndërruar jetë, të miqësohesh me ata që e duan dhe të armiqësohesh me ata që e urrejnë dhe luftojnë, ta respektosh dhe nderosh, të ringjallësh traditën e tij, të përhapësh fenë që solli dhe të hedhësh poshtë çdo akuzë që i bëhet, të thellohesh në të mësuarit e traditës profetike, ti mësosh hadithet e Profetit a.s, t’ua mësosh të tjerëve, tu qasesh me respekt, ti lexosh me edukatë... Disa nga dijetarët kur lexonin ndonjë hadith të Profetit a.s, merrnin abdes më parë, nuk e ngrinin zërin dhe silleshin sikur të ishin para profetit Muhamed a.s. Një formë tjetër e këshillës për të dërguarin e Zotit a.s, është që të mos flasësh rreth tij dhe rreth haditheve të tij pa dije, ti respektosh ata që e njohin traditën e tij, ti përbrendësosh moralet e Profetit a.s.

Për shembull, profeti Muhamed a.s nuk është parë asnjëherë që ti shtrijë këmbët e tij në praninë e të tjerëve. Ka njerëz që jo vetëm që i shtrijnë këmbët në prani të tjerëve, por edhe shtrihen sa gjerë e gjatë, sigurisht bëhet fjalë për personat që nuk kanë arsye. Vetë Profeti a.s nuk është parë as dhe një herë në këtë gjendje, nuk kritikonte haptazi, nuk e shante ushqimin asnjëherë nëse e pëlqente e hante në të kundërt nuk e prekte.

Të këshillosh për të dërguarin e Zotit, do të thotë edhe ta duash atë dhe familjarët e tij, shokët që e shoqëruan gjatë jetës, tu largohesh bidateve, të distancohesh nga ata që i shajnë shokët e Profetit a.s.

 

Këshilla për udhëheqësit e umetit

Kjo arrihet duke u zgjatur dorë ne ndihmës dhe mbështetjes në çështje të drejta, bindja ndaj tyre në këto raste, këshillimi i tyre për tu sjellë me butësi. Nëse Zoti të ka kërkuar të urdhërosh për mirë, këtë duhet ta bësh me butësi dhe dashamirësi. Udhëheqësit kanë nevojë të këshillohen kur harrojnë.

Disa dijetarë shtojnë se këshilla për ta është duke u falur pas tyre, duke ua besuar atyre shpërndarjen e sadekave, distancimin nga revoltat e armatosura ndaj tyre, këshillimi që të mos mashtrohen nga lëvdatat e pavërteta, lutja që Zoti ti udhëzojë tek ajo që është më e mira. Të gjitha këto janë detyra të myslimanit karshi udhëheqësve të tij.

Disa fusin dhe shtresën e dijetarëve tek udhëheqësit. Në këtë rast, këshilla për ta është duke pranuar dijen e tyre, mendimi i mirë për ta dhe lutjet për ta.

 

Këshilla për mbarë umetin mysliman arrihet duke u distancuar nga gjithçka që u sjell dëm, udhëzimi tek ajo që është më e mira për ta si në këtë botë, ashtu dhe në botën tjetër, arsimimi dhe edukimi i tyre, mbështetja për ta zbatuar fenë si në fjalë ashtu dhe në vepra, mbulimi i të metave të tyre, kujdesi për gjithçka që u bën dobi dhe lufta ndaj gjithçkaje që i dëmton, urdhërimi për mirë dhe ndalimi nga e keqja me butësi dhe dashamirësi, respektimi i më të madhit prej tyre dhe mëshirimi i më të voglit, luftimi i çdo forme mashtrimi ndaj tyre...

Nëse u shet myslimanëve mall të prishur nuk je prej tyre. Nëse u shet ushqime kancerogjene dhe të dëmshme, dije se nuk je besimtar. Myslimanët këshillohen duke u ruajtur nderin dhe dinjitetin, duke u respektuar pronat dhe të drejtat e tyre, me fjalë dhe me vepra.

 

 

 

Submitting your vote...
Not rated yet. Be the first who rates this item!
Click the rating bar to rate this item.


Shenim:
Komentet duhet te jene vetem ne gjuhen
shqipe dhe duhet te jene brenda normave morale.

blog comments powered by Disqus

Oraret e faljes

06/04/2020
ImsakuL.DiellitDrekaIkindiaAkshamiJacia
04:3406:1112:5016:2519:1720:42

Urtësi Profetike

Gjërat që i çojnë njerëzit

më shumë në Xhennet

janë devotshmëria

dhe mirësjellja.


Grafika pa koment

Kliko për tu zmadhuar

Kontakt

Emaili juaj:
Mesazhi:

Abonimi

Enter your email address:

Facebook